Isak Ahmeti:Nga letërkëmbimi im me Hans-Joachim Lanksch-In


Nga letërkëmbimi im me Hans-Joachim Lanksch-In

Isak A h m e t i

————————–

Si hyrje

————-

Me albanologun e njohur gjerman , Hans-Joachim Lanksch , kam mbajtur një letërkëmbim ,mjaft të shpeshtë e të frytshëm ,që nga vitet e 90-ta e këtej.Ky letërkëmbim ,sipas vlerësimit tim, është mjaft interesant jo veç për opinionin tonë letrar-kulturor por edhe për shumë krijues qoftë nga Kosova qoftë nga Shqipëria.Madje intersant për shumë arsye.

Së pari , ky letërkëmbim dëshmon për bashkëpunimin tim mjaft intensiv me një albanolog gjerman  që ka kontribuar shumë në fushën e albanologjisë ,me përkthimet e tij .

Së dyti , në letrat që kemi këmbyer , ndonëse në kohën e okupimit serb kur vështirë qarkullonin letrat(shpesh kemi qenë të detyruar ato t’i dergojmë dhe t’i pranojm  nga Gjermania dhe Austria dhe nga andej n’dorë për Kosovë dhe anasjelltas për Gjermani), bëhet fjalë për letërsinë shqipe ,për emra konkretë  të kësaj letërsie me një pikëvështrim të veçantë , larg klisheve ideologjikë të soc-realizmit.Në këtë letërkëmbim janë përmendur emrat e krijuesve të njohur në letrat shqipe siç janë:

-Martin Camaj,

-Azem Shkreli,

-Jusuf Gërvalla e deri të Faruk Tasholli , Beqë Cufaj,Riat Ajazi etj.Poashtu përmenden edhe emrat si:Lasgush Poradeci , Ali Podtimja,Fatos Arapi , Visar Zhiti , etj.etj.Lanksch është marrë edhe me penat shqiptare në Zvicër  si:Agim Mala , Ymer Shkreli , Ndue Sinishta etj.të cilët edhe i ka përkthyer dhe botuar në gjuhën gjermane…

2.KUSH ËSHTË HANS-JOACHIM LANKSCH?

              (1943-2019)

Hans-Joachim Lanksch është përkthyes i njohur i letërsisë shqpe në gjermanisht , ndonjëherë edhe i lirikës bashkëkohese gjermane në shqip.

Ka studiuar në fushat e filologjisë ballkanike , sllavistikë , kulturë popullore dhe albanologji.Studimi i thelluar i gjuhës shqipe , i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë  së tij  me Prof.Martin Camajn , i cili atëbotë drejtonte degën e albanologjisë në Universitetin elitar”Ludwig Maximilian” në Munih.Falë kësaj njohjeje dhe miqësie me Camajn  , Lanksch më nuk u shkëput nga letërsia dhe lirika shqipe  duke botuar e përcjellë lëndën e saj në hapësirën gjermanofone.Pena e tij është lauruar me shumë çmime si psh.”Nikolaus Lenau”i Shoqatës së Artistëve në Esslingen(1999),”Penda e Argjendtë”(Tiranë ,2002),” Azem Shkreli”(2018), etj.

3.LANKSCH SULMOHET ASHPËR NË SHTYPIN SHQIPTAR-PSE?

Nga letërkëmbimi  që kam pasur  me Lankschin,gjatë viteve të 90-ta, del se në shtypin shqiptar , te ” Rilindja”,”te  “Rilindja Demokratike ” te”Tribuna Demokratike “,e gjetiu , Hans-Joachim Lankach ishte  sulmuar ashpër dhe ishte shpallë si emër i trilluar  me pseudonimin”Hans-Joachim Lanksch”.Ishte sulmuar brutalisht dhe pa të drejtë ,sepse e kishte thënë publikisht një të vërtetë për”atllarët e letërsisë së Realizmit Socialist në Shqipëri” duke i krahasuar ata  ,dhe jo krejtësisht pa të drejtë,  si”kalenxhinjt të regjimit nazist…”.

Shtypi shqiptar i Tiranës kishte shkuar aq larg sa kishte botuar edhe një shkrim skandaloz me titull”KUSH FSHIHET PAS PSEUDONIMIT”HANS-JOACHIM LANKSCH?”-NEKROLOG!…Pavarësisht gjithë kësaj fushate anti-Lanksch ,më vonë u kuptua se Hans-Joachim Lanksch është emri i vërtetë i një albanologu  gjerman , të çmuar , që ka kontribuar shumë në fushën e albanologjisë.

4.JEHONA E POEZISË SHQIPE NË PERËNDIM

(Sipas letrës të dt.25 qershor 1996)

Në letrën e tij të dt.25 qershor 1996, miku im dhe bashkëpuntori gjerman , Hans-Joachim-Lanksch, më shkruante, veç tjerash ,edhe për jehonën e poezisë shqipe (në Perëndim), për botimet e kësaj poezie nëpër revistat letrare , më shkrusnte për botimet e poetit shkodran Primo Shllaku te revista:Literatur und Kritik , për botimin e vjershave të Azem Shkrelit dhe të Luljeta Lleshanakut ,të Xhevahir Spahiut ,të Lindita Arapit etj.te revista Info 3.etj.Gjithashtu po në këtë letër më shkruante dhe më njoftonte për përkthimin e tij të parë të Anton Pashkut në gjermanisht.Po këtu më njoftonte se në Bernë të Zvicrës në Ditën e Shkrimtarëve të Burgosur do të lexojnë vjersha e tyre poetët si:

1.Shaip Beqiri,

2.Valdet Berisha ,

3.Mustafë Xhemaili etj.

Po në këtë vit(1996),më njofton se do botohet një antologji e “vogël”e poezisë shqipe.

Krejt në fund të kësaj letre të gjatë ,miku im dhe bashkëpuntori i ngushtë për shumë vite ,Hans-Joachim Lanksch me njofon se është duke u marrë me penat shqiptare në Zvicër si :

1.Agim Mala , 

2.Ymer Shkreli dhe

3.Ndue Sinishta, të cilët planifikonte t’i botonte në Ch.

5.KONSIDERATAT E LANKSCHIT PËR PUNËN TIME PËRKTHYESE

Lanksch e ka çmuar tej mase punën time përkthyese dhe shi për këtë arsye , ai më kishte bërë një kërkesë dhe lutje ,në njërën nga letrat e tij, për ndihmë , sugjerime ,etj.Në letrën e tij të dt.23.03.1995, duke më falënderuar për letrën time të dt.23.mars 1995 , veç tjerash, ai më shkruan edhe këtë,citoj”Më parë kam dijtë për ju shumë pak  dhe vetëm.nga tri burime:nga botimi “Shktimtarët e Kosovës 43′-83′ , nga përkthimi gjermanisht i përkthimit të abtologjisë “Regen in einer Legende”.Nganjëherë kam gjetë ndonjë përkthim  tuajin në periodikun kosovar  të cilin nuk e lexoj rregullisht ,”.

Qumështin e zi të agimit e kam pasë në dorë disa orë ,Ali Podrimja ma kish dërguar për më e përcjellë  zonjës Hilde Domin”.

Drjet me thanë :tue qenë i mësuar me punët që  në nënqillin kosovar jo rrallëherë bahen shkel e shko apo veç sa me dalë në nam isha mjafti befasuem për cilësinë e këtij libri ,jashtëzakonisht të meritueshëm.

Në letrën e tij të dt.02 maj1995 , Lanksch më shkruante:E mora antologjinë  tuaj”Qumështi i zi i agomit”.Lirikë e re gjermane(1988).Ju falemnderit përzemërsisht.Keni bërë një punë shumë të meritueshme .Di të çmoj aso pune dhe mundin e bërë”.Ndërkaq  te intrvista e tij me titull:LETËRSIA DHE KULTURA SHQIPTARE NUK JANË EKZOTIKE , te BUJKU , 3 maj1997 ,fq.11, Lanksch përmend edhe antologjinë time:QUMËSHTI I ZI I AGIMIT, dhe në lidhje me këtë botim thotë,citoj:”Është kjo  e vetmja antologji e poezisë  moderne gjermanofone që ekziston në Kosovë që ka merita shumë të mëdha”.Kështu ,prandaj ,Lanksch , duke e njohur për së afërmi punën time përkthyese-letrare nga gjuha gjermane ,jo vetëm që ka shprehur ,edhe publikisht, jo vetëm konsiderata të veçanta por shi për këtë nuk ka” ngurruar” të më lutet dhe të më kërkojë për t’i dalë në ndihmë në punën e tij përkthyese letrare me,siç thotë ai:me propozime,me sugjerime  dhe vërejtje(Letra e tij e dt.25 qershor 1995).

6.REBELIMI I LANKSCHIT KUNDER SJELLJES SË ABDULLAH ZENELIT

Në letrën e tij të dt.24 janar 1997 , Lanksch , duke më njohtuar se po përkthente poezinë e poetes Rose Ausländer ,  m’u kishte lutur edhe njëherë për bashkëpunim dhe kishte kërkuar nga unë për të qenë redaktor i botimit shqip. Pas kësaj lutjeje dhe kërkese të Lankschit unë kisha kontaktuar me Abdullah Zenelin në Prishtinë por ky e kishte shpërfiillë kërkesën e Lankschit dhe gatishmërinë time për ta redaktuar librin -përkthim të Lankschit.Kur mori vesh për këtë sjellje ,gjithsesi jo korrekte dhe të papërgjeshme të Abdullah Zenelit, Lanksh ishte rebeluar dhe ishte shprehur shumë negativisht për personalitetin e A.Z.si botues dhe si njeri!….

Në lidhje më këtë sjellje jo korrekte të A.Z. me Lankschin kishim diskutuar gjatë dhe kishim përmendur atmosferën krijuese dhe klanet që përshkruhen edhe në librin “Morfologjia e një fushate” të Rexhep Qoshes.

Krejt në fund të këtij shkrimi le të theksojmë se Lanksch e ka njohur thellësisht atmosferën krijese ndër ne  dhe  për këtë shpesh kemi biseduar përnes letrave këmbyes ,për të cilat mbase edhe njëherë tjetër.

About Post Author