Ismet Tahiraj:Dita niset më kulloshtër 


DITA NISET MË KULLOSHTËR 

Ditën  e nisim më kulloshtër 

Më mbushë kallamboqin e fasulën 

Më I shkurtue therrat 

E më I gju’ në prru. 

Më shtrue udhën më gurë 

Gurë Lubaveci 

Ma mos më na u stërpikë 

As kundrat e pantolfat 

Hollë ,hollë më marrë 

Ylber ka më u ba kjo udhë 

Si shoka në shtat të gjyshit 

Më hi në livadh ,më kosa dore 

Si flok’t e çikave,bari ka më u rrxu 

Dhe jongjeja më u rrutullu 

T’u mahitë ditë kemi më çu 

Dhe në muzg në pusinë e rekës 

Si ngjalatë    në not ‘ më  shku 

Kund as dhimtë s’na mbët 

Se prej lezeti  dielli na pjeku 

Edhe nana më tana të mirat 

Më kos të regjun 

Sofrën n aka shtru’ 

Baba duhen nuk pi 

Po ka terë lablebi. 

Në mëngjes herët 

Shkollë  kemi mësy 

Herbariumin më lule 

Klasë mësuesiti kemi ofru 

Disave  n a ka jep k’shilla 

Disave plusa më yll 

Nëpër fletore  na I ka shkru 

Edhe  kemi ecë e ecë 

Më jetën kemi luftu 

Mykyn e kemi heq’ 

Tutje rrugën më përtri 

Liria e shpirtit 

Ashtë e plotë Liri…. 

Ismet Tahiraj