Izota Rexho Haruni
Me ju ndaj kohën time

*@IzoReHa*
Asnjëher nuk kam kërkuar nën banak, të më bëni like,
Veç ju kam falenderuar për kohën ndërsa më lexoni,
Shpirtin gërmëzoj, ashtu rrëmuj e hedhë në vargje,
Pa menduar se do i hidhni një sy apo me idiference do e kaloni
Nuk humbas kohë të shohë kush sot nuk m’a paska “varur”,
A të hyj në profilet e mikeve për të kontrolluar,
Pa shih, pa shih…mua s’më ka bërë as like,
Tek kjo tjetra sa gjatë ka komentuar.
Nuk jam poete, ndoshta asnjëher nuk do jem,
Shpesh e kam thënë , të fshehtë nuk jua kam mbajtur,
Ndaj me ju cfarë nga zëmra në atë moment më del,
Jam krijuar keq o miq, nuk më mbanë gjë barku.
Falenderoj nga zëmra kush për mua kohën humbë,
Për komentet, mendimet edhe për ndonje kritik të drejtë,
Të më falni,ka qëlluar ndonjëher të mos ju jem përgjigjur
Syrit i ka shpëtuar, asgjë skam bërë me kast, jamë shumë e sinqertë.
Miqtë e miket nuk i mas me metrin e komenteve,
As në kandar i vë, nga ana tjeter e pëlqimeve,
Nuk kam mikesha të veçanta për ngatërresa e thashetheme
Jam kjo që shihni, në ditë të qeta,
si dhe në çaste zëmërimesh.
Nuk ju kam miq veç’ për share e komente,
As numri i pëlqimeve aq shumë nuk më intereson,
Ndaj me ju vargje, gëzime, ditëlindje e përshndetje,
Nuk jam poete miq, po shpirtin tim jua falë në dorë.