Ukshin Morina

Jam e mirë moj jam sharmante,
I marr n’ditë më qindra lajke!
Burra t’pashëm me samar,
Vijnë pas meje si hamshorë!
Kur unë hedhi poezinë,
Gjithë njerëzia zgjuar rrinë!
Rrjedhin komentet porsi lumë,
Them me vete e lumja unë!
Mendjendriturit që shkruajnë vargje,
Kanë gazeta e kanë portale!
Ti më qenke moj si sorkadhe,
Shkruake bukur me art fjale!
S’ka rëndësi se ç’ka sjell unë,
Rëndësi ka ky sharm pa fund!
E kam trupin si perri,
Fjalë të ëmbla buzën qershi!
Aman dhe ju mor të uruar,
Respekt ky shumë i tepruar!
Mendja nga koka ju rrodhi,
Si mund bëhët kështu robi!
Po tregohem pak me shpirt,
Frerin po ua heq të ikë!
Që t’lodroni nëpër fusha,
T’hani ferra e gëmusha!…