Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet!


Minstrja Elva Margariti shkruan në facebook-Një lajm i mirë për trashëgiminë #kulturore!

🗣️ Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet!

📌 Në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë II.

E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm.

Ndërhyrjet e miratuara në KKTKM, janë konform ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe në respekt të statusit të monumentit. Ato konsistojnë në restaurime të çatisë dhe dyshemesë, fasadës, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, restaurimin e kapiteleve, pastrimin dhe lyerjen e kangjellave, plotësimin me sistem hidraulik e elektrik, sistemimin e oborrit të jashtëm etj.

#ministriaekulturës#kultura2023