Ishin vite të trazuara e t’vështira-Urim Mezini


Urim Mezini

Kur isha i çik më i ri dhe fëmijët ishin të vegjël

Punonim shumë e me orë t’zgjatura,për t’ia dalë

Fëmijët i lija n’gjumë e kurr s’ikja pa i përkëdhel

Sot kur e mendoj,sa vështirë qe jeta,ti bëje ballë.

Kur çoj nëpër mend gjithë at’ lodhje e sakrificë

Është krejt një jetë, tu vërllu e tu u turr

Ishin vërtet kohë t’vështira,për ne që qemë shumicë

Se pakica vidhte djersën tonë e dinte veç me u mburr

Shumë herë më kujtohet që vija vërtet i rraskapit

Me këmbë t’gjakosura,i tërhiqja zvarrë

Por rrugës shplodheshin,se po shkoja tek fëmijt

Kjo ishte forca,që m’ndihmonte për t’ia dalë

Sa herë mbaronte puna e nisesha për n’shtëpi

Lodhja për cudi ,zhdukej krejt e harroja

Doja sa më parë,të arrija tek fëmijtë e mi

Që bashk me nënën e tyre,më prisnin tek porta

Sot e kujtoj shpesh atë kohë e mbushem me gëzim

Ishin vite vërtet të trazuara e të vështira

Koha ecte ngadalë,përcillte pasiguri e trishtim

Por sot ndihesh krenar,që ja ke dal dhe familjen e ke n’pozita të mira.

Urim Mezini Torino Itali