Janë do politikanë mercenarë
Të spikatur hyzmeqarë
Lirinë e popullit të vetë
E shesin për para
Po ashtu janë do kryetarë
Të pa parë,dhe pa kararë
Me armikun bëhen vëlla
E për vëllaun bëhen tradhëtarë
Janë do kuazi intelektualë
Do të tjerë më tituj ordinar
Pëllasin pa u ndalë
Nuk e dinë sa shkronja
Alfabeti ka
Akademia me pshurana
Nuk dijnë më shumë se gjëja
Janë do mediume
Me redaktor e gazetar
Do analista shpifës e qyqarë
Na helmojnë me lajme
Të haxhusllëkut pa u ndalë
Janë do mjekë,pa kararë
Nuk të shërojnë pa para
Edhe të vdesish s’kanë gjunah
Janë do profesor universitar
Shesin provime si të pa parë
Prandaj prosperitet shkenca s’ka
Janë do grupe të rinjë
Jetojnë këmbë shtrirë
Nuk punojnë fare
Për jetë më të mirë
Lista është shumë e gjatë
Ore vëlla,prandaj në këtë
Derexhe kemi ra
Kur t’i shembim këta
Liria vjenë vetë në ballë
Nexhat Bexheti