Ja lëviz fronin Zeusit-Kristo Çipa


Mos e fshih qelqin e lotit

O moj ti që korr rrufetë!

Nuk njeh frikë përveç Zotit

I lidh retë me gërshetë

Vdekjen e jep me fajde

Shpirtin e ke ndehur urë

Siç erdhi jeta dhe je;

Ditën grua, natën burrë.

Po mëngjezin ku e shpie

Si llajën në përcëllimë?

Shkon si kreshtë krenarie

Merr çiften e vret vetminë.

U dogje nl zjarr të jetës

Statujë dardane me frymë

I thua -S’kam nge!- legjendës

Trimat ecin, malet rrinë….

Kur ishe në hënë të vashës

Mbolle natën me zambak

Binin yjet përreth qafës

Ti me qeshje i qeras…..

Për gjithë bukuritë e dheut

Për të gjithë zemrat që lusin

Ja lag zjarrin Prometeut,

Ja lëviz fronin Zeusit!

Mbledh shqiponjat sipër kreut!