JANNIS RITSOS-E P I T A F I (13- 14)


J A N N I S R I T S OS

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

E P I T A F I (13- 14)

XIII

Gojën e kishe zemër, bir,

vetullën dallëndyshe,

freski e zjarr ky syri yt,

si darë nufullat kishe.

Porsi luan i fortë,

i egër, pëllumb i shkretë

e frymën si zile mbrëmjeje

q’ i prin rrugën kopesë.

Diçka sikur të thërriste,

në mes të mbrëmjes së artë,

tutje e më tutje shihje lart

edhe gjithnjë më larg.

Më fishkëllimë kur të ftonte

miku tënd i besës

për një takim, tutje në bregdet

dhe në një vend të fshehtë.

Zgjatja unë vështrimin,

e gjora , të shoh edhe të ndjej

ç’ donim,ç’ farë doje

dhe kujt i punonit rreng.

Syve të tu kërkoja të shoh

Vështrimin tënd ku shkon,

si ta ndjeje që pa folur

bërtisja: ” o bir, ndalo!”

Ktheje kokën, lehtëbuzëqeshje dhe thoshje” këtu nanë!”

së largu dëgjohej kremtuese

e mrëmjes një këmbanë.

Me pështymën time bashkë

pija shije njomështore,

unë nuk e mendoja gjatë

kurse ti gjithçka parashikoje.

XIV

Ah , o birçe,biri im,

të gjorës, tjetër s’më mbetet;

kërcasin dhëmbët,dridhen

sikur më zunë ethet

Dhe dua kokën ta mbuloj

dhe krejtësisht mbështillem,

diellin prapë mos ta rishoh,

ja , ja si përpëlitem.

Cilësitë që ke ti i them,

i stërthem me zë të lartë;

sikur të mundja biri im

të të riktheja prapë.

Sepse sa ishe këtu, o bir,

i thellë shkëlqim më mbajti,

më kyçte përqafimi yt

si në magji pallati.

Dy sytë e mi , bir, vazhdimisht,

pas teje gjithnjë rendnin

si dy qenër besnikë, hidhnakë

që po i trembnin njerëzit.

Ti mblodhe të pathënat fjalë

si i mbledh zogjtë klloçka,

tani që m’ u mërgove larg,

më është zgjidhur goja.

O biri im, flas papushuar;

shumë gjëra them, riflas,

si të mbaj thesar mes duarsh

e tremben mos ta humbas.

Dhe dëshiroj në gjunjë

të njerëzimit ta vendos,

të bëhet kjo jetë më e pasur

Dhe ti të mos kalosh.

Shqipëroi : Lefter Shomo K/ j.r e.a 13- 14

About Post Author