JAM NË KËMBË !
Jam në këmbë,mes dallgëve të detit.
Jam në këmbë,mes vargjeve të poetit.
Jam në këmbë,në mes njerëzve përsëri..
Jam në këmbë;është bukur të jesh njeri !
Jam në këmbë,njerëzoren e kam pranë.
Jam në këmbë ,me miq kudo anembanë!
Jam kudo,në gazin e çdo fëmije që lind.
Jam në këmbë ,me jetën flas si një prind !
Ehehej,jam në këmbë me erërat përleshem.
Jam në këmbë,me agun e ditës së re dehem!
Jam në këmbë,e puth diellin çdo mëngjes.
Jam në jetë,diellin e poezinë kurrë s’i shes!
Jam në këmbë,në rrugët plot njerëz nxitoj..
Jam në këmbë;në copëza jete reale kalëroj.
Jam në këmbë,hijet pisëzeza i tall i përqesh.
Jam në këmbë,i lodhur,pagjumë,por buzëqesh!
Udhëve të jetës,mbase pak çaste,jemi rrëzuar
Në këmbë,si Igëll hapësirave..kemi fluturuar
Dhimbjet,nuk na mposhtën kurrë asnjëherë ..
Jeta i ka katër stinët ,nuk ka vetëm pranverë …
Jam në këmbë ,si alpinist ngjitem rrëpirave.
Jam në këmbë,zemërzinjtë mbetën shkretëtirave
Jam në këmbë,mbi supe më ulen dhjetëra ylberë
Jam në këmbë,fluturoj si Shqipe e bëhem erë !
Jam në këmbë,në çdo gjurmë ndjek diellin tim.
Jam në këmbë,jam me krahë lart në fluturim.
Jam në këmbë,ashtu si përherë jam dhe sot.
Jam e do të jem në këmbë;Faleminderit Zot !