…” Ishte një herë dhoma 34, Godina 23…!!!”


Pirro Minella Millona

…” Ishte nje here Dhoma 34, Godina 23…!!!”

….Ne vitin e dyte student, ne ate vit te larget 1976, na erdhi rradha te ngriheshim nje kat me lart. Ne katin e pare e kishin vendin ata konviktore te viteve te para. Edhe kujdestaren e kishim zene mike per ate vit. Na rregulloi ne dhomen Nr 34, kati i trete, djathtas perballe. Pozicioni i saj bente qe te kishim hapsire me te madhe se dhomat anash nesh.
Ditet e para u sistemuan. Une zura krevatin ne krahun e majte te dhomes afer penxheres, siper, poshte meje flinte Rasimi, edhe Ylli krevatin siper perballe meje, poshte flinte Fotoja.
Te prenzatohemi me pjestaret e dhomes 34.
Pirro Minella Dega Kontabel
Rasim Buci Dega Mercelogji
Foto Konomi Dega Mercelogji
Ylli Loci Dega Kontabilitet
Javen e pare ne nje kat me lart te godines, mora pasqyre te madhe qe kishte cdo korridor, e vume ne dhome perballe ne mur.
Diku gjeta dhe nje fotografi te madhe te Leninit dhe cdo mengjes, qe zgjoheshim Xhaxha Lenini na uronte dite te mbare.
Kishim nje tavoline, te thjeshte me kater karrike dhe nga nje dollap te vogel, per secilin nga ne, me disa kravastare prej derrase varnim rrobat tona.
Kaq ishte komodideti i dhomes. Ku banuam dy vjet rrjesht.
Meqenese kishte hapsire ne sallen e televizorit ne katin e siperm te godines morem, dy tavolina dhe i cuam ne dhome.
Sajuam dhe nje fushe pigpongu ne miniature. Si rrjete sherbente nje derrase rreth 20 cm e gjere. Bleme dhe raketat dhe top pingpongu.
Kishim maredhenje shume te mira ndermjet shokeve te dhomes. Rasimi dhe Fotua pinin cigare, por ne te dy, qe nuk e pinim nuk e kishim problem.
Luanim shume ne oret e vona te darkes letra “pesekateshin” me ndonje kafe tek Ceti te nesermen.
Perballe godines tone ishte godina e vajzave te shkolles se mesme te gjuheve te huaja.
Ne kishim si shans per provim gocat e nje dhome diku ne katin e kater.
Para se te dilnim nga dhoma ngriheshim te kater ne kembe dhe me grush ne balle, kendonim himnin e “Internacionales”.
Pastaj dilnim nga godina e konviktit njeri pas tjetrit me hap te lire. Kalonim godinen e cupave dhe pasi merrnim urimin e tyre niseshim per provim.
E kishim bere zakon, qe kur ktheheshim nga provimi prisnim njeri tjetrin, tek pasticeria e “Rruges se Elbasanit” dhe u blinim gocave nga nje paste 15 lekeshe me ate qershine siper.
Ktheheshim tek dera e konviktit dhe dezhurni i rradhes lajmeronte gocat dhe ato zbrisnin tere zhurme e gaz, i merrnin pastat dhe i hanin aty ne shoqerine tone.
Nuk harronim tu blinim edhe nga nje aranxhate. Na uronin per provimin e rradhes dhe largoheshin.
Si studente kishim edhe “postulatet” tona te jetes studentore. Nuk i mbaj mend te gjitha, por kryesoret qe kane mbetur ne kujtesen time jane:
1-Nuk quhesh student, po nuk ke lene tere jeten tende studentore nje provim per vjeshte.
2-Nuk quhesh student, po nuk ke marre njehere para borxh shokeve.
3-Studenti kur binte per te fjetur, rreshqiste poshte batanijeve dhe para se te vinte koken ne jastek, vinte bythet dhe pastajj flinte.
4-Nuk quheshe student pa nje “histori” dashuricke te lene pergjysem.
…Kjo eshte nje “copeze” jete e konviktorit te atyreve viteve….. 

About Post Author