Në malin Brus
Në Brus bjeshke*
Dallgët e zorit
Na ka ofru
Presim minutat kur kokatë
Më motosharra më na I shkurtu
Mos bërtisni tepër
Të ai kru
Lëshoni rendin një plakut
Lëne një gru
Petkat më I pastru.
Këtu është shtëpi
Secila ferrë
Secili gardh
Rishtazi që është punu.
Veç qiellit aeroplanat e Natos
Uturinin
Një rreze ndizët
Një tjetër shuhet
Si xixëllonja kur humbë fushave
Pa u diktu.
Mos rrini kotë vegshat më fasule
Veç nisën më vlu.
Sytë e fëmijëve zhbirojnë
Jemi untë ,unt ,untë jemi
Pogaçja çarçaf
Dëshirat I ka mbulu.
Ah shiu rrëbesh tokën e lagu keq
Durim bre bir’
Thirrnin do pleqë.
Në qershor shkrepi dielli
Ylberi I Lirisë
Shalli I Dashurisë…..
***Mali BRUS , kufizohet në veri përendim më lagjën nr 2 TAHIRAJ (Beqiri) Skënderaj , dhe në veri lindje më komunën e Mitrovicës .
Po ashtu kur ishte aty më mijëra të strehuar ishte vet gazetar ,reporter I luftës Maxhun SMAJLI , ndoshta mbi dy muaj qëndrim .
