Jam zhgenjyer-Artan Ballgjini


Artan Ballgjini

Jam zhgenjyer

Jam zhgenjyer shpesh nga ndonjë mik.

Jam zhgenjyer shpesh edhe nga vetja.

Jam zhgenjyer edhe nga një harrim.

Se s’mundi të të nxjerr nga vetja.

Jam zhgenjyer shpesh dhe nga heshtja.

Që s’mësoi kurrë të gënjej.

Jam zhgenjyer jo pak nga dhimbja.

Se tek lotët e saj gabimet e mia gjej.

Jam zhgenjyer për disa hapa.

Që i hodha si një fëmij.

Jam zhgenjyer s’e putha disa ëndrra.

Por realiti me shuplaka më goditi përsëri.

Jam zhgenjyer për gjërat që si pash ndryshe.

Për njerëzit që ndryshe i desha i zhgenjyer jam.

Jam zhgenjyer që kokën pas s’e ktheva.

Për ato që dikurë dorën më dhanë.