Valbona Kolaveri
JAM MIRË ME ZOTIN

Ish zvogëluar dyfish nga ai që ish dikur,
Mbledhur vetes si një lëmsh
Hijëzonte rëndë,
Tjetërsuar pak nga pak
Ditëve e netëve nën rënkim,
Ai kish mbledhur të gjitha amanetet
Në një grusht
Dhe po i shpërndante me sytë që i perëndonin
Si të thoshte,
Unë po fikem ngadalë,
Vdekja po më qëndron tek këmbēt
Kur frymë e fundit të më dalë
Ju vetëm lutuni për mua,
Mos bërtisni,
Lermani shpirtin të paqtohet
Atje lart me ēngjëjt,
Tashmë skam më frikë,
Jam mirë me zotin.