Janko Pali:Për hartimin e Fjalorit Shqip-Frengjisht…


Per hartimin e Fjalorit Shqip-Frengjisht…!

(Nga Janko LL PALI,

fletorja Nr.112 “Mbi prodhimin tim”…vargezime 112, faqa 36) (I dashur Lexues, lexoje deri ne fund te lutem, mos u kurse…PJP-)……………

Një punë të madhe të bëja m’u deshKur fjalorin Shqip, në Frengjisht e perkthevaPunë që vazhdoi, me vite, s’u qeshPër punë të mirë me sa munda shërbeva !Fjalorin Shqip që bë InstitutiEdhe para vjetësh e pati botuar,Me gjith’ mënd e mora edhe pse më tutiSerjozisht u vura për t’a transkriptuar.Qe pun’ e vështirë s’duhet mohuarDo më duhej kohë, duhej dituriDo të përkujtoja gjithë ç’pata mësuarDo ta pasuroja me të gjitha ç’di !Më doli një punë vertet kolosaleS’ish punë shaka, një tekst i përkthyerM’u desh të kërkoja termën realeQë gjegjej çdo fjalë t’asaj libr’ të vyer.Se desh që puna që mora përsipërTë mos dalë e çalë apo dosido;Terma për çdo fjalë duhej pastër, qiqërAjo që i gjegjej saktësisht kurdo !Kështu që pas kohe dhe mundim të tepërtDuhesh paraqitur diku per botim;Se s’ka vler’ mundimi , për cilin do vepërPo që shoqërisë nuk i bën shërbim.Doli pun’ e madhe punë kolosaleQoftë si vëllim apo rëndësiaAqë më vëndi s’kish njohur fareSi teksti që doli mundësive të mia.Vëndi s’ pati pasur një vepër të tillëGjuha Shqipe të kthehej në gjuhë Frengjishte !Do të qe e vleftëshme do të qe e mirëKur në përdorim të kujtdo të ishte !Do të kish shërbyer për të gjith’ ataQë me gjuhën Frenge mëndjen po e vrasinDhe mbasi sot një të tillë s’kaTë sheshoheshin pengesat që në punë hasin…!Aqë pra me vlera puna që kam bërëKur mbush një të metë gjuhësisë prore !Vënd me rëndesi kjo duhej zënëNë më vonë çdo dalë leksik’ dy gjuhësore .S’thom se ç’paskam bërë është e përsosurSe përsosmëritë kollaj nuk arrihenPo del me meritë një veper e ngjosurMes vështirësish që nga gjithë dihen !Po…fat nuk pati të dale ne dritëSe s’dijta se duhesh pyetë të zot…Dhe zot në kësi punësh të janë shtëpitëQë bëjnë botime po kurdo me akord.Ato disponojnë për botim ç’farë duhetSi ngjyrë, si letër si gërma për shtypPa pëlqimin e tyre as grimë nuk luhetPuno sa të duash as hupën as zdryp !Aty kur e shpura, ashtu po më thanëKe bërë një punë ndoshta pa të metëPo s’mund të botohet…kemi njerëzit tanëT’ angazhuar i kemi nga ndërmarja vetë !“Ata”…preferohen se te njohur janëI kemi me kohë , lidhur angazhuarProvat që duhen dhenë, ata i kanëDhe s’i lëmë sot të “mënjanuar”.Për ta, ju a thomi e kemi detyrëAs gjë për botim veç syresh marim…Në shërbim të firmës ata kanë hyrëNjë kohë të gjatë dhe s’ka si t’i harrim.Për hir të ndonjërit që diçka pati bërëNdoshta dhe me vlerë, ndoshta që rrëndonS’duam ta njofim…qoftë thesar i tërëPuna qe ke bërë që na parashtron !Vënd’i tyre rruhet kur koha t’u vijëQë diçka të nxjerrin pas një frymëzimiÇ’do punë nga tjeter, ku është të rrijëVëndin u a ruajmë…është angazhimi !Dhe vëndi u ruajt një kohë të gjatëTani pas disa vjetësh del fjalori na thonëShkrojtur nga njerëz të njohur të aftë…Kështu vallë jeta do jetë gjithmonë ?Që po s’pate krahë e të zjarrta të jenëKëto të të ndihen në çdo farë gjëriMë mirë mos u mer të dalish në sqenëÇ’do ëndër që pate duhet lënë të flerë .A mund të kërkosh konak të të bëjnëBile në shtëpinë e priftit ndoshtaKur tij as në fshat s’të hysh s’ të lënëDhe sejcili të mirën për vete e mba ?E përse do ta ndajë me tij a një tjetër ?Për vete kur është nga miq siguruarI ngimi të urtin siç thot’ fjal e vjetërA ka dashë njeherë t’a ketë besuar ?Fjalorin e gatita më par’ nga kushdoDhe duhej të zinte një vënd puna imePo…s’pate dhe unë një mik dosidoTë bente si shokët të jipte të shtyme !Të ndihte ndopak asaj pune që bëraTë shifej në kishte a po jo vlerëPo je i pa njohur nga anet e tëraÇ’kërkon ti mushka ku don ti të të shpjerë ?Mbeti pra puna, shkoi kot mundi i bërëAty do të mbetet në dollap në një qoshMë vjen keq për ju* s’po ka as një vlerë (djemve)Se s’deshte për dije të jipnit një grosh !Kush din vall’ të thotë ku ato do shkojnëKur, çkam mbledhur për jetë do lë…Të dini, o djem, sa fort më rrëndojnëQë s’ka për ju vleftë ç’mundim kamte bë !Libra revista që kam përmbeledhëApo do krijime që pata krijuarMundi a shpezat që për to pata derdhëDo kenë per ju ndo një herë të çmuar ?T’i mbani t’i ruani që dëm të mos vene ?Mos bien në duar që s’dinë të çmojnëUnë fort i kam dashur, per to bëja benëDhe fort do më dhimbset Po u nderoni të zonë!……………………………..(vazhdon….) (Ne disa fletore autori Janko LL PALI, ka vargezuar gjithe prodhimtarinë e tij, perkthime,krijime, vjersherime, tregime, mbeledhje, hulumutime etj, per cdo gje te punes tij ay ka kenduar…. Psh-rasti i Fjalorit Shqip- Frengjisht, i miratuar nga Akademia e shkencave e viteve 74 te RPSSH, mbasi u studjuan 3-4 germa si G, LL, D, Y etj u quajt i mireqene…dhe i sakte,mirpo fatkeqesisht nuk kishte kontrate Shtepia Botuese “NFrasheri” me autorin . Ruhet korespodenca deri tek Ramiz Alia i cili e percolli ne Min. Arsimit per kopetence…e Min Arsimit e percjell tek V Frasheri, ish Drejtoreshe e shtepise botuese, dhe ajo e percjell…e percjell….dhe endra e tij për botimin e ketij fjalori madhor ne ate kohe….s’pa kurrë driten e diellit,ende akoma eshte per te verifikuar nga njerezit e tyre (“kopetente”)Le te shpresojme. -Shenimet ne kllapa janë te miat, une i biri PJP, kopjova nga orgjinali kete material, pa as nje ndryshim, nga fletorja 112/1 .As njeri s’ka te drejtë të mare autoresine dhe burimin nga u muar-Petraq J PALI ne V-A USA, Mars 2003

About Post Author