Ishte edhe mbeti…!!Zihni Ndregjoni


Pena dhe poeti.

Lule çelë ,mbeti.

Yje xixëllonjë.

Shkruajn,vargëzojnë.!

Laps e mbi një letër.

Shkronjë e varg hedhin.

Thua trandafil.

Si lule ,i mbjellin.!

Thua si bilbil.

Vargun e këndojnë.

Si të qe dallëndyshe.

“Folenë” ,ndërtojnë.!

Si flutur krah shkruar.

Ngjiten, tej në bjeshkë.

Mbi lule pushojnë.

Si bleta ,mjalteshë.!

Pena dhe poeti.

Ikin,emigruar.

Sa lotë kanë derdhur.

Për shpirtra ,t’plaguar.!

Sa janë lutur.

Për jetim,të gjorë.

Për nëna t’vetmuara.

Tretur,sa një dorë.!

Kanë qarë pena dhe poeti.

Për fukarenj,që mjerimi i treti.

Në rrjeshta e kanë shkruar.

Mjerimin , e mallkuar.!

Ku flakët e barotit djegin e përvëlojn.

Aty mes flakve ,pena e poeti shkojn.

Për të vrarë derdhin lot.

Dhimbjen e vuajtjen ,nuk e durojnë dot….!!

Ishte edhe mbeti.

“Arma” që tutet edhe “mbreti”.

Ata nuk rrëshqasin.

Të drejtën mbrojnë,të pa drejtën godasin…!!