Isha Edmond Dantes-Vaso Papaj


Isha Edmond Dantes

(Një prokurori ndryshe)

Kur Konti Monte Kriston lexoja në fëmijëri,

Me fundin simbolik: Durim, por edhe shpresë,

S’e dija, sinqerisht, ç’do të thoshte drejtësi,

As se një ditë do të hyja nëpër kronikë të zezë.

Ajo i ngjet ndodhisë që shkoi, tek ashensori,

Tritolin me komandë, nga larg, hajde ta gjesh.

E në këto raste, çuditërisht fiton vetëm fajtori,

Prandaj vendimi yt më mbushi tërë shpresë.

Ta dhashë dorën, pa qenë në rol të puthadorit.

S’e di nëse një tjetër do të mirrte euro me thes.

Por ti nuk i ngjasove atij monstrës, Vilëforit

Dhe i sigurtë më more për një Edmond Dantes.