JANNIS RITSOS-Ε P I T A F I


Ε P I T A F I
“”””””””””””””””””

J A N N I S R I T S O S

II

Kurora dhe direku im,
ti gaz i pleqërisë
diell në dimër të acartë,
trupepur qiparis,
të shkretë pse më le të vuaj
edhe të hiqem zvarrë ;
pa pikë uji, dritë,
pa lule e fije kallëz?
M’ ato syçkat e tua
çdo lule të jetës kundroja ,
m’ ato buzëzat e tua
të agimit këngë këndoja.
Me dy duart e mijëllastuara,
ato doçkat e tua
botën përqafoja mbarë,
e gjitha ish për mua.
Hov nga e jotja rini merrja
edhe lehtëbuzëqeshja
as pleqërinë e kisha frikë,
vdekjen po e përqeshja.
Tanimë ku vallë të qëndroj
ku t’ futem , të mbahen vallë
përmes fushës me dëborë
që mbes një trung i tharë?
Në s’ të volet o biri im,
të vish me mua prapë,
ti shoqëri e ëmbël mjaltë,
merrmë dhe mua pranë.
Dhe mundem këmbët që t’ i hedh;
le të jenë ato kërcunj
ëmbël të mbaj në u lodhe
në gjirin tim, këtu!

Shqipëroi: Lefter Shomo K/2j.r.α

About Post Author