Isak Ahmeti:Sami Arifi-Autor  që premton shumë


SAMI ARIFI-AUTOR  QË PREMTON SHUMË

——————————————————————-

Nga :Isak A H M E T I

———————————-

1.SAMI ARIFI , ish nxënësi im ekselent , është poet por edhe autor i disa veprave të rëndësishme me vlerë histotike  dhe kombëtare siç janë:

1.QËNDRIMI I GJERMANISË NDAJ ÇËSHTJES SHQIPTARE 1908-1918,

2.RRËNJËT TONA, punime shkencore të publikuara në Opinion vëll.I,

3 ROLI I SHBA-ve DHE POZITA E SHQIPTARËVE (1918-1945),

4 HOLOKAUSTI  I SHQIPTARËVE  NGA SERBIA (1912-1913),etj.

Autori në fjalë tashmë i njohur në letrat shqipe është një hulmtues i përkushtuar,i palodhur dhe i pasionuar i të dhënave faktografike dhe dokumenteve të shumta diplomatike që i ka nxjerrë në dritë nga Arkive Politike të MPJ në Berlin etj.

Sa i përket poezisë së tij ,të cilën e kam përcjellë në vazhdiësi, vlen të theksohet me këtë rast se ai ,Sami Arifi,  shkruan poezi kryesisht përkushtuese për figurat tona kombëtare , shkruan me pasion e përkushtim për dijetarët,për luftëtarët ,për dëshmorët ,për çlirimtarët etj.

2.PAK BIOGRAFI PËR AUTORIN

————————————————–

SAMI ARIFI , i lindur me 27 nars të v.1958, vjen nga Sllatina e Epërme ,Komuna e Vitisë prej nga kemi ,edhe nga Sllatina e Poshtme edhe nga Sllatina e Epërme,shumë emra të njohur veprimtarësh të kauzës shqiptare në mesin e të cilëve është dalluar edhe Sami Arifi,një atdhetar gjithsesi  i dalluar ;por i dalluar edhe si krijues,si poet dhe si hulumtues dhe studiues i pasionuar.

S.Arifi si nxënës i dalluar, si student ,si profesor i fizikës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhes” në Viti dhe më pas edhe si i arratisur në Gjermani,ka qenë vazhdimisht i kyqur në veprjmtarinë kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Pas Luftës dhe çlirimit të Kosovës,ai  iu ka përkushtuar studimit të histirisë sonë kombëtare ,ka hulumtuar me shumë pasion e përkushtim nëpër arkivat evropiane ku ka zbuluar dokumente interesante , me shumë rëndësi dhe me vlerë që ndërlidhen me shqiptarët ,të cilat ai më pas i ka botuar në libra të veçantë që janë me vlerë dhe inters për historiografinë shqiptare.

3.HOLOKAUSTI I SHQIPTARËVE  NGA SERBIA (1912-1913)

Ky libër të cilin po iu paraqesim kësaj radhe,siç e ka vlerësuar edhe recensuesi Gani Neziri,  është një përpjekje serioze e hulumtimit të kësaj fushe që përfshin një periudhë tepër të rëndë dhe tragjike të popullit shqiptar.Duke u bazuar në dokumente relevante arkivore që i ka zbuluar nëpër arkivat evropiane por duke u bazuar edhe në kronikat e shumë kronikanëve të njohur siç janë”Leo Freundlich, Leon Trockit ,Eagner Hermengild,Milan Sufflay si dhe arqipeshkvit shqiptar(katolik)  të Shkupit, Lazër Mjeda ,autori ka hartuar veprën në fjalë që është një kontribut i çmueshëm në historiografinë shqiptare.

Ky libër,të cilit i paraprin fjala e recensentit si dhe Parathënja  e autorit ,është ndarë në katër kapituj:

KREU1

ELABORATET PËR ZHDUKJEN E SHQIPTARËVE(fq.15-40),

KREU 2

FUQITË E MËDHA DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE(47-62),

KREU 3

SKENARËT SERBO-MALAZEZË(fq.65-90),

KREU 4

POZITA E SHQIPTARËVE NGA LUFTËRAT BALLKANIKE DERI TE LUFTA E PARË BOTËRORE(fq.93-10.

Siç shihet edhe nga vetë titulli i librit si dhe nga përmbajtja e katër titujve kryesorë por edhe nga shkrimi :PËRFUNDIME (fq.109-177),kuptojmë se autori me këtë libër  ,të hartuar me akribi shkencore, përmes citateve të shumta,përmes dokumenteve diplomatike dhe burimeve të tjera (edhe literaturës së përzgjedhur) ka arritur të hartojë një libër interesant dhe me vlerë,dhe kështu ka dhënë një kontribut të çmueshëm për historiografinë shqiptare.

Urojmë që  ky autor,i cili premton shumë,të na dhrojë edhe libra të tjerë në të ardhmen!

Shpresojmë!

About Post Author