Jannis Kallpouzos-Gjithçka dashuroj është e jotja


GJITHÇKA DASHURΟJ ËSHTË E JOTJA( Ο,ΤΙ ΑΓΑΠΩ ΕΙΝΑΙ ΔΙΚΟ ΣΟΥ)

Vetmia ime e lagur veshje

Kur nata e thellë hedh kthetrat

Të zemrës time, tjetrën çehre

Dhe pse kërkova, nuk e gjeta.

Vetmia ime e lagur veshje

Që posa vesh rrjedh ujë

Ajo që ka mbetur, gjë e vetme

Sheh ikjen, t’ ikjes tënde udhë..

Gjithçka dashuroj eshtë e jotja

Që ti e ke marrë aq larg

Diellin ke veshur si qaforja

Dhe dita këtu më nuk zbardh.

Shkallën prej litari të dhimbjes

Jam sonte duke zbritur

Harron se përsëri jam në pritje

Të shkëndijës mes kohës së shiut.

Shkallën prej litari të dhimbjes

Pa ledha, pa një puthje

Këtu në një cep, në këto vise

Si t’ i duroj më këto muzgje.

Shqipëroi nga origjinali: Lefter ShomoK/550 J.k.α.