Ligor Stafa
Rrethuar riprodhimesh abstraksioniste
pres të vijnë ca vizitorë të zymtë
sa për të larguar mallin për njerëzit
sa për të gërgitur kalkun e kësaj mbushullikohe.
Pse nuk skicoj, ashtu kot, ca njolla arratie?
Po kush do t’më presë në përjashtën e papërzemërt?
Duke shkarravitur muret për të 3652-tën herë
s = v • t
duke përgjuar hapat e qelisë sime
hapa para dhe prapa
pres të vijë gardiani im mizor (si çdo ditë)
me atë zymtësiuniformën e tij
pres t’më tregojë hekurat e dritares së hekurt
dhe arratisjen time (sa kam pritur!)
të gllabëruar çuditërisht
prej verbërisë së syve të tij.