Jam një djalë hasjanali-Ukshin Morina


E dashur mikja ime Labe, nuk e di e mbase nuk mund ta gëzoj plotësisht zemrën tënde të dhimbsur me këto vargje ngaqë ti meriton shumë më tepër se fjalët që mbeten si yje mes një qielli që bien brigjeve të detit, por më lejo që sonte në mbretërinë e kësaj natë të heshtur të më lexosh mes një hareje të qeshur gëzimi që dimë vetëm unë dhe ti ta jetojmë!
Mbase nuk ka kaluar dhe aq shumë kohë që nga dita kur ma solle poezinë, ndaj dhe sonte më shumë se kurrë e ndjeva nevojën e domosdoshmërinë t’i përgjigjem vargjeve të tua duke shpresuar në mirëkuptimin e çdo lexuesi të dashur e fisnik!

JAM NJË DJALË HASJANALI

Ç’më mundon agu kur bie,
Si kjo fjollë e ftohtë mbi borë!
Kur s’të shoh drita më ndalet,
Qielli i kaltër nis gjëmonë!

Ç’më mundon e vogla ime.
Më atë freski hyjnore!
I rrëmbyer në shpirt i tretun,
Ti më mbetesh mjegullore!

Kurrë me fjalë unë s’të gënjeva,
Ç’është ky djalë ky vagabond?
Dhe kurrë turmat si urreva,
Dhe pse m’thanë është veç një horr!

S’di të vras me puthje, fjalë,
Nëpër udhët e k’tij qyteti.
Veç të qesh me gaz, hare,
Pranë asaj që më buzëqeshi!

Jam një djalë Hasjanali,
Rrëzë Pashtrikut shtëpinë e kam!
Kush me do mirë se të vij,
Dhe pse m’thonë është sharlatan!

Ç’pret e dashur prej së largu,
Eja verë të pimë përherë!
Ta kujtoj ty ëmbëlake,
Fryma jepet veç njeherë!

Pa shikom mua sykaltrin,
Puthmë e dashur si asnjëherë!
Se lart qielli më ka ftuar,
Të jetoj atje përherë!

Ç’natë e bukur kjo hënë vjeshtore,
Me ty pranë moj mike e dashur!
Krrelat bukur m’i ke shtruar,
Sytë e zinj mbi sytë e kaltër !