
| Isa H. Dërmaku SHKENCA PËR DREJTËSINË DHE KUJTESA YNË NACIONALE: DËSHMI TË VËRTETA PËR KRIMET GJENOCIDIALE TË SERBISË PARA DHE GJATË LUFTË SË FUNDIT NË KOSOVË Anakizë Kritike Ne sot, do të flasim nga këndi i Sociologjisë Analitiko-Kritike për përmbajtjen e thellë historike, morale, politike dhe të drejtësisë shkecore të Librit me titull: «Krimet gjenocidiale të Serbisë në Kosovë». Botues e së cilës është Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Republikës së Kosovës. Libri në fakt paraqet edhe një thirrje shkencore pra shumë të fuqishme për Drejtësi, për Kujtesë të përhershme dhe Edukim që Gjenocidet e tilla të mos të na përsëriten Kurrë Më. Libri, në tërsinë e saj ka formulim dhe strukturim të stilit lartë dhe të nivelit akademik, me qartësi shkencore, gjuhë të përmbajtur dhe rrjedhshmëri cilësore bazuar në fakte konkrete. Libri Shkencor është i realizuar nën Drejtimin dhe përkujdesin e Akademik Frashër Demajt, i cili meriton respektin dhe falenderimin! Po. Sepse sot kemi Librin e Vlerave të Vërteta Shkencore që është i realizuar nga 17 autor, pra të gjithë njerëz të shkencës. Aty edhe të mbijetuarit nga masakrat gjenocidiale antishqiptare, bër nga ushtria, policia, shërbimet sekrete serbe, paramilitarët dhe kolonistët serbë. Të mbijetuar: 23 shqiptare e shqiptar (3 femra dhe 20 meshkuj) Për librin shkencor, nga këta 17 autor, janë shfrytëzuar mbi 626 burime shkencore, literaturë nacionale dhe ndërkombëtare, gazeta, revista, media elektronike, dokumente të ma të ndryshmet dhe citime. Libër me 421 faqe. Dallimet dhe ngjashmëritë mes shumë llojeve të Gjenocidit veçmas me gjenocidin Holokaustian, si dhe Kujtesa Historike Natyrisht, përgjatë historisë na kanë ndodhur shumë lloje gjenocidesh aty edhe gjenocidi më sistematik i mundshëm ai holokaustian kundër popullit shqiptar të robëruar, të ndjekur e të shtypur nga pushtuesit, pra nga Serbojugosllavia. Ne, në analizën e këtyre fenomeneve të errëta që kanë ndodhur ndaj shqiptarve, është e domosdoshme të bëjmë dallimi ndërmjet gjenocidit dhe holokaustit, duke theksuar si ngjashmëritë, edhe karakteristikat veçuese të tyre. Të gjitha kanë ndodhur për dekada të tëra kundër qenies shqiptare. Fakt është se, këto koncepte përfshijnë shfarosjen sistematike të popullit shqiptar, veprime këto të realizuara me planifikime dhe të elaburuara deri në detaje nga Akademia e Shkencave të Serbisë, të porositura nga strukturat më të larta shtetërore të shtetit okupator, si ishte dhe është Serbia ndaj shqiptarëve. Zbatimi praktik i këtyre planeve Çubrilloveqjane, pra vrastare, kanë prodhuar pasoja të përhershme, tragjike dhe të pakthyeshme për popullin shqiptar. Këto krime përbëjnë plagë të hapura që akoma po kullojnë gjak, plagë e thellë në ndërgjegjen shqiptare që po kërkojnë drejtësi historike, ligjore dhe morale. Sa i përket Dallimit Thelbësor mes Gjenocidit dhe Holokaustit, Libri sqaron se, gjenocidi është një koncept më i gjerë dhe gjithëpërfshirës që përmbledh të gjitha format e shfarosjes të popullit shqiptar – përmes vrasjes, dëbimit masiv me terror mizor nga Serbi, asimilimit të dhunshëm, dhunimve seksuale si armë lufte, burgimit, torturave, helmimit masiv të nxënësve dhe studentëve shqiptare, mbylljes së shkollave shqipe, shkatërrimit të strukturave shoqërore, ndalimit të riprodhimit (apo i natalitetit shqiptar), imponimit vrastar të kushteve shkatërruese të jetesës, plaçkitjes masive…dhe djegëjes së gjithçkaje shqiptare. Kështu është u vepruar kundër shqiptarëve për mbi një shekull që vazhdimisht përballeshim me forma dhe mënyrat më të ndryshme të gjenocidit të ushtruar nga Jugosllavia e cila në fakt ishte vetëm Serbi e zgjëruar, veçanërisht gjatë dekadave të fundit, kur sundohej nga kryekrimineli ndërkombëtar, Sllobodan Millosheviqi. Nga ana tjetër, holokausti nënkupton një formë tepër të veçantë të gjenocidit që po ashtu Serbia ka praktikuar kundër shqiptarve, gjenocid i planifikuar dhe zbatuar në mënyrë sistematike me përmasa industriale, me qëllim zhdukjen fizike të popullit shqiptar për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Rasti më i njohur dhe i tmerrshëm ishte ai i holokaustit të hebrenjve nga nazizmi hitlerian. Por i njëjti lloj i holokausti nacisto-racist serb me mizori të tmerrshme u praktikua kundër shqiptarëve nga të gjitha regjimet serbe, veçanarisht nga Jugosllavia e Rankoviqit, Serbia e Millosheviqit, i mbështetur nga të gjitha strukturat e Serbisë si ato ushtarake, policore, shërbimet sekrete serbe, paramilitare, politike, akademike, arsimore, kulturore, ekonomike të shtetit pushtues serb. Serbia ishte dhe mbeti Gjenocidbërse, sespse ishte dhe është shtet kriminel, që bëri Krime Mizore të Planifikuara dhe realizuara praktikisht kundër shqiptarve, të cilët i urrente dhe i urren edhe sot e kësaj dite në baza nacionale. Gjenocid1 ky që nënkupton vrasjen masive dhe të qëllimshme të shqiptarve. Në këtë kuptim, gjenocidi që Serbia ushtroi ndaj shqiptarëve ishte i mirëplanifikuar, i organizuar dhe i zbatuar sitematikisht dhe praktikisht me urdhra të drejtpërdrejtë nga institucionet shtetërore të Serbisë. Ky gjenocid kundër shqiptarve përfshinte: Vrasje masive të civilëve shqiptarë; Dëbime të dhunshme dhe spastrime etnike me aksione të lloit «Patkoi» dhe jo vetëm; Imponim të kushteve të papërballueshme jetëse; Ndalesë të përdorimit të gjuhës, kulturës, arsimit; ndalimi perfid i natalitetit të shqiptarve përmes metodave perfide e naciste pra edhe sitematike policore, ushtarake, shërbimeve sekrete serbe duke hedhur helme speciale nepër shkolla, fakultete dhe jo vetëm; Shkatërrim dhe plaçkitjet të infrastrukturës ekonomike, arsimore, kulturore e fetare; Vrasja dhe gjëmtim për jetë i ushtarëve shqiptar në ushtrinë serbojugosllave; Krime të rënda ndaj grave me dhunimet masive; Terrorizimin dhe teorturimin e fëmijëve, grave dhe të moshuarve; Dëbimet masive; Burgojet masive dhe shumë e mizori të tjera gjenocidiale që Serbia praktikonte kundër shqiptarve. Holokausti si forma dhe përmbajtja më Lartë dhe më Rënda, më Ekstremja e Gjenocidit. Holokausti paraqet gjenocidin në formën e tij më të skajshme: një projekt shtetëror i Serbisë për shfarosje totale të popullit shqiptar, në bazë të një ideologjie të tyre raciste dhe hegjemonsite e serbomadhe. Gjenocidi ndaj shqiptarëve nga Serbia kishte këto karakteristika. Nën ideologjinë e “Serbisë së Madhe”, shqiptarët u cilësuan si të rrezikshëm, të huaj dhe të padëshiruar, duke i shndërruar në objekt të gjenocideve dhe të gjenocidit më sitsematik të mundshëm, gjenocidit Holokaustian të heshtur dhe të mohuar. Pra Serbia, dogji shqiptarë e gjallë e të vdekur dhe, u përpoq t’i zhdukë gjurmët e gjenocidit përgjithësisht e të ati holokaustjan veçanarisht. Ekzistojnë dëshmi të shumta të urdhrave të dhëna nga Kryetari, Kryeministri, Komandanti ushtrisë, komandanti i policisë, të shërbimeve sekrete të Serbisë, që synonin zhdukjen e shqiptarëve pa lënë gjurmë. Synimi i këtij krimi ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe fshirja e çdo kujtese historike, kulturore e gjuhësore shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera. Shkenca ka evidentuar edhe disa lloje të tjera të gjenocidit që ka praktikuar Seerbia kundër shqiptarëve: Gjenocidi Fizik – që karaktrizohej me vrasjen e drejtpërdrejtë masive të një kombi. Gjenocidi Kulturor-zhdukja e qëllimshme e gjuhës, shkollës shqipe dhe zhdukja trashëgimisë shpirtërore dhe fizike të kulturës nacionale. Gjenocidi barbarë apo Biologjik-me parandalimin e riprodhimit përmes sterilizimit të detyruar ose rrëmbimit të fëmijëve shqiptar dhe adoptimit të tyre në familjte serbe në Serbi apo dërgimi i tyre në jetimore speciale serbe për t’i serbizuar. Poshtu edhe vrasja e fëmijëve shqiptarë që është realizuar praktikisht nga shërbimet sekrete serbe me helmime, torturime, pastaj me pengime përmes ligjeve fashiste serbe, pengime të lindjeve nga nënat shqiptare, pra pengimin e nataliteti i natyrshëm të shqiptarve. Shtuar këtyre tragjedive edhe dëbimet me dhunë mbi një milion të shqiptarve. Gjenocidin Ekonomik dhe Social-me peshë tragjike sepse shqiptarët u privuan nga burimetjetësore që çonte në zhdukje graduale të popullit shqiptar. Natyrisht është domosdoshmëri Kujtesa Historike, Edukimi dhe Drejtësia Po, sepse, gjenocidi nuk është vetëm një plagë e së kaluarës – është një rrezik i përhershëm që na vjen nga Serbia, sepse te ta vazhdimisht ka mbizotëruar dhe mbizotërojnë urrejtja ekstreme, racizmi total dhe intoleranca absolute kundër ekszistencës së qenies shqiptare. Prandaj, roli i edukimit të popullit shqiptar është thelbësor në përgatitjen e përherhrshme për parandalimin e çdo forme të gjenocidit dhe holokaustit, që në fakt është rrezik i përhershëm që na vjen nga Serbia. Përgatitja e shqiptarëve për ta mbrojtur popullin nga Urrejtja Patologjike e Gjenocidbërsve serbe, është domosdoshmëri absolute, duke nisur nga familjet, shkollat, fakultetet dhe jo vetëm. Pra, edukimi përmes dëshmive të shumta historike dhe përkujtimit të viktimave, që na ka shkaktuar Jugosllavi pra Serbia (Jugosllvaia në fakt ishte vetëm Serbi e zgjëruar dhe vrastare) duke bërë gjenocid pas gjendocidi kundër shqiptarve. Natyrisht, aty edhe nxitja e ndjeshmërisë morale dhe humane dhe nacionale ndaj vuajtjeve të popullit që ka pësuar nga gjenocidet që ka bërë Serbia ndaj shqiptarve. Gjitha këto, mundësojnë rritjen e solidaritet në stad nacional në mbështeje, nderim, përkujtim ndaj të gjithëve që kanë pësuar nga gjenocidet dhe holokauste që Serbai ka bërë për një shekull kundër shqiptarve. Natyrisht, të gjitha institucionet shtetërore të Dy Republikave Shqiptare, duhet bërë të pamunduren për vënjen përballë drejtësisë të individëve përgjegjës të Serbisë, përfshirë edhe vet Serbinë për krimet gjenocidiale të saj që ka bërë kundër shqiptarëve. Serbia, duhet patjetër të dënohet për gjenocid ndaj shqiptarve edhe për gjenocidin sistematik pra holokaustjan, ashtu si sikurse që u dënua Gjermania Hitleriane, duhet të dënohet edhe Serbia nacisto-raciste Millosheviqjane. Nga gjithë kjo na del përfundimi me Kushtrimin: Kurrë Më! Parandalimi i gjenocidit dhe holokaustit kërkon kujtesë historike aktive, edukim cilësor, drejtësi efektive dhe reagim të shpejtë kombëtar e ndërkombëtar. Shqiptarët duhet të mësojnë nga e kaluara për të qenë të përgatitur në nivelin më të lartë të mundshëm për të ndaluar përsëritjen e së njëjtës tragjedi. Krimet gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve kurrë nuk duhet të mbesin të pandëshkuara nga drejtësia, pra vetëm drejtësia e vërtetë mund të jetë garanci për paqe dhe mbrojtje të të drejtave njerëzore dhe nacionale. Serbia, urdhëronte komandantët e ushtrisë, policisë serbe, shërbimet sekrete serbe, pramilitarët e Serbisë, pramilitarët kolonialist serbë, për «të mos lënë askënd nga shqiptarët të gjallë, në mënyrë që mos të ketë asnjë mundësi që të tregohe se çfar gjenocidi bënte Serbie kundër shqiptarëve». Por, ne themi me vendoshmëri: Kurrë Më! I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut! Muhen, 25.03.2025 _________ 1 Gjenocid (Ref. Sipas përkufizimit të Raphael Lemkin – juristit polako-hebre që krijoi termin “gjenocid” në vitin 1944 – ky krim nënkupton vrasjen e qëllimshme të një grupi kombëtar, etnik apo fetar. Fjalët rrjedhin nga greqishtja genos (komb, fis) dhe latinishtja caedere (vrasje). Ky term u institucionalizua nga Kombet e Bashkuara në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (1948), duke e bërë atë pjesë të së drejtës ndërkombëtare. |