Jam prej mishi e karboni..!Ardian Muça


Jam prej mishi e karboni..!

S’të ngjis dot moj buk’ e thyer.

Jam prej mishi e karboni..!

Ty me Maja të kanë gënjyer.

Je produkt prej selikoni.

*

Jam shpirt grurë e me rreze.

Nga gurët e dheu i qëruar.

Me djath e qep,kam shtruar meze.

Në mokrën me ujë mali jam bluar.

*

S’të ngjis dot,moj bukë e thyer.!

Të desha bio ,pa pikë hormoni.

Me maja të kanë bymyer.

Nën susam fshihet selikoni.

*

Sa herë të fola, sa herë të fala..?!

Mos më gënje sa herë të thoja.!

Kot që flisja,s’më dëgjohej fjala.

Censurën tënde,s’po e duroja.

*

Nga egoizmi yt,thashë se plasa.

Portës i’a theva çelsin më dysh.

Kush m’i shkuli gozhdët tek kasa..!

Do pyes zemrën,”kush t’ë la t’ë hysh..?

*

S’të fal dot moj buk’ e thyer!..

Janë shumë larg falja e premtimi.

Nuk falen mëkatet duke gënjyer..!

Bekimi i zotit nuk është mashtrimi..!

Per respekt të miqve të artit,te cilêt duan art..!