Nga Dr. Selman Mëziu
Një tjetër ‘’dhuratë,, po i troket popullit trim, bujar Vlonjat me qytetin e stërlashtë ulur kamb kryq pranë brigjeve kaltroshe të Adriatikut. Ajo tanima nuk vjen as nga krahu lindor dhe as ai prendimor. Por as edhe ëndërrimtar e pushtues nga ana jugore. Ato nuk arritën ta mbanin përgjithmonë veçse në orakullin e disa shekujve. Kuptohet vetëvetiu asnjë kapitalist shqiptar (edhe pse të rinj) nuk kanë marrë guximin të cekin, tokën e egër, por të bekuar, ishullin Sazani dhe gadishullin Karburun. Jo se nuk kanë para, por sepse ai ishte ‘’Park kombëtar,, dhe më parë ishte baze detare për mbrojtjen e qytetit të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Por ja që, nga larg na vjen dhandrri i ish persidentit Roland Trump që quhet Jored Kushner e atrofizon ‘’Parkun Kombëtar,, kryeministrin, Kuvendin Popullore me synimin që të lulëzoi jo vetëm atë ishull të ‘’shkret,, por edhe lagunën e Zvërnecit, me tha detin për qark e ndërtuar vilëza. Qëllimi ynë është të japim mendimin tonë si specialist pyjesh dhe si i mendojm zgjidhjet në fushën e mjedisit e ekologjisë.
Një grimcë nga historia
Shqipëria është rrudhosur shumë në kapërcyellin e kohërave. Për rrjedhojë edhe numri i ishujve shumë e më shumë. Kuptohet nga fqinji i jugut, na u grabitën. Edhe pse në lashtësi na thirrnin barbar. Për të thelluar njohjen, shkëputëm një pjesëz nga historia e tij: ‘’I njohur që në antikitet (shek VI. p.e.s.) me emrin Sason, pas një periudhe të gjatë nën sundimin e Venedikut, në shekullin e XV u pushtua nga Osmanët. Në fillim të shekullit të XIX bashkë me ishujt Jonian të Greqisë u pushtua nga Anglia e cila në vitin 1864 ia kaloi Greqisë. Kjo gjatë luftës ballkanike (1912) vendosi trupat me qëllim që t’i bllokonte daljen në det qeverisë shqiptare të Vlorës, por u detyrua të tërhiqej më 1913 pas vendimeve të Konferencës së Ambsadorëve.,, (Fj. Encikl. F. 949. Tirane 1985).
1688 Ishulli i Sazanit në gjirin e Vlorës
Le të hedhim edhe disa llamba dritësimi me disa fakte kryesore, të shtrira në kohë e hapësirë, që bëjnë pjesë në historinë e ishullit të vetëm, Sazani. Ky nuk i mbeti Shqipërisë të cunguar me vendimin e datës 13 Korrik 1913. Konferenca e Ambasadorëve në kryeqytetin Britanik, Londër, mori vendimin ogurzi, coptues e grabitës, duke ia lanun Vlorën dhe Sazanin shtetit Grek.
Pastaj ngjarjet u rrukullisën përsëri në disfavorin e ishullit, sepse në tetor të vitit 1914 ai u pushtua nga forcat ushtarake italianë. Mirëpor ngjarjet rrodhën me shpejtësi. Populli i Vlorës më 18 janar 1918 së bashku me rrethinat, shpërtheu luftën çlirimtare e cila edhe u plazmua në vargjet e kangës popullore: ‘’Oxhum përmi italianë, Të marrëm Vlorë e Sazanë!,,
Kurse sulmi i furishëm i Brigadës XII Sulmuese i UNÇSH më 15 tetor 1944 kundër forcave nazi-fashiste për çlirimin jo vetëm të qytetit të Vlorës, për herë të parë pas 144 vitesh, i ishulli i Sazanit përqafoi brigjet prendimore të Adriatikut pra Shqipërinë.
Dhe në vazhdim pas 80 vjetëve del hapur në skenën historike, më 17 mars 2024. Pikërisht në Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Shqiptare, në të cilën u tha se ishulli i Sazanit do t’i jepet një sipërmarrësi të madh amerikan, për të investuar atje një projekt të madh elitar turistik. (A. Gashi, D. Goxhaj, ‘’Ishulli Sazanit dhe politika shqiptare.,, (21.03.2024)
Ky ishull edhe pse i vogël me relieve malore ka historitë e tij të shumta. Ne do të cekim paksa disa prej tyre, për të ditur gjallërine qe ka patur, veprimtarinë historike dhe ekonomike të njerëzve dhe lidhjet me brigjet e Vlorës. Dhe ja lexojm edhe për të shuar kureshtjen.
“Qysh në regjistrimet osmane 1431 e kohë më parë, në marrëdhëniet tregtare e kancelarike, në ishullin e Sazanit ngre krye një vendbanim i veçantë me emrin Sebep. Ky vendbanim përmendet edhe nga kronikani turk Abu Ali Evrenozi, rreth vitit 1658, si dhe në kohën e zotërimit të Pashait të Janinës Ali Pashë Tepelena. Fshati Sebep në ishullin e Sazanit, në vitin 1780 zotëronte rreth 47 shtëpi, si dhe Kishën e Shën Kollit.,, (B. Gaçe, ‘’Rilin.e Vlorës-I.Abdullahu.,, f.11-12. Toena 2009)
Ndërsa fundi i tij është mjaft i hidhur. ‘’Fshati Sebep u shkatërrua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1811 dhe banorët u shpërndanë pas një qëndrese që zgjati prej rreth një viti.,, (Xh. Petoshati, ‘’(Fsh.Sebep i Sazanit dhe lidhjet e tij me Dukatin.,, fb. 25.03.2024)
Shkrimet e shumta të historianëve e shkruesve të huaj për Sazanin si ishull në lëmrat e gjeografisë e historisë janë të shumta që nga italianët, austriakët, anglezët, francezët etj. Edhe pse kemi shumë prej tyre nuk do të ndalemi. Ky është një shkrim me tjetër drejtim sherbimi e njohje.
Pozicioni gjeografik dhe pasuritë e tij
I vetmi ishull që kemi ne shqiptarët me tokën tonë mbetur sa një mindil. Sazani shtrihet në jugperëndim të qytetit të Vlorës. Kurse ndodhet në veriperëndim të ujdhesës së Karburunit. Në dukje nga larg, ngjason me një bllok shkëmbor, me sipërfaqe 5.5 km2 , me vijë bregdetare të gjatë 15 km. Duhet ditur se cila është largësia me e vogël me relievet që kufizojn Vlorën me ishullin e Sazanit. Ajo është 17 km. Dhe ja se si mund të shprehemi se, nga shkëmbi i Gallovecit në ujdhesën e Karburintit deri te masivi shkambor i anës jugore i ishullit të mësipërm kemi një largësi vetëm 4. 8 km. Kjo ngushticë quhet Mezokanal.
Ai nga larg duket si një mal ose kodër shkembore, poqe se e studiojm me imtësi releivet e tij kemi valëzime, peisazhe herë të trishtueshme herë të habitshme. Lartësia e tij kulmore arrin ne 342 m që përban majen në veri. Ndërsa përball kësaj nga jugu ngrihet maja me latësi 331 m. Më tej po në jug të ishullit kulmojn dy maja të tjera me lartësitë më të ulta, njëra 228 m. dhe tjetra 307 m. Tani le t’ua lemë gjeografëve se si e përshkruajn atë: ‘’Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës, ku lugina e përroit të Xhehenemit dhe ajo e përroit të Shënkollës, që nisen nga qafa e Vidhave duke rrjedhur në drejtim të kundërt, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë veriore më të lart dhe mejen pjesës jugore më të ulët.,, (Akad.Shk. R.SH. Geigr.fiz. e Shq. F.414, Tr. 1991)
Le të saktësojmë më tej toponimet dhe funksionet e këtyre relieveve, për të njohur ma me hollësi këtë ishull që Shqipëria ‘’ e ka të vetëm, dhe për mall.,, Gjiri i Shënkollës ndodhet në krahun lindor të ishullit ku gjendet skela e vetme dhe vendbanimi i ishullit. Duhet të vemë në dukje se kemi gjirin e Xhehenemit një gji shumë i thellë dhe i gjerë. Ndërsa ai i Japarakut gjendet në derjtimin jugor dhe i vetmi plazh zallor që emërtohet plazhi Zallor i Admiralit.
Relievet janë të përbëra nga shkëmbinj gëlqeror të cilat janë të pranishme në krahun perëndimor të ishullit. Ato bien vertikalisht mbi det dhe ja: ’’Faleza e Sazanit, gjendet në perëndim të ishullit te Sazanit në formën thepiseje, që bie direkt në det duke formuar një folezë aktive me gjatësi disa qindra metra e lartësi 100-120 m. Në mure ka çarje, zgavrime, guva e ndoshta edhe shpella karstike.,, (P. Qiriazi, ‘’Trashg. Naty. E Shqip.,, f.254. Tiranë 2020) Në relievet me shkëmbinj gëlqeror që janë në krahun perëndimor, majat janë të rrumbullakëta mirëpror fatkeqësisht shpatet janë të pjerrëta. Çuditërisht janë të veshura me mbulesën e gjelbërt të shkurreve mesdhetare të perbëra nga përralli, fidhësi, bezga, shqopa, xina, shëndet liga, me vegjetacion të dobët, me kurora shtrirëse për tokë, shëndrruar në shkurre zvarritëse.
Ndërsa një grumbull me pisha të egra ndodhet ne varrezat e ish fshatit Sebep. Të cilat ruajnë ende formën e një pylli, por që sigurish ështe i shenjt. Një peisazh me përmbajtje historike dhe vlera ekologjike.
Ndërsa situata paraqitet krejtësisht e ndryshme në relievet me toka mergelo-argjilore të cilat shtrihen ne pjesën lindore të ishullit. Ato ‘’…janë mjaft të buta, dhe të shkatërruar nga erozioni ujor e proceset e shpatit, dhe sidomos rrëshqitjet që fillojn nga pjesa e sipërme e zbresin deri në det.,, (Akad.Shk. R.SH. Geigr. fiz. e Shq. F.415¸Tr. 1991) Bimësia shume e rrallë. peisazhe të aksidentuara për rrjedhoj të shëmtuara, sigurisht për t’u indinjuar dhe ardhur keq.
Dhe ja situata klimatike: Ishulli paraqitet me klimë mesdhetare, shumë të butë, mesatarja vjetor 15 ° C, mesatarja e janarit 10 ° C, e gushtit 25 ° C. sasia vjetore e rreshjve 715 mm. Dhe ja përfundimet që nxjerr Prof Perikli Qiriazi mbi ndikimet e klimës në zhvillimin e bimësisë të ishullit: ‘’Klima e butë mesdhetare dallohet për reshje të pakta deri në 715 mm/vit dhe era të fuqishme, që kanë ndikuar në formën e kurorës së drurëve të pakët dhe zhvillimin e bimësisë së shkurreve, gati rrafsh me tokën (zvarritëse S. M).,,(P. Qiriazi, Gjeog. fiz. e shq,, f. 508. Tir. 2019) Një ndikim të fuqishem mbi zhvillimin e keq mjaft të dobët, vegjetativ, me kurora të përkulura, mjaft të çrregullta, janë ndikimet e erërave të forta e që fryejn në vazhdimësi pa u ndalur, si ato që vijnë nga perëndimi, jugperëndimi, dhe nga veriu.
Dhe ja disa drurë me rritje varfanjake, me biomas shumë të cunguar nga ato natyralet, që rriten në vende të tjera me kushte stacionale më të përshtatshme. Ja cilet drurë janë, vidhi, ilqia, pisha e egër. Pishat rriten trup vogla ose të përkulura në drejtim të kundërt të fryrjes së erërave. Rriten kështu plotë deformime kurorash e trupi. Në forma të tilla vegjetojn deri në lartesine 70-100 m. lartësi, pastaj vazhdojn të rriten, të vegjetojn vetëm disa lloje barërash.
Mendime , ide, zgjidhje
Një investim i tillë në bregdetin shqiptar ka randësi të madhe në zhvillimin ekonomik, shoqëror edhe njohjen e kulturave të ndërsjellta nëpermjet pushuesve e vizitorëve. Edhe shëtitësit me kohë zgjatje të ndryshme, kudo në Shqipëri, që nga bjeshkët e Namuna e deri në Karburun, Butrint, Konispol, Shishtave në malin ma të lart Korabin janë prurje me vektor pozitiviteti. Mirëpor për të gjithë këto shëtitës, vizitor, pushues duhen krijuar kushte të rehatshme në kuptimin e plote të shprehejes, pushime të kulturuara. Krijimi i të tilla mjediseve kërkon investim, kujdesje të njëpasnjëshme, teknologji të kohës, kulturë në shërbeime, sjellje plotë edukatë dhe larmi veprimtarishë të shumta e të gjithëfarshme.
Dalim te tema që po trajtojm. Vallë, Ishulli i Sazani, laguna Zvërneci, Palasa a mund t’iu krijohen kushte të tilla këtyre bujtësve, vizitorëve? Gjithashtu investimet, a do të japin rezultatet e pritshme në, hapjen e vendeve të reja punërash, në rritjen e mirëqenies materiale e kënaqësi shpirtërore per qytetin dhe rrrethinat e Vlorës? Realizimii të cilave varen kryesisht jo vetem nga sasia në dollar ose në euro e investimeve, por dhe nga qëllimi final i investitorit.
Kjo arrihet kur qeveria me institucionet e saja përkatëse t’i vihet punës me studime të thella mbi projektin e paraqitur, qëllimin e tij, mundësitë e realizimit. Dhe së fundi ndikimi i tij i drejt përdrejt ose jo mbi zhvillimin e ekonomiko shoqëror të bashkësive të popullsisë, përqark këtyre investimeve. Pjesëmarrja e tyre në mirëmbajtje, sherbimet në vila, trsasportin etj.
Rëndësi të madhe në investimet që kërkohet të kryhen ka ruajta me fanatizëm e peisazheve natyrore gjatë ndërtimeve, dhe pas saj. Gjë e cila Qeveritë Rama janë treguar krejtësisht të pa kujdesshme, sepse kanë masakruar kudo këto, duke i parë jo si tërheqese, lakmuese të vizitorëve, pushuesëve, por si mjedise natyrore ku ligjet, rregullat, kontrollet, parashikimit që në projekte kane lenë gjurmë të thella, mjeruese, shkretuese e të pa kulturshme. Te gjitha këto shprehin jo vetëm mos vlerësim të këtyre arkitekturave të peizazheve por përkundrazi rrënimin e tyre. Pasuria e peizazheve gjeografike duhet të jetë në plan të pare, për t’u ruajtur zbukuruar, duke ju përshtatur natyrës e kulturës së shoqërisë ku ajo jeton, sepse ato janë pasuri e patundshme e një populli gjithmone në shërbim të tij
Pikësynimi i parë i Qeverisë Rama 3 që i ka ardhur mjaft për shtat investimi i Jored Kushner dhe Rikard Grenell duhet të jetë krijimi i qendrave të qytezave,(resorte siç shprehen sot politikanët me fjalë të huaja gjoja moderne sipas tyre) me hotele, me një shesh qëndror, me disa pallate modeste, me kafe, ëmbëltore, restorante, kinema, ndërtesa e komunës etj. Kurse në ishullin e Sazanit edhe me një muze, ku të pasqyrohet historia e tij detare, mbrojtëse, pushtuesve të ndryshëm. Më pas le te ndërtohen, vilezat private nga investitorët e sipër shkruar.
Këto investime në ishullin e Sazanit, Zvërnec. Kep Merli dhe Palasa edhe mund të kryhen kur toka të jepet si pronë shtetërore e pa luejtshme, dhe paguarja e taksave ndaj shtetit nga investitorët të kryhet rregullisht. Këto lloje investimesh duhet t’i mendojmë, shikojmë me syrin e një jete qindra vjeçare, në projektim, zbatim dhe ruajtje, shërbesa për popullatën përqark etj, dhe jo vetëm për qëllime fitimesh kulmore të tyre. Gjithashtu duhet të ruajmë me konservatorizëm, raportet e drejta midis peizazheve natyrore, atyre të ndërtuara, për çfarëdo qëllimi dhe në çfarëdo kohe të ndërtuara. Gjë të cilat Qeveritë Rama 1, 2, dhe 3 nuk i kanë ruajtur kurrë deri më sot këto raporte. Ato janë parë, projektuar, e zbatuar vetëm në favor të fitimeve kulmore, të oligarkëve qoftë të vendit ose të huaj. Gabime të tilla do t’iu kushtojnë breznive të popullit shqiptar, ndërsa qeveritë ’’korrin,, lavditë, sukseset, arritjet dhe zhduken. Që në fakt janë zero me xhufkë kur të vlerësosh shkatërrimet e kryera në peizazhet natyrore ose raportet e ndërtimeve antike me ato moderne.
Edhe pse projekti i ndërtesave ka pamje bunkerash, nuk duhet t’u trembemi. Veçse zbatuesit e projekteve duhet të ruajnë gjithë çka të vjetër si produkte të njeriut apo të natyrës. Ishulli i Sazanit duhet të kryej edhe funksionin si muze i gjallë i veprimtarisë njerëzore dhe natyrës. Kjo sepse këto vlera të mëdha muzeale, kureshtëndjellëse, lakmuse për vizitorët, pushuesit kthehen në burime të ardhurash financiare.
Duhet të kemi parasysh se energjia elektrike mund të prodhohet lehtësisht me anë te elikave, vendosur në majat e kodrave të sipër përshkruara, ku sipas studiuesve gjeograf e të klimës fryjnë erëra të forta. Ndërsa uji i pijshëm mund të prodhohet nga uji i detit i marrë në thellësi të tij, duke u distiluar nga kripa (NaCl), gjë e cila nuk ju mungon vendeve të zhvilluara të mesdheut nga ku duhet të sigurohet kjo teknologji.
Lulishtet pranë, përqark vilave duhet me pa dyshim të përdorin si material mbjellës kryesisht, shkurrëza, shkurre e dru zbukurues, bimësinë natyrore të ishullit. Pa ngurim mund të sigurohen edhe të tilla, dhe çfar kultivojnë ishujt e banueshëm të detit Mesdhe etj. Duke përdorur pa dyshim arkitekturën peisazhistike dhe llojet që kryejn funksinonin zbukurues. Kështu konservojm bimësinë natyrore dhe sjellin kënaqesi shpirtërore e estetike, pushuesve të vilëzave.
Jo më kot Ujdhesa e Karburunit dhe ishulli i Sazanit me ‘’VKM, Nr.289, datë 28. 04. 2010 vendosi ‘’Shpalljen e ekosistemit natyoror detar pranë gadishullit të Karburunit dhe ishullit të Sazanit, Ndërsa me vonë ‘’Park Kombetar.,, VKM Nr. 444, datë 9.06.2010 e zvogëloi sipërfaqen e parkut në 12 427 ha.,, (P. Qiriazi,‘’Trashg. Naty. e Shqip.,, f. 253. Tiranë 2020). Ngritja e këtyre xhevahirëve të natyrës të bregdetit të Vlorës, në shkallën më të lart si ‘’Park Kombëtar.,, kishte një randësi të madhe. Ndërsa hyrja në fuqi e një ligji të ri, se mund të ndërhyhet me ndërtime ne Zonat e Mbrojtura dhe Parqet Kombëtare para një muaji, do të sjell shpërfytyrimin e tyre natyror. Qeveria dhe Kuvendi Popullor nuk u ndalën me gjithë kundërshtimet e opozitës, e shoqatave të shumta brenda vendit në vendosjen e këtij ligji ogurzi për natyrën e këtyre pas- urive të medha. Qëllimi tyre tanima doli sheshit e nën dritën e diellit.
Tani lexuesi duhet të dije se clat ishin këto mjedise që duheshin ruajtur edhe me këtë ndërhyrje të pa pëlqyeshme me ndërtime etj. Për këto do të na ndihmoi Profesor P. Qiriazi me librin e tij ‘’Trashgimia natyrore e shqipërisë.,, Tirane 2020. Në lëvizjet e anijve të ndryshme që do të lëvizin për trasport materialesh ndërtimi, udhëtarësh ose të tjera, duhet të jenë mjaft të kufizuara, të mos hedhin mbeturina të çfardo lloji qofshin, në ujërat e detit etj. Kjo, ja sepse. Duhen mbrojtur me rreptësi e disiplinë të hekurt pasuritë nën ujore si ‘’Barriera Koralore e Grykës së Djallit. Ёshtë habitat koralor, midis Sazanit e Karaburunit, në thellësinë rreth 10 m.,,(f. 255)
Serioziteti në formulimin, vendosjen e zbatimin e ligjeve të forta për mbrojtjen, e pasurive natyrore ujore e nën ujore duhet t’iu parprije këtyre investimeve. Gjithashtu kërkohet rregull, disiplinë e kontroll i vazhdueshëm nga bashkia, Vlorë që të ushtrohen, sapo të filloi puna ndërtimore e vazhdimisht, kudo në hapësirat e tokës, shkëmbinjve, pse jo në thellësi të detit. Ёshtë domosdoshmëri jetike që ujërat kurrë nuk dihet të ndoten me derdhje karburantesh, mbeturina të amballazheve të ushqimeve, veshëmbathje etj. Dhe ja pse: ‘’ Nëse keni fatin të zhyteni në ujrat e kristalta të Jonit, përballesh me pamje fantastike të livadheve të blerta, ku lodrojnë mijëra gjallesa detare shumë ngjyrëshe me forma e madhësi të ndryshme, ndërsa mbetjet e anijeve të vjetra të mbytyra, të ftojnë të udhëtosh në histori që nga lashtësia e deri në kohët moderne.,, (f. 254)
Edhe laguna e Zvërnecit, duhet të trajtohet, punohet me te njëjtat rregulla e disiplinë sepse ajo është një rezervat i mijëra qenieve biologjike, të rralla qe jetojnë në brigjet e detit Mesdhe dhe bijve të tyre që lidhen me atë.
* *
*
Investime të tilla edhe mund e duhet të jene të mirëpritura kudo në tokën shqiptare, për ta lulëzuar atë. Dhe jo për ta shkretuar e mbuluar me shtatë miliard metro kub uji tokën pjellore te luginës së Drinit të Zi. Por kujdes jo duke shkelur mbi të drejtat e pronësisë mbi tokën e pasuri të tjera të pa tundshme. Ato nuk mund të ngrihen atje ku pasuria biologjike nga vizitat e shëtitësve mund të sjell më shume të ardhura financiare siç jane Lagunat e Zvërnecit. Investitorët strategjiki nuk duhet të bëhen shkak e kthehen ne ‘’shembje,, ligjesh të me-parshme. Sepse kështu ato në emër të zhvillimit, kthehen në varrosës të natyrës dhe pasurive të tjera të ndërtimeve të vjetra e të tjera që i shërbejnë mbrojtjes se vendit mos sot nesër.
Prandaj në këto nuk mund te vendos vetëm ‘’i madhi,, ‘’Kryetari,, ‘’babaxhani,, me disa të vegjë që i shkojnë prapa, por duhet pyetur e dëgjuar mendimi i kundërt, opozita, shoqatat e ndryshme. Pastaj nëpërmjet takimeve e debateve me specialiste të fushave të ndryshme. Braktisja e nënvleftesimi i këtyre të fundit do të çoi në investime shkatërrimtarë dhe jo në dobi të popullit të Vlorës në rastin tonë.