JANNIS RITSOS-E P I T A F I ( 19-20 )


JANNIS RITSOS

E P I T A F I ( 19-20 )

XI X

Një shpirt të ri të kisha

dhe ujin e pavdekshëm

të t’ jepja që të zgjoheshe,

qoftë për një çast të vetëm.

Ta shohësh ëndrrën, ta rrëfesh

dhe ta shijosh të plotë,

që ajo e gjallë pranë teje

gjithmonë të qëndrojë.

Gjëmojnë tregjet,ballkonet,

rrugët edhe rrugicat;

lulet që ke mbi trupin tënd

t’i shkulin çupërlinat.

Me atë gjak që tokën ngjeu,

morën zemër turmat,

zemrat e gjokset mal, britmat dete,

si pyje ngritur grushtat.

Bluza, uniforma ,u bënë njësh

ushtari me puntorin

Kuvendi , sytë dhe pulset

në një zemër ndriçonin.

O sa bukur kur njerëzit

duhen dhe rrojnë bashkuar,

si kundërmojnë gjithë vendet

qiejt qëndrojnë ndriçuar.

Tek po kalojnë trimat,

të fortë të vëllazëruar;

them, tokën, gjithësinë

ne i paskemi pushtuar.

Me bisht në shalë ujqit,

të strukur nëpër vrima,

i fshin e puntorit fshesë

si insekte mbeturina.

Oh,ku je të gëzosh , o bir,

o zog që të shikosh,

para nisjes, i vetmi im

botën ta përqafosh.

XX

I ëmbli im ti s’ ke humbur;

të mbaj brenda në damarë,

në damarët e gjithësisë,

hyr dhe jeto , o djalë.

Të shumtë shih kalorës,

ja, këtu kalojnë pranë,

të fortë, trupllastarë

të bukur si ty, azganë.

Të shoh mes tyre, biri im,

të ringjallur, mbijetuar,

e jotja pamje përmbi ta

e mijravizatuar.

E gjora unë, e madhja,

përmes turmës,thatimja

me këta thonj të mëdhenj

po shqyej prej toke plisat

përmbi surratit të ujqërve

dhe bishave i përplas,

që keqas ta coptuan

pamjen tënde të kristaltë.

Me të lëngatës tonë komb,

na ndjek dhe ti i fikur;

mblidhet kombi i litarit

rreth fytit të armikut.

Si e doje dhe si thoshje

kandilit pranë çdo darkë

dhe grushtin e tregoj kur ngre

këtë trupin tim shtrëmbac.

Duhet gjoksin pafaj ta çjerr,

po ja, përpara shkoj,

pas lotëve të mia qartë

diellin e kundroj.

Shkoj tek vëllezërit, bir,

të bashkoj me ta zemërim,

dhe pushkën tënde e kam marrë

pra, fli o biri im.

Fund.

About Post Author