Ishulli i dashurisë-Fatjon Malaj


Fatjon Malaj

Ishulli i dashurisë

Dikur, njëherë e një kohë ekzistonte  një ishull në të cilin bashkarishtë jetonin të gjitha ndjenjat.

Lumturia, Trishtimi, Gëzimi, Inati, Dituria dhe të gjitha të tjerat, përfshirë edhe më të bukrin emocion Dashurinë.

Një ditë prej ditëve, duke harruar veten e duke u dhënë vëmendje të plotë  gjithë emocioneve ishulli po fundosej.

Duke parë se ishulli po fundosej, gjithë emocionet përgatitën anijet e tyre për t’u larguar.

Dashuria ishte ndjenja e fundit e cila po qëndronte në këtë ishull.

Sepse Dashuria kërkonte të priste me shpresë deri në sekondën e fundit të momentit më të fundit të mundshëm.

Kur ishulli gati po fundosej, Dashuria vendosi të kërkonte ndihmë.

Aty pranë ishullit që po fundosej, po kalonte me një varkë shumë të madhe ajo që quhet Pasuri.

Dashuria e pyet, Pasuri, a mund të më marrësh me vete?

Pasuria iu përgjigjë: “Jo, nuk mund tju marrë. Unë vetëm blejë. Në anijen time ka shumë ar dhe argjend, nuk ka vend për ty”.

Dashuria i kërkoi ndihmë  Kotësisë e cila po kalonte me një varkë me vela.

“Kotësi, të lutem më ndihmo!”

Ajo ju përgjigjë, “Unë nuk mund të të ndihmoj, Dashuri. Ti je e zhytur në ujë dhe mund të ma prishësh varkën time me vela.”

Trishtimi ishte aty afër dhe Dashuria i kërkoi ndihmë edhe atij.

Trishtim, më lër të vij me ty …”

“Oh, Dashuri, më vjen shumë keq, kam gjithnjë nevojë të qëndrojë vetëm”.

Lumturia gjithashtu kaloi pranë Dashurisë, por ajo ishte aq e lumtur sa nuk dëgjoi thirrjen e Dashurisë.

Dashuria, papritmas dëgjoi një zë:

“Eja Dashuri! Do të të marr me vete …”

Kjo e cila po e ndihmonte ishte dikush më e vjetër se Dashuria.

Dashuria ndihej kaq shumë me fat dhe e lumtur sa nuk mund të mendonte e të merrte vesh se kush e mori me vete duke e shpëtuar që mos të mbytej.

Kur arritën në një pjesë toke, ajo që ndihmoi Dashurinë vazhdoi rrugën e saj.

Duke e kuptuar se sa shumë i detyrohet, Dashuria pyeti Diturinë:

“Kush ishte ajo që më ndihmoi?”

“Ishte Koha”, iu përgjigj Dituria.

“Koha? Pse më ndihmoi ajo?” pyeti e çuditur Dashuria.

Dituria buzëqeshi duke i thënë:

“Sepse vetëm Koha mund ta kuptojë se sa e madhe është Dashuria …”

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.