Jam”mëkatare e natës”-Marjana Sulejmani


Jam ” mëkatare e natës”

Tej logjikës ka gjithnjë fantazi
Këtë here i them vetes…kërkoje
Sonte. Nxora shpirtin tim shëtitje
Te frymëzohet…qe n ‘krijimet e mia
T’la fjale shpirti, qi t ‘mesin
E jo thjesht krijime, qi t’bajne hije
Përshkruaj e lir…nji moment dashnie
E pasionin e veshi dhe e z’deshi
Si du unë…
Pasioni jem…ka sy jeshil
Ka trup t ‘bukur e t ‘brishtë
Me nji shpirt te virgjër….
Shume here edhe ” provokues”
Por kur m’rrin ne çmenduri..
Përkëdhel me gishtat e tij..
Lakuriqësin e trupit…
E m’ban te ndjej …amësinë e dashnise
Me shije jete…
Me ndjenjën e nezun…m’ban
Qi anrrat e nat’s…t’i jetoj me sy hapun
Kur pasioni kalon kufijt…
Derdhet gjithkund mbi mu…
E une perfundoj e dehuna e tij
Ne extrem nji ” sarahoshe”…e mbrëmjes
Dhe fantazia pyet:
Sa perqindje alkooli…mund t’kete
Nje e tille dashni…???
Sapo mbaron…fillon e esëllt përsëri
Fjalët e kësaj fantazie…unë
S’ja besoj kerkuj…përveç nat’s
Se për mu asht…
” mëkatarja ma e amel…”!! 

About Post Author