Ismail Aliu:Datëlindja Ime


Ismail Aliu

Viti më ka ikur gjashtëdhjetëeshtatë herë;
Dhe çfarë fitova nga ikja e tyre?
Si një varkë mes stuhive, baticave dhe dallgëve,
Ikën e fluturuan atje shpejt si shqiponja.
Më zunë pritë kur qesha
Dhe mendova vetëm për gëzimin e jetës,
Shpesh vdekje për mua në ditët e qershorit,
Më bënë zhurmë për udhëtimin e gjatë.
Etja për veprim më digjet në shpirt!
Veprat që i numëron engjëlli im i mirë:
Dua të bëhem një hero në gjakun e njerëzimit;
Dhe kur zgjohen nga gjumi
Nëse tërbimi i tyre ngjan me nofullat e hienës,
Që ther me një furi të pazbutur,
Dhe përbuz momentin e ardhshëm.
Madhështia e vërtetë është vetëm e mira e vërtetë.
Pasionet e mia gërmojnë në thellësinë e shpirtit,
Për ta mbrojtur fjalën që se thash,
Gjatë viteve të mundimshme pune
në fund, do flas!

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.