Ismail Aliu:Lart në qiellin e trazuar


Ismail Aliu:Lart në qiellin e trazuar

(PËRKUJTIM PËR DËSHMORËT E KOMBIT

VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS, ME RASTN E PËRVJETORIT TË RËNJËS SË TYRE!)

Vargut të gjatë me lapidare

Të heronjve të ndritur

Ju shtuan dhe tre yje të pashuara

Që shndrisin truallin e venitur.

Lart në qiellin e trazuar

Të Kosovës kreshnike

U ngjitën tre yje

Tre pishtarë me zemër fisnike.

Të shpërndajnë mjegullën e zezë

Popullit t’ia sjellin dritën

E nënës tokë t`i hapin shtigje lirie

Drejt së nesërmes së bardhë

Plot monumente pavdekësie.

Që të zhduket robëria

Të lindë agimi i ri

Që Kosova krenare

Të ecë drejt rrugës për liri.

About Post Author