Jam lakuriq-Vaso Papaj


E hodha pelerinën

Qendisur me thërmiza pushteti,

E hodha te kazani i plehrave

Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.

S’më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

vetja më dukej në qivur.

S’e di, nëse shpëtova shpertin!…

S’e di, nëse fitova qetesinë!…

Miq!

Jam lakuriq.

Thërmizat e pushtetit

Kanë zënë vendin e yjeve

Në qiellin-pelerinë të kësaj nate acar.

Mijëra,… miljona… (pakëmbë e pakrye)

Kupa e qiellit rëndon si një e vrarë.

Mund të jetë një imazh i skulpturë, bust dhe statujë