Janko ll. Pali : Feniksi i Himarës Neço K. Muko

Petraq  Pali

… Neço Muko, shoku i paharruar i atit tonë, ka qënë i pranishëm në kujtimet e mia qysh në fëmijëri. Babai e kishte atë pengun e zem¬rës dhe e kujtonte shpesh me shumë dhëmbje, për fatin e keq që e pat ndjekur gjatë gjithë jetës si edhe për vdekjen në moshë të re. Në mëndjet tona, shprehja “i ziu Neço”, të cilën im atë e përdorte shpesh¬herë, ka mbetur jo vetëm si një fjalë tepër mallëngjyese e plot dhëmbje që përdoret zakonisht në fshatin tonë për dikë që ka shkuar në atë jetë, por edhe si përfytyrimi tragjik i një jete të këputur brutalisht në mes, në lulen e moshës. Sepse Neço Muko kish qënë për të një shok i ngushtë i rinisë, jo vetëm në vitet e mërgimit por edhe më pas, përherë, gjersa e mori vdekja aty, përballë detit dhe aromës së agrumeve të Himarës…

Ishte kjo arsyeja pse kujtimi, zemra, ndjenjat, poezitë dhe këngët e Neço Mukos ishin përherë të gjalla në mbarë familjen tonë. Në shtëpinë tonë në fshat, ishte bërë një ritual i këndshëm vënja e grama¬fonit Pathé me pllakat e Neços. Babai e kurdiste atë lehtë e me kujdes, sikur të kishte në duar gjënë më të çmuar të jetës së tij dhe pastaj shtëpia mbushej nga jehona e këngëve të tij. Meloditë ngazëllyese dëgjoheshin gjer jashtë e njerëzit ndalnin këmbët për të dëgjuar pakëz nga pllakat (disqet) e tij, nga ato këngë të mrekullue-shme që nuk vdisnin kurrë e që njerëzit vazhdonin t’i këndonin në dasma e ahengje.

I ndjeri im atë, gjatë gjithë jetës së tij, çdo gjë që kish të bënte me Neço Mukon e konsideronte thesar dhe e ruante me fanatizëm të pashoq. Ai donte ta mbante atë përherë pranë vetes, të gjallë, të hij¬shëm e të pavdekshëm edhe pse, shteti totalitar, e kish lënë në heshtje duke e harruar qëllimisht. Ishte kjo arsyeja pse ai, herë pas here i kthehej kujtimit, jetës dhe krijimtarisë së Neços duke përkthyer mjaft poezi të tij nga greqishtja, duke shkruar kujtimet e tij e duke krijuar një fond të posaçëm arkivor për të…

Me bindjen se do të vinte një ditë që “Feniksi i Himarës” do të ringjallej përsëri e drita verbuese e artit të tij do të bëhej e njohur e do ndriçonte në mbarë Shqipërinë, atdheun e tij që ai e deshi aq shumë, im atë bëri tentativat e para për të hequr nga jeta dhe krijimtaria e tij pluhurin e viteve, por diktatura nuk e lejoi atë gjë. Biografitë e të dyve, njeri i vdekur e tjetri i gjallë, kishin “njolla”… Megjithatë, gjatë viteve tetëdhjetë, im atë kërkoi dhe gjeti mbështetje për ekspozimin e disa aspekteve të veprës e tij nga intelektualë të Bregdetit si: Vasil Qesari, Harilla Panajoti, Spiro Gjikondi, Kozma Vasili, Lefter Cipa e ndonjë tjetër, të cilët mundën të botojnë e të shkruajnë aq sa e lejonte koha, ndërkohë që dorëshkrimi i tij i plotë për jetën e Neço Mukos, u shfrytëzua nga një krijues i cili, paturpësisht, i mohoi autorësinë duke e quajtur krijim të vetin…

… Siç thashë edhe më lart, çdo gjë që kish të bënte me kujtimin e Neço Mukos, çdo relikë e tij, në shtëpinë tonë ishte e shenjtë. Im atë, Janko Ll. Pali (Mesues i Merituar) ruajti me përkushtim e pasion të paparë si një thesar të rrallë, të gjithë dorëshkrimet orgjinale të tij, të cilat sot i ruajmë ne, bijtë e tij (me përjashtim të disa dhjetrave disqeve, të cilat u grabitën gjatë emigrimit tonë). Duke botuar sot këtë Monografi të shkruar prej atit tim për artistin e shquar e të paharruar të Bregdetit të Himarës, Neço Mukos, të cilin ai s’mundi ta botonte në të gjallë të tij për arsye “biografike”, unë kam kënaqësinë dhe obligimin e madh shpirtëror të plotësoj një Amanet të Madh të tij…

Petraq J. PALI

USA

6 shkurt 2004

Disa fjalë për Neço Mukon e këngën e tij,

mikun e tij stoik Janko Palin

dhe nënën time, Teftën

Kontributi muzikor i Neço Mukos shquhet në dy drejtime: për krijimin apo përshtatjen e këngëve të lehta të mbështetura në

traditat ndërkombëtare (së shumti greke dhe franceze) dhe për lëvrimin e stilizimin e këngës popullore polifonike himariote brenda kuadrit tradicional, duke i dhënë kësaj kënge një pamje të dallueshme e të veçantë. Ndër burimet muzikore mbi N. Mukon dhe këngën e lëvruar prej tij, janë regjistrime të këngëve folklorike polifonike (tri dhe katër zërëshe) të kënduara nga Neçoja dhe tre këngëtarë të tjerë himariotë, Koço Çakalli, Andrea Bala dhe Pano Kokëveshi, të bëra në Paris në vitet 1929–30. Po të kësaj periudhe e të njëjtit koleksion diskografik janë regjistrimet e Tefta Tashkos, Tulla Paleologut e Kleo Georgas, me ose pa grupin himariot të udhëhequr nga N. Muko. Ndërsa repertori i këngëve folklorike himariote dhe kultivimi që i bëri Neçoja atij është unikal në llojin e vet, repertori i muzikës së lehtë, i përshtatur përsëri nga Neçoja në regjistrimin e këngëtarëve të mësipërm, të shoqëruara me piano dhe në violi, ka mjaft tipare të përbashkëta me këngët/serenata korçare. Shembull kuptimplotë i kësaj pike takimi mund të jetë kënga “Korçarja e bukur.”

U ballafaqova me këto regjistrime për herë të parë në Himarë në sajë të Spiro Çakallit, por mjaft më të plotë, bashkë me Spiron, morëm informacion mbi Neçon dhe bëmat e tij në shtëpinë e Janko Palit, në Qeparo lart, Himarë, në fillim të viteve 1980. Janko Pali, që në vitet 1920-30 kishte qënë mik i ngushtë me Neçon, për disa dekada në vitet e pasluftës bëri detyrën e mësuesit në Qeparo e përreth. Informa¬cionin që mora prej tij, i bazuar ky mbi një material të pasur faktik e hulumtues, i ruajtur e sistemuar sipas kodeve e normave arkivale, e për më tepër i shoqëruar me episode jetësore të rrëfyera drejtpërdrejt nga goja e tij, do të plotësonte më së miri atë kuadër aq të nevojshëm mbi vërtetësinë e të dhënave mbi Neçon.

Në një nga këto biseda në shtëpinë e tij, më 11 gusht 1982, barba Janko më rrëfen: “Neçon e kam njohur në vitin 1925. U bëmë shokë të ngushtë. Në 1927 u ktheva përfundimisht nga Franca. Edhe Neçoja kishte qënë në Francë në periudhën kur isha unë. Shkollën e mesme e bëri në Greqi. Punoi si mekanik nëpër anije të ndryshme dhe i takoi të udhëtonte gjatë. U sëmur dhe u kthye në Sarandë. Atje filloi të merrej me muzikë.” Më pas, barba Jankoja nxorri nga sepetja e dho¬mës së bukës nota muzikore të disa këngëve greke e franceze dhe shtoi që “këto i ka kopjuar vetë Neçoja me bojë shkrimi, thjesht për kënaqësinë e tij për t’i ekzekutuar me mandolinë.” Këngët ishin të përmbledhura në një album të lidhur me shumë kujdes nga vetë Ne¬çoja. Midis tyre lexoja (në fakt m’i përkthente Barba Jankoja sepse titujt ishin në greqisht dhe unë nuk kuptoja): “Nën tingujt e kitarës” – kënga e vjersha N. Muko; “Në valët e Jonit” – kënga e vjersha N. Muko; “Kurbeti” – kënga e vjersha N. Muko, “Vajza e stuhisë” – muzika Saqellariu, e shqipëruar nga N. Muko. Ndërsa kënga “Shpre¬sat dhe ëndërrat” ishte përkthyer fjalë për fjalë nga greqishtja. Pashë edhe të tjera këngë. Kaligrafia e notizimit ishte me të vërtetë e bukur ndonëse kishte gabime vlerash të notave. Mes notizimeve kishte dhe mjaft syresh që mendoj nuk duhet të ishin të shkruara nga Neçoja, pasi shihej ndryshimi i notëshkrimit. Albumin e shoqëronin dy disqe me këngët “Tirana” dhe “Saranda” të regjistruara në Paris. Barba Janko më ofroi t’i hedh një sy edhe radhorit të tij personal, ndërsa ç’i përkiste bllokut të shënimeve të Neços, “atë” – më tha, ma dhuroi vetë ai më 1927.” Ndërkaq, shprehu me pak sa zemërim faktin që shkrimin e tij për jetën e Neços ia kishte dhënë të nipit të këtij të fundit, Kiços, që jetonte në Tiranë dhe që kish dy muaj që kish vdekur, dhe që ai shkrim u botua në Nëntori nga Andrea Varfi ku emri i Janko Palit nuk përmendej si autor.

Pas një viti, d.m.th. më 30 korrik 1983, u ngjita përsëri në shtëpinë e Janko Palit në Qeparo lart. Këtë radhë isha bashkë me Spiro Çakallin. Na shtroi një drekë shumë të shijshme të servirur me shumë kulturë, siç i thoshim ne atëherë, ku më ranë në sy jo vetëm takëme të bukura e të shtrenjta, me dy disa lloj pjatash (për supë e për gjellë, për ëmbël¬sirë dhe për fruta), lugë, pirunj e thika mbase argjendi, por edhe inter¬vali dhe shërbesa nga e para tek e fundit bëhej me ritmin e tretjes së ushqimit. Më pas Janko Pali na shpjegoi: “Kënga Shqipëria,” me të cilën hapej katalogu i këngëve të regjistruara në Paris më 1929–1930, kënduar nga Koço Çakalli dhe shoqëruar me piano e një violi, “është marrë nga Neçoja nga një libër me këngë franceze, dhe kjo këngë është notë për notë e ngjashme me këngën Valencia, qytet në Spanjë. Neçoja i vuri fjalët e tija mbi muzikën origjinale të autorëve Lucien Boyer (fjalët) dhe José Padilla (muzika).” Veç repertorit të regjistruar në 33 disqe në Paris, N. Muko shkroi edhe tri opereta (shfaqje te tipit të estradës) me titujt “Marrëzia e përgjithshme” (1923), “Orsa–Forca”1 (1929) dhe “Zonja shërbëtore” (me një akt). Këngët që përfshiheshin në këto opereta/estradë dhe aq më tepër ato që përfshiu në grupin koral të shoqërisë “Miqtë e dëfrimit,” apo PIF–PAF, ishin krejt të tijat dhe një pjesë e mirë nisën të këndohen në gjuhën shqipe (veç greqish¬tes). “Sarandita,” për shembull, pavarësisht nga origjina e bazuar mbi një melodi të lehtë të huaj, mori karakterin e hovit e temperamen¬tit shqiptar. Në këtë drejtim Neço Muko së toku me Thoma Nasin mund të konsiderohen si pionierët e këngës së lehtë shqipe, këngë e cila huazoi nga ajo e huaj tipare të veçanta, midis të tjerave, sentimen¬talizmin, për ta shndërruar këtë në dimensione shpirtërore vendase, d.m.th., duke i dhënë më tepër karakter shoqëror se sa individual.

Prirja kryesore e Neços në fushën e muzikës së lehtë ishte adap¬timi, përshtatja, në mënyrë që kjo gjini të bëhej pronë e muzikdashësve të Bregut. Neçoja kishte veti natyrore ta riprodhonte një këngë të re me një të dëgjuar, të themi, në koncertin apo programin e radios së një nate më parë. E transkriptonte më pas atë dhe në ndonjë rast e përkthente në shqip. Prandaj, është e natyrshme që meloditë e tij shpesh të ngjanin me këtë apo atë melodi greke (si rasti i këngës “Sorkadhja e malit” ku motivi shëmbëllen grek pasi vargu i fundit përsëritet ashtu si në këngët greke), por edhe këto, në fund të fundit, ishin huazuar nga jashtë Greqisë. Dinamika që Neçoja u dha shfaqjeve tip–operete apo këngës tradicionale himariote, gjë që vërehet qartë edhe nga regjistrimet në disqe, është një fenomen i mirëfilltë transfor¬mues, unik e krejt i veçantë, ku ai ka vulën e tij në historinë e muzikës shqiptare. Edhe pse kënga tradicionale polifonike himariote dhe kontributi i Neços në të nuk ka të bëjë me këngën e lehtë, është pikë¬risht N. Muko ai që i mishëroi në qënien e tij të dy këto drejtime, mishëroi atë stil vetjak që i jepte rëndësi interpretimit të gjallë muzikor, improvizimit të çastit, trajtimit të muzikës si përvojë të gjallë jetësore. Prirja novatore e Neços u shqua në ndikimin që ai la në muzikën tradicionale të krahinës së tij, Himarës. Ai njihet nga vendasit, por dhe tërë Labëria, si pasuruesi i këngës shumëzërëshe polifonike himariote. Tipari krijues i tij ishte që asaj pjese të këngës labe të identifikuar tanimë si himariote, t’i jepej më shumë lëvizje e zhdër¬vjellësi, ëmbëlsi dhe muzikalitet. Pra, e bëri këngën himariote të dallohej nga ajo gjirokastrite e vlonjate të cilat përçojnë lëvizje më të përmbajtura, tone më epike dhe impulse ritmike më të forta. Zërin e tretë, hedhësin, N. Muko e veçoi dhe e bëri funksional, duke e vendosur shpesh në marrëdhënie intervalore terce. Tipi i “ri” himariot nisi të njihej, siç e përshkruan J. Pali, si “avaz himariot” dhe u pasurua më tej edhe nëpërmjet përshtatjes e lëvrimit që Mukoja i bëri disave prej tyre nëpërmjet shoqërimit instrumental muzikor. I tillë ishte rasti i këngës “Llaj Çobani.”

Shkrimi i kësaj Parathënie m’u porosit nga Petraq Pali, djali i Janko Palit, i cili më krijoi privilegjin të kujtoj këtu jo vetëm takimet e paharruara me t’atin e tij, por të përfshij edhe ndonjë kujtim tjetër siç janë bisedat me dëshmitarin e gjallë të viteve 1929–30, Pano Kokëve¬shin, ku tema kryesore do të ishte Tefta, nëna ime, e cila jetoi ndoshta çastet nga më interesantet e jetës së saj si pjesëtare e regjistrimeve me grupin himariot të udhëhequr nga Neçoja. Në librin “Tefta Tashko–Koço dhe koha e saj,” (Dituria 2000), kam përshkruar copëza jete të Teftës dhe grupit himariot të N. Mukës në Paris, të treguara këto pikërisht nga anëtari e këtij grupi, hedhësi i këngës – Pano Kokëveshi. Të më fali lexuesi që në këtë Parathënie po hap një parantezë për Teftën, por ja që historia e regjistrimeve himariote të viteve 1929-30 është e lidhur edhe me emrin e Teftës. Është shkruar shpesh që një nga momentet më të shënuar në jetën e Teftës ka qënë kur ajo ishte ende 19-20 vjeçe dhe ftohet në Paris më 1930 nga Neço Muko e grupi polifonik himariot, për të regjistruar me pjesëtarë të këtij grupi këngë solo apo duete të muzikës së lehtë, shqiptare dhe të huaj. Duke qënë që kjo ngjarje e këto inçizime i përkasin kohe më parë (viteve 1929–30) ka patur edhe plot hamëndje e historira lidhur me këtë eveniment. Pano Kokëveshi që ishte një nga këngëtarët e grupit e takova disa herë në Himarë dhe kjo që vijon është një nga bisedat me të ku mbajta dhe shënime:

“Më 1930 shkuam nga Himara në Paris një grup më i madh; Neçoja, Koço Çakalli, unë, Andrea Bala, ndërsa Mitro Rumbo nga Përmeti nuk erdhi këtë radhë. Se ku i kishte marrë adresat Neçoja nuk e di, por di me siguri që më 1930 i bëri letër Llambi Turtullit në Milano dhe Tefta Tashkos në Montpellier të bashkoheshin me ne në Paris më 1930. Veç këtyre u bashkua edhe Kleo Jorga, edhe kjo me banim në Paris. Kur mori vesh për mbërritjen tonë, Tefta u nis menjë¬herë nga Montpellier, vetëm, që të na takonte në Paris. E ëma dhe veçanërisht Lekoja (i vëllai) u treguan të gatshëm t’i jepnin leje duke i thënë: – Patjetër të shkosh e të punosh me muzikantë të ardhur nga Shqipëria. Tefta u paraqit në zyrën e firmës Pathé dhe pasi pyeti nëse kishin ardhur disa shqiptarë për të regjistruar këngë, i thanë që ishin poshtë në sallat e regjistrimit dhe e lejuan të takohej me ne. Mbaj mend se si u shpreh ajo: “Sa e lumtur jam që do të këndoj me patriotët e mi shqiptarë” [Këto sipas Panos ishin fjalët mot à mot të Teftës]. Neçoja, që si duket e njohu sipas fotografisë që kishte, e përqafoi. U përqafuam të gjithë si motra me vëllanë. Grupi qëndroi dhjetë ditë në Paris dhe Tefta erdhi katër ditët e fundit. Në fillim regjistruam këngët tona pa shoqërim, pastaj ato me të tjerë këngëtarë dhe me shoqërim. Të nesërmen bëmë një darkë.” Pas pyetjes time nëse Tefta ka qënë në Sarandë për varrimin e Neço Mukos më 1934, Panoja m’u përgjegj: “Nuk kishte se si të ishte në varrimin e Neços sepse në atë kohë ajo ndodhej në Paris me studime. Dy-tri herë më ka pyetur Hysen Filja nëse kishte rënë gjë në dashuri Tefta me Neçon dhe unë i thashë që si ishte e mundur të ndodhte një gjë e tillë kur gjithsej qëndruam vetëm katër ditë bashkë dhe mbasi inçizonim tërë ditën, në mbrëmje përsëri dilnim bashkë e shëtitnim, bile një herë erdhi me ne dhe Kleo Jorga.” (Bisedë në Klubin e Himarës, me nga dy gota fërnet dhe limonatë secili; 7 gusht 1982).

~ ~ ~

Janko Pali në kujtimet mbi Neçon nuk bazohej thjesht mbi kujte¬sën e tij, mbi ngjarje që kishin ndodhur kaq kohë më parë të cilat me kalimin e kohës edhe mund të zbeheshin apo të humbnin vërtetësinë. Të qënit e një njeriu me kulturë të vyer, J. Pali jo vetëm konsultohej me materiale të shkruara të Neços, të cilat ai kishte privilegjin t’i posedonte, por bazohej edhe në shënimet/ditar e tij që kishte mbajtur me dekada të tëra. Veçanërisht me vlerë janë përkthimet në shqip të poezive të Neços të bëra këto nga J. Pali nga gjuhë të ndryshme, kryesisht greqisht. Ky bagazh i akumuluar ndër vite e bënte J. Palin të ishte i matur në gjykime e vlerësime duke luajtur kështu rolin e një kronisti autentik, të kthjellët e pa pasione. Sigurisht, duke patur parasysh kohën kur i hodhi përfundimisht në letër kujtimet mbi Neçon (1976), në to ekziston edhe një fill përshkues i “prudencës” ideologjike apo i kujdesit “profilaktik” (Lenini, “sulltani matjan”) që “për çdo rast” punimi të ishte “korrekt” e në përputhje me kërkesat e kohës. Nuk ishin të paktë shkrimtarët e periudhës së pasluftës që mbruheshin me këtë lloj vetkontrolli apo vetcensurimi.

Edhe pse afro gjysmë shekulli që nga vdekja e Neços, Janko Pali rrëfente për të sikur ngjarjet të kishin ndodhur vetëm pak kohë më parë. Monografia mbi N. Mukon (1976), për bindjet e mija, është punimi më autentik e i vërtetë për ligjëruesin/këngëtar të Bregut. Me njohuritë që kam, kjo është e para monografi e shkruajtur për Neço Mukon, edhe pse të tjerë artikuj e libra u botuan për të pas kësaj, të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga ky punim, të shfytëzuara me lejen apo pa lejen e J. Palit. Të vjen keq që mjaft autorë shkrimesh, padyshim dashamirës të Himarës dhe Neços, nuk respek¬tuan mundin dhe integritetin e një njeriu kaq fisnik si Janko Pali edhe pse Mësues i Merituar, dhe kjo vetëm e vetëm se ai jetonte diku i veçuar, majë malit e jo në kryeqytet, por ama i rrethuar me libra në gjuhë të ndryshme, radhorë, pllaka gramafoni e kujtime. Ai jetonte në një botë krejt të veten dhe vështronte botën tjetër përqark, deri thellë në Himarë, me një buzëqeshje të hidhur, mbase përthithur nga teoria filozofike e të tërhequrit në vetvete (rassegnazione). Mono¬grafia mbi Neço Mukon, e cila po gjen dritën e botimit vetëm tani në dekadën e parë të shekullit XXI, do t’u tregojë shqiptarëve se nga ç’burim e kanë origjinën shumë shkrime mbi jetën dhe veprimtarinë e Neço (H) Mariotit.

Eno Koço

Leeds, 7 shkurt 2004

2

PAK FJALË PËR NEÇON!

– Biografi e shokut tim të paharruar Neço Kristo MUKOS!

Nga Janko Ll PALI, bashkëkohës dhe mik e shok i ngushtë i tij.

(Fletore 92, viti i shkrimit Prill 1976,

shënim Petraq J. Pali, i biri.)

About Post Author