ISMAIL LULANI-20 vite nga ikja


Ormira Lulani

Sot u bënë 20 vite nga ikja jote, i bukuri , i shtrejti ati im , dhe ti më mungon gjithmonë njëlloj . Ti jeton brënda meje .

ISMAIL LULANI
(1933-2002)

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz , Mali i Zi— vdiq më 6 Tetor të 2002 në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës , Shqiperi .
Në moshën 12 vjeçare së bashku me familjen vendoset në qytetin e Shkodres .
Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlersua mjaft nga kritika e kohës. Emrohet dhe punon si profesor në Akademine e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë.
Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike Prek Jakova)në qytetin e Shkodrës.
Ai ishte antar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historin e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në kijmtarin e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinit e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret , natura të qeta,. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë
• Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
• Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
• I është akorduar titulli “Naim Frashri i klasit të Parë”
• Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
• Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” .
• Nje nga rruget e qytetit te Shkodres mban emrin e tij.
Shoqata Kulturore VIZart ka akorduar nje cmim Nderkombetar me emer te tij .
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat ,Romë (Itali), Paris( Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga krtika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Ai mbetet një nga emrat më të shquar në historine e artit Shqipëtar. 

About Post Author