Jam vetvetja!-Besnik Memelli


Nuk kam pritur,dyerve të bashkive,

Kam çarë vetë, në rrugën e jetës,

As dyerve të partive dhe qeverive,

Duke i dhënë,përparësi të vërtetës.

As lëmoshë, si kam kërkuar dikujt,

Çdo gjë, e kam ndërtuar me djersë,

Nuk i jam përulur, në gjunjë askujt,

Se kam lënë, të ardhmen të vdesë.

Sot jam ky që jam, jam vetvetja,

S’jam shëmbëlltyrë, e të tjerëve,

Dhe pse maja të larta, nuk arrita,

Jam krenar,i lumtur mes njerëzve.