Ismail Qemali dhe Marrëdhënia Konfliktuale e tij me Sulltan Abdyl Hamitin II-Nga Rizan Kazazi


Punoi: Rizan Kazazi

Ismail Qemali dhe Marrëdhënia Konfliktuale e tij me Sulltan Abdyl Hamitin II.


Ismail Qemali është një nga figurat më të shquara të Shqipërisë, ndoshta i dyti pas Skënderbeut. Njeri përparimtar, liberal dhe largpamës, ky ishte njeriu i cili bëri te mundur shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Por përpara se të bëhej një nga atdhetarët më të flaktë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Ismail Qemali i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij, shtetit osman, kryesisht gjatë sundimit të sulltan Abdyl Hamitit ll. Pikërisht për marrëdhënien konfliktuale që pati me këtë sulltan do të flasim më poshtë në këtë artikull.


Ismail Qemali i ardhur nga një familje bejlerësh, duke pasur mundësi të merrte një shkollim cilësor dhe duke pasur lidhje të forta familjare, arriti të hyjë në shërbim të Perandorisë Osmane, në fillim si nëpunës i thjeshtë dhe dalëngadalë duke përparuar në karrierë si guvernator, i disa provincave Otomane. Gjatë kësaj kohe u njoh me Mid’hat Pashën, një njeri për të cilin Ismail Qemali pati simpati dhe vlerësim gjatë gjithë gjithë së tij. Pas abdikimit të sulltan Abdyl Azizit, më 31 Gusht 1876, në fron erdhi Murati V. Me ardhjen në fron të këtij sulltani të ri liberal dhe reformator, u shpalll Kushtetuta e hartuar nga Mid’hat Pasha, mentori i Ismail Qemalit. Nën sulltanin e ri, Mid’hat Pasha u emërua “Vezir i Madh” dhe u ngarkua me zbatimin e reformave të shpalluara në kushtetutë dhe vetë Ismail Qemali hyri në sferat e larta të qeverisjes osmane. Por për shkak të problemeve të mëdha që po kalonte vendi dhe nga frikërat e tij personale, sulltan Murati, pësoi krizë nervore deri në atë shkallë sa nuk ishte më i aftë të qeveriste shtetin. Për të shpëtuar vendin nga përkeqësimi i situatës, Mid’hat Pasha, Ismail Qemali dhe Ruzhdi Pasha, me aprovimin e Abdyl Hamitit që ishte vëllai i salltanit, morën vendimin që të shkarkonin sulltan Muratin nga froni dhe të vendosin vetë Abdyl Hamitin. Abdyl Hamiti hipi në fron, po në vitin 1876 dhe për të vazhduar traditën liberale që kishte filluar me shpalljen e kushtetutës nën sulltan Abdyl Azizin, Mid’hat Pasha dhe Ismail Qemali e detyruan sulltanin e ri që të pranonte, zbatimin e kushtutës gjatë sundimit te tij. Abdyl Hamiti u detyrua të bindej sepse i duhej mbështetja e këtyre personaliteteve për të marrë pushtetin. Duke e kuptuar se këto funksionarë të lartë dhe kushtetuta në fjalë ishin mekanizma për të kufizuar pushtetin e sulltanit si drejtues suprem, ai pasi mori pushtetin shfuqizoi këtë të fundit dhe largoi Mid’hat Pashën nga posti i tij. Praktikisht në Perandorinë Osmane u kthye regjimi absolutist. Në shenjë proteste ndaj këtij vendimi Ismail Qemali dha dorëheqen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme. Menjëherë nisi një valë persekutimesh ndaj elementit reformator dhe liberal në Perandori. Sulltani dëshironte të largonte pothuaj të gjithë ata të cilët shiheshin si kundërshtues të politikave të tij dhe mbështetës të Mid’hat Pashës. Këtu bënte pjesë edhe Ismail Qemali. Pas internimit dhe më pas vdekjes së Mid’hat Pashës edhe Ismail Qemali u internua në Kytahja të Anadollit për shtatë vjet, 1877-1884. Gjatë kësaj kohe ai ishte i monitoruar nga njerëz të sulltanit dhe u pengua që të zhvillonte idetë e tij lirisht. Në vitin 1884 pasi mbaroi internimin Ismail Qemali u kthye në Stamboll. Me dëshirë të sulltanit, u emërua guvernator i Mesopotamisë, post të cilin nuk e pranoi. Në këto kushte sulltani e emëroi guvernator të Bolusë, (provincë në Anadollin veri-perendimor) në Maj të vitit 1884. Gjatë kësaj kohe ai pa se pas largimit të Mid’hat Pashës nga posti i Vezirit të Madh, administrata osmane ishte përkeqësuar akoma më shumë, ku korrupsioni, zhvatja dhe kaosi sundonin kudo. Këtë gjë Ismail Qemali e shikonte vecanërisht në provincën ku ai kishte marre postin e Guvernatorit. Pas një pune të lodhshme si Guvernator i Bolusë, dha dorëheqen dhe vendosi të merrej me punët etij private. Sulltani duke i’a njohur aftësitë administrative, e kërkoi përsëri në shërbim, ku e emëroi Guvernator të Galipolit. Në këtë post Qemali nuk qëndroi më shumë se dy muaj sepse u transferua në Beirut, ku forcoi goxha administratën osmane lokale. Më 1892, u kthye në Stamboll, ku sulltani i kërkoi një raport mbi gjendjen e Perandorisë dhe reformat që duheshin ndjekur. Ismail Qemali i’a pasqyroi në një raport, saktësisht gjendjen në të cilën ishte katandisur Perandoria Osmane, dhe i sugjeroi reformat dhe mënyrën se si duheshin zbatuar këto reforma për forcimin e shtetit osman. Për shkak te arsyes se në këtë raport, Ismail Qemali shprehte zgjidhjen e problemeve të Perandorisë npërmjet ideve liberale, sulltani i rriti dyshimet per te si njeri me besnikëri të dyshimtë ndaj tij. Nga viti 1892 deri në fund të shek XIX, Ismail Qemali qëndroi në Stamboll. Gjatë kësoj kohe sulltani i kërkonte mendime Ismail Qemalit për cështjet e Egjiptit dhe të ndërtimit të hekurudhave në Azinë e Vogël. Vitet e fundit të shek.XIX qenë vite të mundimshme për Ismail Qemalin, i cili jetonte mes frikës dhe dyshimit se mund të burgosej ose vritej nga njerëz të sulltanit në cdo moment. Atij iu ndalua të takohej me personalitete të kohës dhe botimi i tij “Mexhra Efkiar” u ndalua të dalë në qarkullim. Me dëshirën për ta larguar nga kryeqyteti, sulltani e caktoi ambasador në Teheran dhe i kërkoi të hartonte një deklaratë me shkrim, ku të hiqte dorë nga idetë dhe kujtimi për Mid’hat Pashën. Kjo ishte hera e parë që sulltani i shfaqte hapur dyshimet e tij ndaj Ismail Qemalit. Këtë post Ismail Qemali nuk e pranoi sepse mendonte se ky emërim mund të ishte një taktikë për ta larguar nga jeta politike dhe për ta eliminuar. Në vitin 1900 Porta e Lartë, e caktoi Ismail Qemalin, Vali të Tripolit. Diplomati Shqiptar duke e gjykuar se konflikti i tij me sulltanin dhe qëndrimi i mëtejshëm në Stamboll, ishin bërë te rrezikshëm për të, ai vendosi të largohej njëherë e përgjithmonë nga “kthetrat e Sulltanit të Kuq”. Me 28 prill 1900, Ismail Qemali i hipi një anijeje angleze dhe kështu hoqi dorë nga shërbimin nen administratën osmane Largimi i tij tregoi se ai i kishte humbur shpresat se reformat përparimtare do të zbatoheshin në Perandorinë Osmane. Pas këtij largimi, ai filloi të interesohej intensivisht për Cështjen Shqiptare, duke vizituar disa kryeqytete Evropiane radhazi. Me anë të ambasadorëve turq, sulltani komunikoi me Ismail Qemalin, ku i kërkoi që të ishte ambasador i tij në perëndim por diplomati shqiptar përsëri nuk e pranoi një gjë të tillë. Për shkak të mosbindjes dhe thashethemeve që ishin përhapur se Ismail Qemali i kishte ofruar kurorën e Shqipërisë, vëllait të “Kedivit” të Egjiptit, sulltani e dënoi me vdekje në mungesë. Ismail Qemali, ndërkohë kishte filluar të mbante lidhje me reformatorët e rinj osman të quajtur “Xhonturqit”, të cilët aspironin për një Monarki Kushtetuese dhe reforma në Perandorinë Osmane. Për këtë arsye, ai mori pjesë në Kongresin e përgjithshëm të Xhonturqve në Paris, më 1907. Pas Revoluciont Xhonturk të vitit 1908, përsëri u shpall Kushtetuta në Perandorinë Osmanu ku Ismail Qemali u emërua depudet në Parlamentin osman për krahinat e Beratit dhe të Vlorës. Abdyl Hamiti duke parë se pushteti i tij po dobësohej gjithnjë e me shume vendosi te vepronte. Kështu duke përfituar nga pakënaqësia në rritje ndaj Xhonturqve, vendosi që me 13 Prill 1909, të organizonte një kundërevolucion për të marrë në dorë frenat e pushtetit absolut. Pasi forcat e vjetra morën pushtetin, u krijua një qeveri e re konservatore e përbërë nga përkrahësit e sulltanit. Po atë ditë, Ismail Qemali pati një audiencë me Sulltan Abdyl Hamitin II, ku ky i fundit i shprehu keqardhjet e tij për cdo mosmarrëveshje që kishte pasur midis tyre deri në atë kohë. Suksesi i sulltanit zgjati vetëm dy javë sepse Xhonturqit u kundërpërgjigjën dhe dhanë një urdhër arresti edhe për Ismail Qemalin. Në këto kushte, atij nuk i mbeti gjë tjetër vecse të largohej nga Stambolli më 17 Prill 1909. këtë herë përgjithmonë. Në Athinë, mori vesh për rrëzimin e sulltan Abdyl Hamitit II nga froni dhe ngjitjen e vëllait të tij Mehmet Reshatit si sulltan i ri i Perandorisë Osmane. Këtu mori fund edhe marrëdhënia konfliktule e Ismail Qemalit me Sulltan Abdyl Hamitin ll.

Po të shikojmë më afër dinamikën e marrëdhënies konfliktuale të tyre do të shikojmë se thelbi i konfliktit ishin idetë e përvetësuara nga këta dy burra, të cilat ishin të kundërta të njëra tjetrës dhe që mbështillej nga një xhelozi për ego dhe pushtet midis rrymave që ato përfaqësonin. Ismail Qemali, pati njohje personale me sulltanin, i cili pavarësisht mosmarrëveshjeve me të, i cmontee aftësitë dhe zotësitë e nëpunësit tij. Kjo duket në disa raste, ku sulltani kërkonte këshillat e Ismail Qemalit për cështje të ndryshme. Nga njëra anë kemi sulltanin, i cili përfaqësonte rrymën konservatore, rrymën e vjetër e cila nuk dëshironte ti përshtatej kohës dhe nevojave për ndryshim sepse rrezikonte që të humbiste pushtetin, forcën dhe privilegjet që i kishte zotëruar për shekuj me rradhë. Nga ana tjetër kemi Ismail Qemalin, i cili përfaqësonte rrymën e re Liberale Borgjeze, e cila të ardhmen e shoqërisë dhe të perandorisë e shikonte duke ndryshuar sistemin e vjetër, një sistem i kalbur dhe i korruptuar, të cilit i kishte ikur koha. Kjo rrymë e re ishte për reforma, për ndryshime të cilat do ti mundësonin Perandorisë Osmane të modernizohej, të përparonte dhe të ecte përpara krah për krah me Fuqitë e Mëdha Perëndimore, si e barabartë me ta dhe jo inferiore ndaj tyre. Ky konflikt midis sulltanit dhe Ismail Qemalit tregonte konfliktin që egzistonte në Shoqërinë Osmane midis shtresës së vjetër dhe shtresës së re, akoma të paformuar mirë që tentonte të merrte pushtetin politik dhe ekonomik, duke modernizuar shoqërine dhe shtetin në përgjithësi. Në shtetin Osman, përfundimi i këtij konflikti nuk solli shtresën e re përparimtare dhe reformatore në pushtet por shtresa konservatore ia arriti qëllimit të mbante pushtetin, duke mbajtur kështu edhe sistemin e vjetër në fuqi ,i cili nuk ishte efikas për kohën. Pikërisht ky dominim i pushtetit nga forcat e vjetra do të cojë si përfundim në shkatërrimin e Perandorisë Osmane, e mpleksur kjo përvec prapambetjes politike, sociale dhe ekonomike edhe me lëvizjet nacionaliste brenda perandorisë dhe Luftën e Parë Botërore.

Bibliografia:
Luarasi, Skënder, Ismail Qemali, (Tiranë;Naim Frashëri,1962)
Vlora, Eqrem bej Kujtime 1885-1925; (Tiranë: IDK, 1973)
Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Histori e Popullit Shqiptar II, (Tiranë;Toena,2002.)
Swire, Joseph, Ngritja e një Mbretërie
Qemali,Ismail, Kujtime (Tiranë: Botimet Toena, 2009)