Isak Ahmeti:Shekulli i ri i politikës shqiptare


Shkruan:Isak Ahmeti

                ————————-

1.Në vend të hyrjes

——————————-

Libri:SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE

(Botimet TOENA,Tiranë 2014 ,fq.199), i autorit Veton Latifi ,është një libër i rrallë, për të mos thënë i vetmi i këtij lloji,në mjedisin tonë kulturor,është libër me vlera shumështresore që ia vlen të lexohet dhe studiohet jo vetëm njëherë.

Ky libër( të cilin autori ma ka dhuruar me një dedikim të veçantë , për çka e falënderoj nga zemra!),është i një rëbdësie të veçantë edhe për faktin se aty janë shqyrtuar dhe trajtuar me shumë përkushtim , me akribi shkencore dhe me shumë objektivitet vlerat, parimet , filozofia dhe kultura politike shqiptare.Për më tepër aty ,autori ,siç e thotë edhe ai vet në Hyrje (fq.7-11) ,është marrë me karakteristikat e vlerat konkrete të politikës shqiptare  gjatë njëqind viteve të kaluara por duke hulumtuar njëkohësisht edhe parametrat e duhur të modernizimit  të politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen.

2.Pak biografi për autorin

—————————————–

Prof dr.Veton Latifi është profesor i marrëdhënueve ndërkombëtare  dhe shkencore politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.

Ka botuar  këto vepra:

1 NATO and the EU:New Relations in Crisis Management

2.Plitikologjia

3.Lidershipi politik

4 Konceptet e demokracisë

5.Negocimi si teknikë parësore për zgjidhjen e konflikteve

6.Institucionet politike

7.Teoritë e shkencave politike etj.

3.SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE

—————————————————————–

Ky libër,të cilin po e e marrim në shqyrtim dhe po ia paraqesim jo vetëm opinionit por edhe botës akademike , ka një përmbajtje  interesante dhe ajo duket kështu:

Hyrje …………………………..fq.7

Procesi politik shqiptar…..fq.13

Filozofia politike shqiptare …fq.30

Përmasat e kulturës politike shqiptare, fq.44

 Kriza e elitave politike…fq.78

Parimet dhe vlerat e politikës shqiptare,fq.101

Tradita demokratike dhe paradokset  e demokracisë ,fq.121

Politikat inovative dhe shqiptarët  ,fq.136

Integrimet evropiane ,shqiptarët dhe Ballkani ,fq.147

Modernizimi politik në vazhdimësi ,fq.175

Përfundime ,fq 191

Pra siç shihet edhe nga kjo paraqitje ,libri në në fjalë  ka nëntë kapituj ,nëntë njësi shkrimore që  përbëjnë një tërësi tematike unike-kuptimore ,ndërsa në fillim e ka një Hyrje  që shërben si VADE MECUM jo vetëm për lexuesin ,ndërsa krejt në fun autori e ka shkrimin mjaft përmbledhes me titull:Përfundime(fq.191-199).

Nga kjo përmbajtje e paraqitur këtu dhe nga  ajo që  u tha në fillim ,në hyrje të këtij shkrimi,kuptojmë se aty janë shqyrtuar  me përkushtim,në mënyrë analitike dhe me shumë objektivitet vlerat,parimet ,filozofia  dhe kultura politike shqiptare dhe pikërisht kjo përbën substancën e vlerave të këtij libri.

Krjejt në fund të këtij libri studimor,mjaft interesant dhe me vlera shumështresore,autori thekson se në njëqindvjetorin e parë të pavarësisë shqiptare  shumë vrojtues pyesin lidhur me idenë e së ardhmes së kombit shqiptar.Spekulohen e diskutohen lloj-lloj idesh e skenarësh,madje thekson se janë riaktivizuar debatet se a do jetojnë të ndarë akoma shqiptarët nëpër shtete të ndryshme apo do rimodelohet çështja e rikoncentrimit të tyre në kufijtë aktual…Ka edhe vrojtues, thotë autori, që shqtësohen në mënyrë joracionale nga një ribashkim i mundshëm i shqiptarvë në një shtet(fq.181).Kurse në fakt,konstaton autori  i librit në fjalë, përbrenda kombit shqiptar nuk ekziston  ndonjë projekt i  tillë…Madje nuk ekziston ndonjë platformë shqiptare lidhur me formën e sistemit politik në të cilën ata do jetonin në të ardhmen-konstaton autori(fq.192).Prandaj është detyrim kombëtar dhe qytetar që shqiptarët në shekullin e ri  të kuvendojnë dhe punojnë në vazhdimësi për ndërmarrjen e hapave të tillë që modernizimit të shoqërisë t’i përshtaten me një demokraci reale e funksionale -konstaton me të drejtë autori.

About Post Author