Isak Ahmeti-Lirika popullore në optikën studimore të Tefik Ajvazit-Mjakut 


LIRIKA POPULLORE NË OPTIKËN STUDIMORE TË TEFIK AJVAZIT-MJAKUT 

Shkruan:Isak A H M E T I 

                ————————-

I.Kohë më parë  autori ,tashmë i njohur në letrat shqipe ,Tefik Ajvazi-Mjaku , ka publikuar veprën e tij më te re me titull:

LIRIKA POPULLORE E TREVËS SË FERIZAJT, Prishtinë,2022,fq.257(Kryeredaktor:Mr.Avdi Demiri,redaktor:Sabit Jaha, recensues:Hasan Vladj ,prof.dhe Avdi Zenuni,prof, konsulente Gjyla Metushi Ajvazi dhe lektor:Mr.Xhevat Emërllahu.

II.PAK BIOGRAFI PËR AUTORIN

————————————————–

Tefik Fetah Ajvazi-Mjaku u lind me 1943 ,në Smirë , të Vitisë.Shkollën fillore ai e ka mbaruar në vendlindje dhe në Goshicë, kurse Shkollën normale “Zef Lush Marku”në  Shkup.Studimet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës.Pas studimeve ka punuar si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në gjimnazin e Ferizajt, ndërsa nga viti 1974 emërohet këshilltar pedagogjik në Entin Rajonal  për Përparimin e Arsimit  e të Edukimit në Ferizaj për 26 vite,deri në vitin 2000.

Nga tetori i vitit 2002 ka punuar si profesor në gjimnazin”Kuvendi i Lezhës” në Viti ku ka punuar deri në pension  ,me 1.06.2008. 

Vlen të theksohet se ky autor deti më tash ka botuar katër monografi që janë:

1.VATRAT E SHUARA ARBËRORE,2014(monografi për fshatin Mjak),

2.MBARËSITË E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT NË TREVËN E FERIZAJT(1941-1999,2017,

3.MUHARREM METUSHI-BALA MISIONAR SHEMBULLOR I ARSIMIT KOSOVAR,2019,dhe 

4.LIRIKA POPULLORE E TREVËS  SË FERIZAJT, 2022.

III.LIRIKA POPULLORE

——————————–

e trevës së Ferjzajt

 (2022)

Edhe kjo monografi ,si tri të parat për të cilat kam shkruar edhe unë ,dëshmon për një autor që ka kulturë të mirëfilltë shkrimi,  seriozitet  dhe përkushim në shkrime.Shquhet për akribi shkencore dhe publicistike në letrat shqipe.

Ky libër ,të cilin po ia paraqesim  lexuesve,studiuesve dhe opinionit, është ndarë në tri pjesë:

PJESA E PARË

———————–

Këngë të motmotit,

Shahë imeri Islami,këngëtare

Kaptina I

Këngë kushtuar punës

Këngë për bletën

Kaptina II

Këngë të fëmijëve

1.Këngë kushtuar fenomeneve të natyrës

2.Shpendët dhe shtazët objekt i këngëve të fëmijëve

3.Këngë kushtuar shtazëve shtëpiake

4.Këngë të vajzave të Anës së Bjeshkës

5.Femijët iu këndojnë njerëzve dhe rrethit të tyre

6.Fmijët kundër martesave me interes

7 Këngë për LNÇ-në

8.Këngë të numërimit ndër fëmijë

PJESA E DYTË

———————–

Këngë të lindjes

Ninulla

Kaptina III

Këngë të martesës

Këngë të parafejesës

Këngë të fejesës kushtuar mësitit

Këngë në shtëpinë e vajzës

Këngë para dasmës

Këngë dhe rite të kulaçit

Këngë në ceremonualin e dasmës

PJESA E TRETË

————————

Këngë për dashurinë

Musli T.Bega,këngëtar

Moj e mira nër hije t’bagremit

Nazmi Xh.Hajdari,këngëtar

Dy të mirat ku po rrinë

Çika e nusja po shkojnë.në krue

Kaptina IV

Këngë humoristike dhe satirike , Qahil Rexhepi

Këngë kapuçash

SHTOJCË

Këngë të ndryshme

Burime dhe literatura.

Në filim të librit e kem shkrimin përmbajtësor të autorit me titull:

DISA FJALË PËR LEXUESIN E NDERUAR

si dhe shkrimin :

NJË GUR NË THEMELET E STUDIMEVE PËR GJENERATAT E ARDHSHME të Avdi Zenunit.

Ky libër na sjell një mori lrikash popullore, me shumë vlera, nga treva e Ferjzajt,ato shquhen “me gjerësinë e motiveve , elasticitetin e gjuhës dhe stilin e dendur me trope e figura stilistike ..”(fq.14).

Vlen të teksohet në mënyrë të veçantë se autori i kësaj monografie me shumë dashuri e përkushtim i ka mbledhë  këtë lirikë popullore nga këngëtarët më të njohur siç janë:Shaha Islami , Musli Bega,Nazmi Hajdari , Qahil Rexhepi etj.të cilët edhe i ka portretizuar me mjaft mjeshtëri përmes jetëshkrimit të tyre duke na njohur me meritat dhe kontributin për ruajtjen dhe kultivimin e folklorit popullor të trevës së Ferizajt.

Kjo vepër është  jo vetlm gur themeltar por edhe  një kontribut i çmueshëm në fushën e studimeve të krijimtarisë lirike-lopullore nga treva e Ferjzajt.Prandaj shi për këtë sutorit i urojmë shëndet dhe suksese të reja!

About Post Author