Janko Pali-Arkivi i Isopolifonisё Shqiptare


Arkivi i Isopolifonisё Shqiptare

Janko Pali

Emer, Mbiemer: Janko Pali Vendi i Lindjes : Izmir

Data e lindjes: 20/07/1900 Data e vdekjes: 12/09/1994

Pershkrimi i jetes: Janko Pali eshte autori i monografise kushtuar kengetarit te shquar te Himares, Neco MUKOS > > Lindi, aty, ku kishin shtegetuar me pare, prindet e tij dhe i vdiqen nje vella me i madh (Pilo) dhe babai (Llambro). Ata, vdiqen pikerisht nje vit pas njeri tjetrit, kur Jankoja, ishte vecse 10 muajsh.

Vegjeline e kaloi jashte shtetit, ne Greqi dhe ne France, veshtiresite e kaliten , e brumosen, i dhane filozofine e jetes. Ai kishte pasjone patriotike te zjarrta. > Gjate gjithe jetes tij ai punoi, shkroi, lexoi,perktheu e trajtoi bema, histori, monografi, tekste ne menyre te vecante fjalore si ai “Shqip- Frengjisht”, nje veper e vertete, prej mijera fjalesha por qe nuk ja botuan se “dikush” tjeter meret me te! > Edhe pas daljes ne pensjon, etja e tij per dije nuk shteron. Zoteronte Anglishten, frengjishten,Esperanto,Italishten, Spanjishten, Greqishten, Rusishten, deri diku dhe Gjermanisht. > Ishte nje krye famijlar virtuoz. Me 1900, kthet ne fashatin e tij se bashku me nenen, kur vendi yne, ishte nen sundimin e Perandorise Turke. > U rrite e hyri ne shkolle, shkolle qe atehere ishin ne Bregdet, te gjuhes greke ( sipas propagandes se Patrikanes). > Me 1912 megjithse me rezultate te mira, perfundoje shkollimin 7 vjecare dhe nuk pati asnje mundesi ekonomike te vazhdonte me tej, pasi Ballkani ishte ne nje luftim te ashpert, dhe kur shkollat qene te mbyllura per shkak te luftes.

Qendron i pa pune gjat viteve 1912-13 deri sa angazhohet si cirak sholleberes, ne dyqan te ish Kico Saves. > Ne Qershor 1914, i pa pune ne fshat, vendos te emigroje. Largohet nga vendi, e shkone ne Athine, ku ne ate kohe kishte xhaxhallaret (kushurij te babes) me pune te ndryshme. U semure nga zberthimi i kyceve te kembeve (pllatipodhi) .I semure u largua nga puna , ne Mars a Prill te 1915, u kthye ne shtepi. Pasi gjendja shendetsore u permisua dukshem, me ndermjetesine, kesaj rradhe te xhaxhait nga baba, Leonidha Palit, shkoj ne Pire, si nxanes teknik ne Oficinen e trenave te Greqise te linjes Pire-Llarisa-Kufi. Aty u rregjisitrua dhe ne shkollen Profesionale, naten, bashke me shokun e mikun tij, te tere jetes, Neco Muko, nga Himara. Me pase, mbetur pa pune, ne Nendor te atij viti(1915), shtrengohet te lere dhe shkollen, e te shkoj ne Llavrio, ku u futet si ndimes-farketar ne Oficinen e shoqerise Frenge te minierave greke. Qendroj aty(Llavrio), si i tille, deri ne qershor te vitit tjeter (1915) dhe kthehet perseri ne Pire. Punon aty deri ne maj te 1917, kur, shtrenguar nga urija, qe asokohe i ish imponuar Greqise, se mbante nje politike jo ne favor te Aleateve . Me 1916 rregjistrohet ne Konsullaten frenge te Frances ne Pire, per te shkuar ne France.

Ne France, qershor te 1917, angazhohet si ndihmes-mekanik, ne Marseje dhe punone ne ndermarjen e madhe, A. Gramon-it ne Pont de Cheruy, afer Lionit, per afer 10 muaj. Ne shkurt te vitit 1918, me interesimin e nje shoku grek, qe kishte njohur ne Pont-de-Ceruy, Thanas Koropuli, shkone ne Paris. Njekohesisht, iken nga Bullonja dhe shkon ne qytetin e Sent-Etjenit, qendroj atje ne lagjen Kodoshode, filloj pune si shenjues ne Uzinat “Leflev”. Shperblimi i paket qe paguhej ne ate bastin te Luar- it dhe jo me prespektive te mund t’i beja balle jeteses, i mbush mendjen (ndoshta dhe nostalgjia) te kthehet perseri ne Parise, qytetin e quajtur “Qytetin Drite”. Keshtu qe, mbasi ndrroj shume vende pune, bie se fundi ne Uzinen “Salmson” dhe atje nuk luajti me, deri diten qe u largua perfundimisht, me gjithe c’kisha, nga vendi i Galeve ne vitin 1928. Largohet nga Parisi mbasi jetoi ne te, qysh nga shkurti i 1918, deri me 4 tetor 1928. Iken nga Franca, ne Pire me 8 tetor dhe takone xhaxhane, Leonidha Pali . Udhetone neper Greqi, per t’u kthyer ne atdhe, me 17 tetor. Me 20 tetor 1928 fillone serish detyren e mesuesit. Ketu sipas shenimeve qe ka lene pase, thote, se ka qene mire, i kenaqur me detyren e re, e cila e ngre nga gjendja prej puntori te krahut. > Kenaqesia, e tij shprehet kur arriti te behet nenepunes brenda ne shtetin e tij(Shqiperine). E gjithe kjo pate ndodhur pasi qe kurbeti i neveriteshem i kish henger 14 vjet te pa hire, ndonse here pas here i shkonte neper mend, c’fare kisha lene mbrapa si vende me horizonte te hapeta, si shoqeri, si argetim, per te cilat nje nostalgji e forte, diku – diku e bente te regretoj castin deciziv, te vendose te i hedhe te gjitha ato mbrapa krahut dhe te zgjidhe problemet e jetes, ashtu sic beri ne vendin e tij- ne Shqiperi. > > -Koha e sherbimit si zyrtar Shteteror deri me 1939 > Fillon pra detyren si mesonjes ne klasat e para te fillores. J. Pali, filloi te marr persiper edukimin e filizave te njome te rraces e te kombit tone. Sherben me shume pasion dhe derdh te gjitha mundesite, i jepet detyres pa kursim, studimit te materialeve te ndryshme per te mundur te behej nje edukator i mire dhe te nxjerre, nxenes te zote e te afte. Nxenes, t’i sherbejne edhe jetes se tyre po dhe shoqerise, ku do thireshin te sherbejne kur do ju vinte koha edhe atyre te jepnin nga diturit e marra ne klasat e para. Ne kete rruge fisnike ai u pri nga aksioma “Edukuesi edukon veten”. > Thirret me 1932, te kryej sherbimin ushtarak ne shkollen e Oficerave te Plotesimit ne Tirane, bashke me nje sasi te madhe shokesh te tjer. E ndjek ate periudhe, gradohet aspirant ne rezerve te ushtrise shqiptare. Pate kaluar atje dymbedhjete muaj sherbim ne seksionin e xhenjos, per t’u specjalizuar me pase ne nderlidhje, si radjo- telegrafist. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak, kthehet perseri ne detyre dhe ushtron klasat si mesonjes . > Mungesa e teksteve ate kohe i ngre ndergjegjen, e pergjegjesin morale duke e detyrua t’e kopjoj shume tekste shkollore, te marra edhe nga literatura e huaj .Bashke me ato kopjime, njekohesisht merrej edhe me studime tekstesh te ndryshme, tekste qe ose i pata gjetur ne Shqiperi, ose i kerkonte t’ja dergonin nga Greqia, Franca e Svicera. Vendos, me 1935 te shkoj ne Elbasan, ne shkollen Normale, te beja provimin e aftesise Pedagogjike per te vertetuar aftesin per te qene nje edukator i mire dhe i pershtatshem per te edukuar brezin e ri. > Pas nje qendrimi atje me se nje muaj, dhe mbasi jep provat e caktuara ne te gjitha lendet qe jepeshin ne ate shkolle, per te qene mesues, fiton provimet, e kthehet ne fshat, duke u caktuar krye- mesues, merre dhe pergjegjesine e shkolles dhe ushtrimin ne klasat me te larta. Gjate kesaj kohe qe ushtron detyren, ndjek edhe politiken e kohes, per te bere nxanesit te arrinin te kuptonin c’fare demi kishte kombi yne me sherbimet fetare qe beheshin ne gjuhen greke. Keshtu qe i irrituar nga ky fenomen i mbetur, tenton qe disa gjera: mesha si p.sh: > “Apostulli” dhe “Pistevo” dhe “Pater-imon” te thoheshin gjate meshes ne gjuhen tone, amtare, shqipen. > Mirepo rryma e forte pro greke e fshatit, i del kunder dhe nuk arrrihet sukses, por perkundrazi fiton nje antipathi dhe sulmohet e vihet ne shenjester. Kjo, ka qene me vone nje nga shkaqet per te cilen ne kohen e okupacionit grek, te vendit te akuzohet si anti- grek, dhe te largohet me dhune gjat kohes qe greket qendruan ne jug te Shqiperise, si pushtues me 1941. > — Koha e sherbimit gjat okupacionit (1939-1944) > > 7 Prilli i vitit 1939, e gjene me 19 shoke te tjere nga fshati, si vullnetare kunder invadimit te Italise fashiste. Qeveria ne ate kohe organizon nje koloni femijesh nga te fshaterave te Bregut, ne “Ujin e ftohet”,Vlore. Caktohet si shoqerues te tyre me nje grup arsimtaresh nga Bregu, te ngarkuar me detyren e edukatorit. 30 per 100 femije midis tyre dhe mesuesin e Bregut, Janko Ll Pali. > Ne Maj te atij viti, te gjithe arsimtaret e Vlores, 45 ne numur, urdherohen te shkojne ne Tirane, ku mekembesi i Mbretit i kerkon. Te organizuar shkojne te gjithe aty nga gjithe Shqiperia per te marr pjese ne ceremonine e varrimit te eshtrave te poetit tone te madh Naimit, te sjellura nga Stambolli. Mesonjesi i Bregut Janko Ll Pali, u zgjodh nga nje perfaqesi, per te folur ne lidhje me rendesine e kesaj ceremonie. Ai, flet disa fjale te shkruara per te lavderuar dhe nderuar kujtimin e birbilit te Frasherit, dhe, t’ia uroje tretjen e eshtrave ne balten e dheun tone, per te cilen e kish brejtur malli gjithe jeten, perfundoje duke thene i lehte dheu i tokes meme dhe qofte kujtimi i tij i paharrueshem ! Ne vere te viti (1940)per femijet e fshatit Himare, organizohet ne Spile, nje koloni e vogel prej afro 40 femijesh, nen kryesine e Karabinjerise, urdherohet te shkoj si Drejtor administrator honorar, ne ndihme te kolegeve, F .Veizaj, M Veizi dhe A.Zoto, ne ate kohe studente, ne Normalen e Elbasanit. Grumbullohet me me se 700 intelektuale, te konsideruar Inteligjenca Shqipetare, midis tyre dhe mesonjesi i bregdetit, Janko Ll Pali, ne Durres. Me ane te nje letre drejtuar komandantit te karabinjerise ne vere te vitit 1941, refuzone ngarkimin qe donte t’a bente si administrues, i nje tjeter kolonie femijesh. > Me 3 mars u shperngulet me civilat shqipetare, ne kampin famekeq te Koqinjase ne Pire.Kampi i Koqinjase, ne ate kohe ka rrefyer, Janko Ll Pali , aty mbushej e aty zbrazej !, me rober civila qe vinin nga te gjitha ekstremitetet, e shtetit grek. Aty thote ai, pashe qe kaluan mijra kufitare (akrites) nga Maqedonia, nga Thraka, por sidomos nga Cameria, krahina Shqiptare. Burrat came, te cilet nuk gezonin besimin tek gerkerit, i shperngulen, disa ne iternim ne kampin famekeq te Koqinjase, ne Pire, disa ne Pillos, disa ne Mitelini, te mbeturit merreshin gjoja si besnike, te sherbenin ne ushtri po ne sherbim pa pushke! Me mijera te tille Camer, u paten zene syte dhe i torturonin, shume prej tyre i kane lene kockat e tyre neper kampet e burgjet, tregonte J.Pali. E sa e sa te tjere ashtu vazhdon rrefimin e tij mesonjesi Janko Ll Pali ne kujtimet e tija ! Fundi, me daljen e Gjermanise ne lufte kunder Greqise me 6 Prill 1941, pikerishte dhe kur u be dhe bombardimi i madh i limanit te Pireut, dhe kur trupat greke filluan te zbythen ,perpara sulmit Gjerman, filloi edhe tek roberit te rritej shpresa se do cliroheshim dhe ashtu u ndodhi ,.Me daten 25 Prill, komanda e kampit filloi te leshoje te lire, te gjithe ata qe do kishin njerez te tyre te afert ne Athine, a ne Pire. Nga kjo gjendje e krijuar, perfiton edhe Janko Ll Pali, e dele i lire, por kurr s’besoje qe me daljen ne rruge jashte kampit, kish mbarruar per gjithmone rroberimi i tij, prej grekerve ! Njekohesisht edhe dalja e lire e rrugetimi, tani paraqiste shanse te mira realizimi te deshirave. Keshtu u nxite ai, qe te largohej, dhe u nis andej per ne Patre, del ne Krioner te Mesollongjit, aty me disa makina ushtarake, mbrrijn ne Agrinjo, ku gjen edhe te tjere shqiptare, kusure-medhenj, sic eshte shprehur ai. Me ata qe ktheheshin po ashtu nga Internimi a kush e di nga ? Keta, sidomos Camer, ishin pjese e atij eksodi te madh, qe bene greket gjat luftes per kunder asaj popullate allogjene te vendit te tyre, e cila hoqi te zit e ullirit (shenime te tijat). Me daten 30 Maj 1941, shkon ne nje restaurant te hotelit dhe drekon me Pano Qesarin, qe te ky te nderhyj te nje shok i tij per t’a nisur ne Delvine, me pase ne Sarande e mbrrin ne Vlore. Ky eshte dhe momenti me kulminant i jetes se tij, mbetur nga dorshkrimet thuhet “I mallengjyer fort se fundi, do te gjeja tashme nje qetesi shiprtnore, qe me kish pase munguar gjat largimit tim, erdha ne shtepi i lumtur qe i gjeta te gjithe mire, ndonse, per arsye te lufte,s kishin pase kaluar dimerin neper shpella dhe jashte banesave. Shtepine e gjeta ne gjendje jo te mire, se pse bombardimet ne gjitoni ja kishin bere catine shoshe .” Me nje dhjetor te 1944, i lind nje djale tjeter Petraqi, emer qe i j’a vuri kushuriu, Filipi, si kujtim i vellaut te tij Petro. Kthimi i tij ne fshat pas internimit, qershor 1941, e bene te lakmoj qendrimin ne Shqiperi, ne qetesi dhe afrohet te gjithve me nje qendrim neutral, si zyrtar vetem karshi organeve te pushtetit dhe organeve te mbajtjes se rregullit. Fillon menjeher nga ushtrimi i detyres se mesuesit, ne Himare fshat, deri ne qershor 1942, prill 1943. Pikerishte, deri kur nje auto-kollone ndeshkimi italjane, prej afer 1000 ushtaresh, shkon ne Himare, dhe arreston ne shkolle ate me kater shoke te tjere, Mali, Deda, Kapetani, K Gjini. — Koha nga clirimi deri ne daljen ne pension (1944-1964) Shenimet e lena tregojne se: “Se fundi lufta mbaroi, bashke me te dhe boshti Rome-Berlin-Tokio, e humbi luften duke u dorezuar i fundit Japonia, mbasi shijoi mbi kurriz plasjen e hatashme te te pares bombe me atom, nje shpikje qe nderon mendjen e njeriut, po qe e perdorur per qellime shkaterrimi , tronditi Boten me gjithe demet super kolosale qe ishte ne gjendje te shkaktoje ajo (bomba) .! Vendi yne i cliruar ne nendor 1944 dhe ndodhej i shkateruar. Pushteti i athereshem i ngritur gjat luftes Nac. Clirimtare, ndodhesh perpara problemesh te medha, e te ngaterruara. Probleme qe ne ate kohe,donin interesinin te gjitha sektoreve te jetes shoqerore, ekonomike, kulturale etj. etj. ! Por, nje nga problemet me te rendesishem, ishte ai i arsimit dhe i shkollave, pasi ato ishin me te shkaterruarat nga lufta . Ne keto kushte qeveria e athershme, mbledh ne qytetin e Korces, nje kongres i quajtur Kongresi i Arsimit. Pjesmarres i te cilit ishte dhe mesusi J Ll Pali. 1944-ta, e gjene mesues ne Vlore, me pas kalon si mesues ne Fratar te Mallakastres, deri sa emrohet ne Piqeras te Sarandes. Tetor – Dhjetor 1944, kthehet serish ne Vlore, pasi permbush te gjitha kerkesat n’ate koh’ e pranohet si pedagog ne kuadrin arsimor, te Vlores .Punon mesues ne Selenice, shkurt-qershor 1945, per t’u caktuar ne shkollat e katundit Vuno, se bashku me I.M, nga Himara dhe N.K, nga Vunoi . Gjate, kesaj periudhe pesnon goditjen shpirterore me te madhe ne jeten e tij. Me 18 gusht, i vdes nena, pas nje semundje te shkurter pleqerie, ne moshen 83 vjecare ! Peson hidherimin e fort, pasi sic thoshte shpesh ne kujtimet e tija,”Iku e mjera, se iku me fakultetet e saja, shume ne gjendje, ate kisha njohur si babe, si nene, se isha jetim, pa babA! 1946, me shpalljen e kuadrit te ri, emerohet, si mesues ne katundin Kudhes, me 6 dhjetor largohet nga Kudhesi, e kthehet ne Qeparo. I vjen emerimi si Drejtor Didaktik, prane Komitetit, Vlore. Sherben aty si Inspektor aresimi, ne sektoret e Mallakastres, ne Laberi, pa zonen e Kucit, e vazhdon ne ate te Myzeqese dhe se fundi ne Himare. — Koha nga dalja ne pension e deri ne vdekje !!! Ne Janar mbas tre kerkesash te bera gjate vitit 1950, emerohet te drejtoj shkollen e Skeles, Vlore. Dergohet me kerkese insistuese sic e ka pranuar vet , te drejtoj shkollen 7 vjecare, ne Spile te Himares. Ne Himare, punoje si Drejtor i shkolles atyshme per te mos mbajtur me me shume se dy muaj. Menjeher, do ta transefronin, me ndertimin e shkollave ne Qeparo, duke e emeruar drejtues i shkolles se fashtit, mbas nje largimi prej me se 7 vjetesh, 1943-1950. Deri me 1956, punon aty si Drejtor i shkolles 7 vjecare. Me disa probleme te dala gjate rruges se arsimit, ne mars te 1956, beri ate qe ne shtator 1956, me celjen e vitit te ri shkollor , te bjer ne detyre, nga drejtues i shkolles, si mesues i thjeshte i 7 vjecares. JANKO PALI ne moshen 97 vjecare tre muaj para vdekjes dale ne Vlore 1994 Mbasi sic tregojne faktet , pate qene ne drejtimin te saj, qysh nga viti 1935. Vit kur ai mbasi dha provimet me sukses ne Normalen e Elbasanit, punoj vazhdimisht si kryemesues. Ne perfundim, mesojme se mesuesi patriot Janko Ll Pali, pasi sherbeu si mesues pedagog, deri me shtatorit 1964, njoftohet se i kish ardhe radha, e koha kishte kaluar, pasi ishte 67 vjec. > Megjithse ne gjendje te mire shendetsore, e i afte, duhej te paraqiste vete kerkesen, per ndarjen e padeshirueshme, me pasionin dhe jeten e tij Arsimin, per te dale ne pension.! Mbaron keshtu karjera e lavdishme dhe e mbushur me kujtime. Nje rruge e paharrushme, si edukues i brezit me te cmuar per me se 36 vjet. Ku punoj me shume zell e deshir me qellim qe ai te nxirrte nxenes te zote, per veten e tyre, familjen, vendin, per luften e jetes edhe patriote te vertet!!! Cfare kane thene : Shkrimtare, mesues, poete, kritike, politikane, analitike, bashkefshashtre te tij: Bashkefshatari i tij, Vasil Qesari (shkrimtare,gazetare,publiciste, kritike) duke kujtuar figuren e ketij eruditi, ndertetjera ka thene: ………Me doli para sysh imazhi i mesuesit te shume brezave, Janko Palit-esperantistit te shquar dhe njohesit te shkelqyer te kesaj gjuhe,e cila ende ka adhuruesit e praktikuesit e saj ne bote. Ish nxenesi i tij Ing. Sillo Mucko (Kanada): “Mesuesi im i pare Janko Pali, ngelet perjete si nje monument, i kultures dhe i diturise. Ay per gati 1/2 shekulli luftoi dhe zhduku injorancen ne mbare krahinen e vendin tone. Ai ishte i gjitheanshem, mesues , edukator, pedagog, muzikant, vjershetor, valltar, kengetar dhe mbi te gjitha njeri. Ai do mbahet mend si nje njeri etalon dhe fisnik i kompletuar, ate e donin dhe guret e sokakut..vepra e tij do t’ju sherbeje brezave per te njohur historine. Vitore Leka Stefa (Poete Itali) : “Janko LL Pali nuk eshte thjesht e nje njeri i nje familje a Qiparoi, e krahine, por i perket gjithe Shqiperise, ky njeri i madh, ky mesues i palodhur dhe i kujdesshem per breza te tere, qe i coi drejt udhes se dijes duke i’u celur horizonte te papara, me vepren e tij, sot na flet me nje gjuhe te pasur e me nje zemer te madhe.” Poetja Nirvana Pistulli: “Gjithe kejo pune e bere prej tij si eshte e mundur t’i njifet vetem mbas renies se diktatures?!? Nje pune kolosale, mbledhja e poezive folkloristike, gjithe keto perkthime, poezi gjera me shume vlere per kulturen e vendit tone. Shpresoj t’i shof nje dite te botuara!!!” Shkrimtari dhe poeti ish i burgosuri i diktaures Gjeto Turmalaj thote se “Eshte nder i madhe qe kombi yne ka nxjerr poet, shkrimtar, si Janko Pali. Si ky njeri qe jeton ne pavdeksi, ne ato poezi te mrekudhueshme, dhe ne ate krijmtari aqe te vlefshme qe la pas, si nje poliglot ne shume drejtime. I madhi E.Koliqi duke ju referua Eliotit thoshte”Asnje arte nuk eshte me kombetar se poezia” Ketu me kujtohet ajo then’je filozofike!! “Njerzit e letrave jane princat e kombit” Per mendimin time, thote, z. Turmalaj, Janko Pali, ishte nje princ i dal prej keshtjelles te Qeparoit dhe eshte nder per Atdheun tone. Z. Agim Bacelli : J Ll Pali, nje burre i ndritur qe ka nderuare jo vetem familjen e vet, por edhe shoqerine, kombin dhe diturine shqiptare e me gjere. Dituria e tij rrezaton edhe pas ikjes se Tij per tek Ati yne i shtrenjte dhe i lavdishem. Z. Diana Jovani: Janko Pali, shembulli i te cilit do te udheheqe gjenerata te tera aresimtaresh e njerez te dijes per vite me rradhe dhe do te jete udherrefyes edhe per brezin e ri. Qeparoi dhe Himara jane krenare qe kane nxjerre nje njeri si ai, krenar dhe madheshtor si Deti Jon dhe i pamposhtur ne qellimin e tij te madh ne jete. Poetja e shkrimtarja e shquar Zhuliana G. Jorganxhi pasi eshte njohur me vepren e “Mesuesit te Merituar” Janko Pali , thote se: “Kam lexuar me shume interes gjithe ate univers te madh te “Mesuesit te Merituar” Janko Pali dhe jam mahnitur nga gjithe ai njeri i madh erudit. Vepra e tij eshte nje veper madheshtore dhe duhet te shohe patjeter driten e botimit, sepse ajo iu vlen gjithe brezave ne cdo kohe.” Z. Harilla Panajotit, : “Portreti do te ishte i vecante per Janko Palin e Qeparoit. Ai pergjithmone!. Ishte Mesues me pervoje te madhe pedagogjike, sociale, kulturore, ishte shume energjik dhe i mprefte. Me te vertete Janko Pali qe nje intelekt fenomen. I pa perkulur para veshtiresive, optimist e humanist i madh.” L. Petoshati, Filadelfia – “J LL. Pali,ishte nje mesues intelektual tipik shqiptar intelektual i shquar i bregdetit , portret qe pergjitheson.” Kleanthi Z. Dede (shkrimtare),Te shkruash per jeten e nje mesuesi(e), pa dyshim qe ndjen pergjegjesine, per te pasqyruar jeten e nje intelektuali, po te shkruash per jeten e mesuesit Janko Pali, kejo pergjegjesi eshte e dyfishte per vete faktin se si nga ana kohore, ashtu edhe nga ana gjeografike, po pa lene menjane edhe bagazhin njohes e kulturor te tij ato kapin kufinjte maksimale, brenda se ciles duken qarte jeta e nje krahine te tere, pikerisht e nje krahine te kulturuar sic eshte, Bregdeti Jon. Avokati i Popullit Dr, Jorgo Dhrami ish nxanes i tij: “Personaliteti i Janko Palit, personalitet i cili nuk ka permasat per nje fshat apo krahine, por ka permasat e nje njeriu ne shkalle kombetare e ndoshta me tej…..” S. Guraziu, (Arnhem, NL) : “Vepra e J.LL Palit padyshim eshte lavdiplote, fisnike dhe nuk di a jam kompetent te deklaroj … edhe nje “gur i art, jashtzakonisht cmuar” i tradites pedagogjike shqiptare, me punen e tij ne letrat shqipe, perkthimet, mesuesine…dhe tere ate fryme perparimtare te botkuptimit te tij, duke arsimuar popullin e vet, duke ndritur mendjen e popullit te tij te pervuajtur. “

Bibliografia: Janko Ll. Pali, “Në luftrat e jetës… : autobiografia dhe shkrime të tjera”, Tiranë : Albin, 2011,256 f. : me foto ; 21 cm;

Informacione te tjera: Aktualisht tani ka ne disponim rreth 25-30 – fletore(libra) te marra nga thesari letrar i tij, por ato mendohet se nuk jane me dhjetra po kalojne qindrat.

Te disponueshme:

Ne thesarin e tij gjenden rreth 80 000 vargje, poezi,lirik,elegji, historike etj

Ka shkruar Monografine e “Neco Mukos” bashke shok dhe mik i tij

Ka hartuar nje fjalor 45 000 fjalesh Shqip- Frengjisht

Ka bere metodiken si te mesojme “Esperanton” ngriti edhe kurs Historia e Qeparoit Historia e Shkolles Qeparoit Tregime, historira, bema, koleksone.

Mijera perkthime nga cdo gjuhe:

Perkthim Historia e Frances Frengjisht-Shqip

Perkthim Historia e Napolonit Frengjisht – Shqip

Perkthim Ezopin Providenca Nga Esperanto fletore te tera.

Folklor Permbeledhje kengesh Historike -Patriotike

Folklor Kengesh Lirike

Shkrimtare e figura te shquara ne sherbim te letrave,shqipe e te huaja, autore te ndryshem. Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurur .

Aktiviteti ne isopolifoni: Monografine e “Neco Mukos” bashke shok dhe mik i tij – Studiues

Myzafer Korkuti, Arti shkembor ne Shqiperi, Tirane, 2008 – Studiues

Thoma Nasi, artikull, Banda Vatra dhe Shqiperia, – Studiues

Piktura prehistorike shkembore e Lepenices, Vlore – Studiues

Qeraxhi i Grebenese, Kenge iso-polifonike nga filmi Mesonjetorja, 1979, regjisor Muharrem Fejzo – Studiues

Thoma Nasi, partiture, Fyelli i Bariut, Usa 1930 – Studiues

Vasil S. Tole, pjesa muzikore AVAZ per 13 instrumente – Studiues

© 2011 ISOPOLIFONIA All rights reserved.

About Post Author