Itali: Çmimi i parë absolut për poeten shqiptare Irma Kurti


Destinacioni.al

Kjo është hera e tretë që shkrimtarjavlerësohet me çmim të parë në konkurse letrare gjatë vitit 2022

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti shpallet fituese absolute e çmimit të parë në Edicionin e dhjetë të Konkursit Kombëtar të Poezisë “L’arte in versi”, në seksionin e Poezisë në Gjuhë të Huaj me poezinë në gjuhën angleze të titulluar “Shelgu lotues”.

Konkursi, një nga më prestigjozët në panoramën italiane patikëtë vit patronazhin moral të organeve institucionale: Asambleja Legjislative e Rajonit Marche, Provinca e Anconës, Komunat e Anconës, Jesit dhe Senigallias, Universiteti i Urbinos “Carlo Bo” si dhe të këtyre enteve kulturore: Qendra e Studimit “Sara Valesio” e Bolonjës, Enciklopedia Online e Poezisë dhe AlmanHaiku – Almanaku i poezisë Haiku.

Ky vlerësim i jep të drejtën autores shqiptare Irma Kurti të botojë (gratis) një libër me poezi me Shtëpinë Botuese Ivvi Editore në Salerno.

Komisionet e jurisë, të diferencuara sipas seksioneve të ndryshme përbëhen nga poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë, gazetarë dhe promovues kulturorë si: Stefano Baldinu, Fabia Binci, Lucia Cupertino, Valtero Curzi, Mario De Rosa, Graziella Enna, Zairo Ferrante, Rosa Elisa Giangoia, Fabio Grimaldi, Giuseppe Guidolin, Francesca Innocenzi, Antonio Maddamma, Emanuele Marcuccio, Francesco Martillotto, Vincenzo Monfregola, Morena Oro, Rita Stanzione dhe kryesohen nga Michela Zanarella.

Konkursi kombëtar i Poezisë “Arti në vargje” është ideuar, themeluar dhe drejtohet nga poeti dhe kritiku letrar Lorenzo Spurio.

Në sekretarinë e Konkursitmbërritën 1675 punime.Për vlerësimin e poezive u morën parasysh këto parametra: Korrektësia sintaksore-gramatikore; perputhja me seksionin, forma e prezantimit dhe stili i përdorur; forca shprehëse; origjinaliteti e shtjellimi; muzikaliteti.

Kjo është hera e tretë që Kurti vlerësohet me çmim të parë gjatë vitit 2022. Në muajin shkurt në Konkursin letrar “Frazat më të bukura të dashurisë” në Romë ajo u klasifikua në vendin e parë me poezinë “Një ditë do të më tregosh”; gjithashtu në Konkursin e shpallur nga Instituti Italian i Kulturës në Napoli u shpall fituesja e vetme në seksionin e romanit të pabotuar në gjuhën italiane me titullin “Vite chiuse a chiave – Jetë të mbyllura me çelës”.

About Post Author