Ismail Aliu

Pse era nuk më përshkon,
e shiu si lagë duartë e mia?
Pse gjethi më kthenë shpinën,
e druri para meje i ulë degët?
Pse e jeta nuk ma ofron buzëqeshjen,
e nuk mi fletë fjalët e prehjes?
Pse jamë i vetmuar në mes të natës,
kur nëpërmjet të saj kalon mendimi.
Dëshiroja t’ia përkdheli flokët,
gjatë natës vjeshtake?
Dëshiroja që buzët e saja të njoma
të gjenden pranë të miave,
Dēshiroja që ajo natë të jetë,
më e gjatë krenare dhe pa mbarim.
Pse i dashuroja duartë e saja,
sytë, buzët e fjalët e ngrohta?
Pse kamë dëshiruar të thellohem,
në brendësinë e shpirtit të lumtur?
Pse atëherë me shiqim të përlotur,
kamë shiquar realitetin dhe vuajtjen?
Pse? Asnjëherë nuk dua të themë!
E tërë mendimet e dëshirat e mia,
do të zhduken dikurë në thellësinë e natës së tmershme!
.