Isak Ahmeti:Niketa Dardani në një optikë të re studimore


 NIKETA DARDANI NË NJË OPTIKË TË RE STUDIMORE

Shkruan:Isak A H M E T I

                ————————-

1.Hyrje

———–

Niketa Dardani ose Niketa i Remesianës,  siç  e quan bota këtë dijetar të hershëm, bashëkohës i teologëve më të mëdhenj të lashtësisë:Ambrozit , Jeronimit , Cirilit , Gojartit , Augustinit dhe shumë të tjerëve , është një personalitet  i madh i traditës sonë teologjike-filozofike ,kishtare , kulturore-letrare -poetike etj.Është me shumë rëndësi të theksohet se ky autor , si teolog ,filozof dhe poet , jo vetëm me renome evropiane, ndonëse deri vonë i” harruar “në Historinë e Letërsisë Shqiptare, e ka pasuruar jo vetëm traditën tonë teologjike-filozofike,kishtare, letrare-poetike e  tjera por edhe atë evopiane.Siç e ka vënë re edhe Ismail Kadare (krhs.I.Kadare:Demokratizimi-problem kyq,te Fjala ,Prishtinë,1 maj 1990)me kohë ishte bërë pjesë e komunitetit evropian. Këtë e ka dëshmuar edhe Ramadan Sokoli(Khs .Ramadan Sokoli 16 shekuj,Eurorilindja,Tiranë ,1994,fq.11).Është për t’u theksuar ,

prandaj , jo rastësisht,

shumë studiues shqiptarë si Ramadan Sokoli  ,Gasper Gjini,Isak Ahmeti( së voni edhe Don Marjan Marku )por edhe studiuesit e huaj siç janë :Burn E.A,Patin Wilhelm,Humpel E.,Kahler  E, Senjak Zoran,Probst Ferdinand etj.,që nga shekulli i kaluar e deri në kohën tonë (shek.XXI) kanë botuar shumë shkrime dhe libra rreth veprave të këtij dijetari dardan.

Vepra më e re studimore për Shën Niketë Dardanin është ajo me titull:

SHËN NIKETA

———————–

Ipeshkëv i Remesianës

(Jeta ,veprat  dhe teologjia),Botimet  Fishta,Lezhë ,2015,fq.100, e Don Marjan Markut,të cilën

 po ju paraqesim kësaj radhe.

2.PAK BIOGRAFI PËR DON MARJAN MARKUN

Don Marjan Marku është lindur në Binçë(Kosovë)në vitin 1963 ,prej prindërve Frrokut dhe Antoninës(Taninës).Tash vepron si famullitar dhe kanonik në dioçezën St Gallen(Ch) .

Përveç jetës pastorale ,Don Marjan Marku merret edhe me shkrime.

Librat që i ka botuar deri me tash janë:

1.NËNA TEREZE,100 fjalë të urta(përmbledhje dhe përkthime),2005,

2.JEZUSI NGA NAZARETI, tregime biblike mbi Krishtin , 2008,

3.SHËN NIKETA ,IPESHKËV I REMESIANËS(Jeta veprat dhe teologjia,2015 dhe

4.ATI YNË,Një uratë me shtatë lutje, kuptimi,  përmbajtja dhe gjuha e lutjes në fjalë ,sipas këtij autori , e kanë burimin në judaizmin e vjetër , në judaizmin që ka lulëzuar diku nga fundi i Besëlidhjes së Vjetër dhe në kalim për në Besëlidhjen e Re.Madje , sipas Don Marjan Markut dhe shumë studiuesve të tjerë,del se lutja”ATI YNË” është përmbkedhja e lutjeve më të bukura të judenjve(vep.e cit.fq.27).

3.SHËN NIKETA

————————–

Ipeshkëv i Remesianës (jeta,veprat dhe teologjia),2015,fq.100

 Ky lbër studimor që hapet me një Parathënie përmbajtësore shkruar nga Carlo Lorenzo Rosseti(fq.5-9) dhe me një Hyrje(fq.10-12),është ndarë në katër kapituj dhe atë:

KREU I:NIKETA NGA REMESIANA(13)

1.Emri (13)

2.Jeta(14),

2.1.Paulini  nga Nola mbi Niketën(14),

2.2.Genadi nga Marseille mbi Niketën(17(

2.3.Dëshmitë e tjera mbi Niketën(20),

3.Niketa ipeshkëv misionar(22).

KREU II:VEPRAT(25),

1.Shkrimet e vërteta(25),

1.1 De diversis appellationibus (Jesu Christo convientibus ),(26),

1.2.Sex competentibus ad  baptismum instructionis  libelli(28),

1.3.De vigiliis dhe De psalmodiae  bono(38),

2.Shkrimet e dyshimta …(39(,

2.1.Te Deum”….(39),

2.2.De Agni paschalis victima(43),

2 3.De Sacramentis …(44),

2 4.Libellus lapsam vriginem(51),

2.5 Sermones ad competentes e rizbuluar nga Gamber(53)

KREU III:TEOLOGJIA…(56(,

1.Mbi Trininë e Shrnjtë…(59),

2.Besimi mbi Hyjin Atë…(62),

3.Besimi në Krishtin:besimi kristomogjik…(63),

4 Besimi në Shpirtin Shenjt…(70),

5.Ekleziologjia…(72(,

6.Eskatologjia…(74),

7.Mësimi mbi mëkatin…(76),

7.1 Vepra shëlbimprurëse e Jezu Krishtit dhe rëndësia e saj…(77(,

7.2 Mëkati…(78),

7.3 Pagëzimi dhe falja e mëkateve…(80),

KREU IV:PRAKTIKA LITURGJIKE DHE JETA E KRISHTERË NË KOHËN E NIKETËS…(82),

1 Rendi i pagëzimit në Daki..(82),

2.Eukaristia…(85),

3.Kremtimi i vigjiljes dhe këndimi i psalmeve…(86(.

Përfundim…(92)

Tregimi i shkurtesave  …(96),

Literatura e përdorur…(97).

Nga kjo paraqitje e kapitujve kuptojmë  se  te kapitulli i parë  ,në pjesën e parë,autori ka trajtuar jetën dhe dëshmitë mbi jetën e Niketës, ndërsa në pjesën e dytë  bën fjalë për dërgimin e tij si ipeshkëv misionar.

Te kapitulli i dytë ,autori ka hulmtuar veprat e Niketës,sepse disa prej tyre ngërthejnë në vete disa pikëpyetje ,edhe për faktin se ato ndahen në dy grupe:në shkrime të sigurta  dhe në shkrime  rreth të cilave  ka dyshime.

Te kapitulli i tretë ,autori (studiuesi) ,Don Marjan Marku , me përkushtim dhe akribii shkencore ka trajtuar teologjinë dhe filozofinë e Niketës .Baza thelbësore e teologjisë dhe filizofisë së Niketës ,që shkruan si një atë shpirtëror,është Shkrimi i Shenjt(Bibla) dhe mësimi i Koncilit të Nikesë.Për më tepër ,Niketë Dardani,sipas studiuesit në fjalë, besimin e krishterë e ka shpjeguar dhe sqaruar në mënyrë të thjeshtë e qartë.

Nërkaq te kapitulli i katërt autori i këtij libri ka trajtuar praktikën liturgjike dhe jetën e krishterë në vendin ku ai ka jetuar dhe vepruar.Dhe nga katekezat  që ka mbajur janë ruajtur vetëm fragnente-konstaton me të drejtë autori .(vep.e cit fq.10-11).

Vlen të theksohet këtu në mënyrë të veçantë se vetëm në gjysmën e dytë të shek.XIX ,A.

E.Burn kishte shqyrtuar dhe sistemuar me kujdes dhe në mënyrë kritike tërë lëndën duke u kujdesur për botimin e parë të veprave të Niketës , prej të cilave deri atëherë ishin botuar vetëm disa pjesë të veçanta.Ç’është e vërteta,konstatimet e Burnit ,sipas autorit të librit të cilin e morën në  shqyrtim, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur orientimi kryesor  dhe më i rëndësishmi për të gjitha pohimet për Niketën(vep.e cit.fq 11).

Të dhëna mjaft reale dhe të sigurta  për jetën dhe personalitetin e Niketës kemi nga miku i tij , poeti Paulini nga Nola, që ia ka kushtuar një poezi(poemë)  ,disa nga vargjet e së cilës dëshmojnë qartë për dardanësinë  e tij :”

Tu Phiippaeos Macedonem per agros

Tu Tamitantumradieris urbem

ibis et Scupos patriae propinquos

Dardanus hospes” dhe shqip:

“Ti do kalosh përmes fushave të Filipit

të Maqedonisë ,nëpër qytetin Tamitan,

do i afrohesh Shkupit të atdheut  e

do shkosh si mik dardan”(S.Paul Nolan,ep.,Poema 17, nr.19).

Krejt në fund të këtij shkrimi le të theksojmë  se studimi monografik  i Don Marjan Markut për Shën Niketën është  një kontribut i çmueshm ,do thoshim i veçantë dhe me shumë vlerë për jetën ,veprat dhe teologjinë e Shën Niketës.