JANNIS RITSOS-E P I T A F I ( 17- 18)


J A N N I S R I T S O S

E P I T A F I ( 17- 18)

XVII

U shojte bir, o ylli im,
u shua gjithësia..
Dielli është bërë sterrë i zi,
më agu s’ ka shkëndija.
Njerëzit më shkundin kur kalojnë,
ushtria κalon më shtyp,
por mua syri as që më lot
dhe as që të braktis.
Pa shih; tani të ngrenë,
mijra bij menjanohen,
po unë prej teje, biri im,
nuk mundem të kargohem,
njëlloj si ty flasin ata,
bile më ngushëllojnë,
mbajnë trajaskë që mbaje ti
dhe veshjen e njëllojtë.
Hukamën e frymës sate ndjej;
ajo faqes më qëndron..
Ah, dhe një dritë , dritëmadhe
fundrrugës po lundron.
Të miat sy m’i fshin
një pëllëmbë dritëplotë..
Ah, zëri yt o biri im,
shpirtin ma bëri copë.
Ja, po ngrihem, s’ hiqem hosh,
këmbët ende më mbajnë,
një dritë gazmore, o mirosh,
më ngriti nga ajo baltë.
Dhe ja, të paskan flamujveshur.
O bir, bjer fli se s’ fjete;
Tek vllezërit e tu po nisem,
mbart zërin tënd me vete.

XVIII

Sa thoshje, s’ doja t’ u besoj
dhe as veshin u vija;
rrëmbehesha , o biri im,
kur ende mirë s’ të njihja .
Se ku s’ na thanë kohrat,
të botës gjuhë s’ ma thanë,
mua ma tha i vetmi çast
mes tjerash i veçantë.
Ku je mirosh, që të gëzosh
dhe të qëndrosh me mua,
fjalët e tua them tani
dhe zemra m’ është zgjeruar.
Njerëzit , të gjithë , si dhe ti,
mundet ti sigurojnë,
të fortë janë bërë se munden
të ngrenë o të rrëzojnë.
Jo, ky këtu s’ është një ksodh;
me dasëm më tëpër ngjason,
e qeshur- lot, dashuri zemëratë
prej çdo syri pikon.
Vetullza jote pse u mvrenjt;
ma thuaj mua, djalë,
mos qejfi të ka mbetur
q’ iki prej teje vallë?
Me ty o biri im më lidhin
njëmijë edhe dy jetë;
sa duheh gjallë ,dhe t’ vdekur,
nuk vdesin asnjëherë.
Në se s’ përulem, s’ falem,
në se duart s’ i lidh,
o bir, ta dish, pranë teje,
më tepër ,tani rri.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/j.r.17-18ε α.

About Post Author