JAM SHQIPTARE
Këtë emër kurrë se mohoj
Emër i bukur, si shqipja e lirë
Me asgjë në botë se ndërroj
Është i çmuar si perënditë
E, nderuar jam shqiptare
Gjuhën e engjëjve flas, shqiptoj
Ndihem mirë,sot, jam krenare
Gëzuar gjithë shqiptarët uroj
Shqiponja për mbi flamur
Çdo shqiptar feston ditën e shenjtë
Flamuri valon i lirë gjithë nur
NËNË Shqipëri Gëzuar festën
Një mall një peng më ka mbetur
Jashtë atdheut, unë jetoj
Dashuria për atdhe,në zemër ndezur
Këngën e flamurit me zë këndoj
Çdo zemër kurbetlliu djegur
Dhimbja për atdheun nuk pushoj
Dua te kapërcejë male diell yjte
Si, shqipja në flamur të fluturoj”
N@t@sh@ lli@ 27/11/2017.Ora:01:50