Iva Nikolli-“Kur të jemi”


Jam e lumtur t’ju prezantoj me librin tim të dytë “Kur të jemi”, një libër i cili ka nisur si ide që kur kam qenë në Belgjikë në 2019 e për arsye të ndryshme më ka marrë shumë kohë që ta shkruaja. S’do mend që gjatë shkrimit kisha ndonjëherë pasiguri në duhet ta vazhdoja apo jo, pasi jo çdo herë mendojmë se kemi shkruar mirë e kemi përcjellë mesazhet që kemi dashur.

Duke lënë mënjanë këto mendime, pasi doja fort që ky libër të ishte këtu sot e vazhdova dhe rastësisht përfundoi në vendin ku kishte nisur dhe ideja së bashku me fjalët e para, pra në Belgjikë.

Së pari dua të falenderoj përzemërsisht familjen time dhe njerëzit të cilët i konsideroj pjesë e saj pasi kanë qenë njerëzit që më kanë inkurajuar më së tepërmi. Gjithashtu dhe njerëzit që kanë pritur një libër tjetër nga unë kanë qenë një shtysë e madhe, dhe ata meritojnë një faleminderit për mbështetjen dhe durimin.

Dhe falenderimi i fundit por jo më i parëndësishëm, shkon për Shtëpia Botuese DITURIA dhe stafin e saj që përveçse bërë një punë të shkëlqyeshme me librin kanë kontribuar në botimin e tij dhe ju jam shumë mirënjohëse.

Shpresoj t’ju pëlqejë!

Fragment nga libri:

“Lëkura e saj ka bardhësine e qumështit, e tatuazhi që ka ne kyçin e dorës ishte i pari që me ra ne sy, sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshem dhe i bukur. Ka ca vijëzime që mbërthejnë kyçin e dores si tentakula oktapodi. Por prapë s’e kuptoj çfarë figure është… prape jemi te panjohur dhe pamja e saj eshtë veç nje informacion bazë që unë kam per te.”

About Post Author