Ismet Tahiraj Skënderaj:U zura me ty…


Ismet Tahiraj ,Skënderaj
U ZURA ME TY…

U zure më mua si erërat e marra,që zihën
Më ditë dielli , e jo shkrepëse
Unë u zura me ty ,siç zihet me cjapin kasapi
Më shave me ke thërmuar,unë
ngrita bajrak qendrese
en më pishat idilike
As një cep të saj nuk i heqët hala,ty ta fika dritën pa te fala.
Gurrave u vëre shëmti si dergja e keqe,si shëmtira
Unën’preherin e ajrit ,në dritën më ngjyra ,ta vëra duvakun përplotë shëmtira.
Rrugën e bëre më llageme më ferra ,më rrëshqitje,vrinkthi
I vëra kunjat ,bazën ia përtërira,e i hapa ujë bledhës fatmirave ,as kund rrëpirat.
Më ty u zura të deputeti përplotë dredhira ,ndërskamca ,pështirje
Ti ishe një afekt zahire,kukull lënë shesh dynjaje për sehire.
Ti doje te jepje një vulë të myket ,me çime urithi
po s’di kush të stamposi
Më coftinë stabile,pa hile.
Se shekujt më s’vriten me shoqi shojn ,as terr as në agime ,po kishin përmallime.
Eh dita rrezoi më te arta zgjime…

VETËM

Kurvën e lash vetëm në shtëpi të saj,qe t’i haj thonjtë e vet pa krip
Udha ishte lakaderedhur e keqe ,me ujëra të fëlliqura deri ne fyt,por që nuk të plasë,
Përhiturë të lë si një glasë.
Dita pastaj humbet ,është aq e gjatë,e gjatë sa përi i tjerrur ,jo përi i fatit të cubit e viktimës
Nën trysnin e diellit të fortë ,që s’lë pa e tha as buzë pështymën ,e kripa ,kripa në vë sekëlladi
E etjës me nerava të ngrime.
Nga ballkani shikojn me tejqyrë precize dhe kopjojnë më aq besnikëri fjalët e thime
Si zog që shpurth në gulqime,pa arrest përpikërije njërzëve që të kujtojnë nërpër kujtime si
Mizevir a si leshko mbrëmbjeve a në agime –që dëshirojnë te shtypinin më thëmbra a më dhëmbë
Në kohë intime.
Si bleta që roit nëpër zguara shelgjesh të konvertuara në kthina ,që nuk te njeh kush,as nuk te
Kujton për trupin që të ka shkuar për shpenzime, pa pasë tjera detyrime.
Mbetesh i humbur në pikëllim veç ai që të ka njohtë në shpirt dhe timbrin , paq e past këtë jetë lundrimin.

VRRAGË UJË

Vrragë ujë mbeti llërave gjoksit ,kur ishte i nxehtë mbeteshin banjove ,hamaxhikave si beduini stepave
A kokë zhapini.
Lum kush e kishte gishtin e vogël e shtje në ujë se i madhi ishte thy’ për seri ,si plepi fund e krye.
Sapun nuk duhej se kahmot na njihnin lëkurën dhe pështymën e shurrën.
S’kishte nevojë analiza ekzaminime,ishin të tepërta,veç gri shiqimi ,erë hudhër buzëqeshja ,majdanoz pendimi ,dhe as njëri i vetëm hetimi.
Lum kush e kishte gishtin e vogël dhe pse firmosnin nënshkrimin ,për një akt të veçant ,lypsej
Dekor vënja e gishtit,sepse gjithçka instiktit i ikte ndërgjëgjsimit.
Dhe aktet që ti i nënshkruaje ,dilte se vet e ke bërë kamuflimin,jo që ata kishin zierë e përzierë amshimin.
Lum ai që kishte gisht të vogël dhe i ikte përdëllimit.

QYTETI

A zbrazët nga rrugaqët nga trafikantet ,nga shëlbimi a mizëria e shtunakëve te pa cipëve erë jarge,erë katundari,çezmja nuk u del kur vijnë t’i lajnë fytyrat ,durët deri llëra dhe këmbët e mykyra që besa më këpucë te lustruara ama dergjë plahu e rraptima ,që zonjat i lakmojnë
Prodhimet e tyre e disa i shtinë dhomave për hise abuzimi pak kush mbetet pa sharë e përgojime.
Në sitë të siturësi cingla-mingla minjçje e kalojnë durimin.Dita tjetër është diçka më e lehtë
Pak zëra bjeshkatarësh ,por nën pëlqyrin e dritarës akuza të rënda rryma të rreme ,që zihën më
Melmesa meliniumeve e betime,qyteti e ka pasqyrën e vet si rinia me thinja.
Nata e dita nuk ndyshojnë në ankime,thi i egër ne fushë derdëllimi…

ERËRAT I ZURI GJUMI

Sot edhe ajo       

Fije bore u shkri

Dielli me rreze agoi

Djelleza loz’ me lule

Lule kumak e lule shebojë

 rrëket u fashitën

Erërat i zuri gjumi,

Çudi si ngjan më pas

Në pasqy’r lumi.

Veç dita më e ngrohtë

Reve fluturon

Akrobat pëllumbi….

About Post Author