Janko Pali:Studime historike


Janko Pali

(Studime historike)

_arshiva_

Vijimesi nga Janko LL Pali.

(fletorja 193-A “Dicka per fshatin”,

(fragmente)

——-faqe 11 shkruan :——–

Eshte per te besuar se ne ate kohe edhe Himara po edhe fshatrat e tjera te Bregut duhet te kene pase halle e telashe vetjake qe nuk i linin te interesoheshin a me vepra a me fjale ne konfliktet e vazhduara te fshatit tone me fqinjet!

Ne nje liber te Nilo Borgjia, me titull “Murget bazialiane ne Shqiperi” gjat shekujve XVI-XVII e botuar me 1939 ne Rome, ndodhen shenime te ndryshme nga raportet qe bene misionaret e derguar nga “Propaganda Fede” dhe “Vatikani” ketu,me qellim qe te perhapnin ne vend fene Katolike a t’a forconin e t’a mbanin te gjalle aty ku kishin arrite ne misionet e tyre.

Ne keto shenime qe do veme ketu te nxjerra ateje, do shofim se ne ate kohe shume vuajtje dhe te keqia binin mbi popullsine e krahines,aqe sa keta here pas here, te deshperuar nga gjendja, me telashe dhe pasigurira, tentonin te gjenin zgjidhje te problemeve te tyre ose tuke luftuar me trimeri kunder shtypesve Turq, ose tuke kerkuar te c’atdhesohen, sic bene fjale letra qe veme ketu poshte, derguar nga Paresia e Himares me 12 Korrik te vitit 1577, Papes se Romes, Grigorit te XVIII:

“ Te eshte e njohur, At shume i shenjte qe nga epoka e trimit Skenderbe, te mbiquajtur Kastriot, mbretit tone Sereenisim,asnje askurr, as armiku i beses se krishtere, i egri dhe i pa besi Turk, me gjithe forcen e tij te neveriteshme, nuk ka mundur te na shtroje nen Imperatorine e tij, me gjithe se cdo dite dhe cdo cast nuk na le pa na munduar me guerilje te vazhdueshme ne menyre qe te na beje te pesojme deme te renda ne njerez te vrare ne lufte ose te na beje skllever ! Se fundi kane mundur te vene dore tre here ne shtepine e peshkopit dhe pastaj e dogjen ne menyre qe ne jemi ne nje mizerje shume te madhe, as kemi ndonje mjet per te rezistuar kunder armikut dhe per te ngrehur banesen episkopale pse edhe qytetet e krahinave te aferta jane te roberuara dhe jane ne pa mundesi te na ndihmojne. Per kete arsye nderkaq Gjika Nikolla dhe Gjergj Kosta bashkeqytetaret e t’ane vijne prane shenjterise s’ate si perfaqesues tonet …te na jepet ndihme qe te mundim te rindertojme banesen e episkopit tone dhe te blejne arme per te mundur te kundershtojme te pa beseve.

Dhe se fundi nga Himara dmth Epiri i Shqiptareve 12 korrik 1577, sherbetore dhe neneshtetas te shenjterise s’ate, prifterinj Shqiptare, Klerike dhe Llaike dhe i tere shteti i yni.”

Ne nje leter tjater derguar Papes, ne shkurt 1581 neneshkruajne me emrat e fshaterave qe vijon:

Krahina e piskopates se Himares:

Dukates, Brokoto (Vuthroto) Kalojerates (Kallarat), Trumbazes (Tragjaz)Sotiriana (Orikum),Ballasa, Pangalades,Heliates(Iliasi), , Bunae (Vuno),Kapera (Qeparo), Kudisei,Pilure,Kuzei(Kuc), Bunezze (Piqeras)Turnekei,Budarel(Nivica),Oressa, Basades,Terna,Karo(Korica),Kaminica,Fnekae(Finiq) Damisi,Lekeli(Lekli?)Dragotes, Kariane,Pestamal(Peshtani),Bernakus, Ceprioto, Ajo Bales, Zulates (34 fshatera)

Ne nje leter tjater te 4 janarit 1660 derguar nga te krishteret Himarjot, shume te shquarit Kardinal e zot,te perulur deri ne toke,Ju nderojme dhe neneshkruajne :

Qeveritaret e Himares: Gikonde,Stragiola,Duya Kondis,Nikollo Zakua, Strangita Plaku,B Arifi,Kongjoni, Dimartiri, Kili e Mikelo Dema ! Edhe une Eustathio,prift e protonotari Himares,kam shkruar te siperthenurat ne presence te te gjitheve e popullit dhe e ka vulosur vula e komunitetit.

Ne faqen 83 aty thohet se ne Himare qe celur nje shkolle nga misionaret. Me 1663 edhe ne Palase celet shkolle (faqe94)

Ne Dhermi shkolla e misionareve funksionoi deri me 1683.

Ne “Studi Albanezi”vol V-VI (1935) pershkruhen aktet e vitit 1663 kur Turqit muaren vesh se Arkipeshkivi Laskari merrej tinas vesh me Spanjollet ne Napoli, per t’u vene atyre ne dore krahinen e Himares(qe referuesi Stanila nuk mund t’a vertetoje,po ka pare mire ne duart e Arkipishkevit letra te Nenembretit. Dhe ky dyshim ishte dhe per Patrikun , se ky pat ardhur ne Himare per kete qellim, pas shembelles qe ish bere shume vjet me pare, nga nje Patrik tjater.

Po aty ne faqen 72 thohet se Himara nuk ka kundershtim per nje mission aty,po s’dine si te citen me Turqit,te cileve u paguajne nje tribute, keshtu pat thene Arkipishkevi i Korfuzit qe eshte e nevojeshme te paguhet dicka Turqve dhe te ndihmoje Kongrekasioni per shkak te varferise se popullit.

Misioneri Stanila ne vitin 1668 shkruan (aty faqe101) per Himaren:

“Keta popuj tuke banuar ne lartesi te maleve, kane shendet te plote per shkak te pastertise se ajrit. Nga ana tjater te varfer deri ne fund e tuke mos u mjaftuar ushqimi, qe e prokupojne tuke shitur valanidh qe ne kete vend eshte me shumice. Kane nje miniere rreshire(pegola),po nga frika e Turkut nuk e tregetojne! Me zor ata mbulojne trupin me rroba qe te ruhen nga e ftota e demerit, po me gjithe kete ata kurre nuk semuren,kaqe jane te forte ne trup. Jane te nje natyre luftarake, te afeksionuar me armet e tyre,me te cilat edhe flejne dhe net e cilat mbeshtesin te gjitha shpresat e tyre dhe per te cilat lakemojne dhe harxhojne gjithe c’kane ! Dhe kur semuren, tuke mos pasur as mjek e as barna , sherohen me ane te dietes,ose perdorin disa barrera qe i bejne llapa dhe shume prej tyre arijne ne nje moshe te kaluar, te forte dhe me shpirt te gjalle luftarak.

Po, mbi te gjitha duan gjithenje te jene te lire dhe nuk duan te neneshtrohen askujt, jo vetem pushtetit te huaj, por edhe pushtetit te tyre qe eshte Sulltani, me gjithe se disa here i kane dhene tributin (haracin),prape,aty perpara jane ngrite kunder Turkut, sa qe Pashai i Beratit, i merzitur,erdhi me 4000 ushtare kunder Himares. Po Himarjotet u mbrojten me me trimeri dhe me ndihmen e 7 galereve qe u dha i shquari Nikollo Mile,proveditor i Korfuzit dhe fortesa e Himares me hedhjen e topave dhe me trimerine e vendasve Shqiptare, e dermuan ushtrine e Pashes,tuke u vrare13 vete nga tonet.

Ne faqen 105 po aty, misioneri de Kamilis 1668 shkruan:

Vazhdon….

(Mare nga arkiva e Janko LL Palit “Mesues i Merituar”, fletorja 193A, kopjuar nga faqa 11-12,nga une i biri, pJp , pa as me te vogelin ndryshim.

As nje nuk ka te drejte te mare autoresine e ketyre materialeve historike te mbledhura, te hulumutuara te perkthyera e pershtatura nga Im Ate.

Kjo fletore “Dicka mbi fshatin” ka shume pasuri te madhe Historike, per Qeparone Himaren dhe per gjithe Shqiperine !

Do t’a quaja me vend dhe do ta kisha per nder qe keto materiale historike t’u zhduket pluhuri i hareses dhe te vije nje dite qe te botohen, per te pasuruar Historine kombetare te Shqiperise.

Kush eshte i interesuar dhe qe mund te spronsorizoje kete vellim historik, jam ne dispozicjon te tij, duke dhuruar materialin. Une kapa disa fragmente per t’i ekspozuar.

About Post Author