Jam një burrë kokëshkretë…Perparim Xhixha

Perparim Xhixha

JAM NJË BURRË KOKËSHKRETË…

Në Mars udhetoni ju të marrë,

Unë këtu në fshat dua të jetoj ,

Do lëroj thellë tokën me parmëndë

Dhe fyellit do t’i bie në të qarë…!

Toka është si lot i nënës sime ,

Është jeta plot e atit tim ,

Nga retë nuk dua kurrë të mbulohem ,

Veç të vdes nën fllad e gjelbërim.

Udhëtoni pa fund ku të dëshironi ,

Mua më mjafton të hipi mbi gomar,

Të bëj dru për dimër, të ndez një zjarr

Dhe te rri si zog mbi gjinjtë prush të saj…

Jam kokë më vete, burrë kokë shkretë ,

Jam i brishtë , delikat në dashuri ,

Më mjafton të çaj dru për sobën ,

Pranë zjarrit bubulak si zjarr të rri.

Më mjafton t’a nxjerr vetë verën dhe rakinë,

Të pi shendet për ju trima legjendarë !

Veç paqen dua dhe sytë e saj qelibarë,

Të mbledh në grushte, vesen petaleve në ugarë..

Ditë e natë porta ime është e hapur ,

Për shokë e miq , për udhëtarë ;

Kur dikush prej tyre le në mes një këngë

Mua lotët e mallit më zbresin si ujëvarë…