JANNIS RITSOS-E P I T A F I


J A N N I S R I T S O S

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

E P I T A F I

V

U bë vonë , o i ëmbli im

lartohet dielli , eja

n’ atë të shkretin tasin tënd

do t’ jetë ftohur gjella .

Ajo bluzë e punës blu,

pas porte rri dhe pret,

ajo do presë tëndin trup

si t’ gdhendur në mermer .

Uji i ftohtë do presë përherë

atë gojë freskie,

do presë dihatjen tënde

ajo dhomë nusërie.

Këmbët e tua macja pret

të lozë, mbi to të rri,

i ngathët do presë dhe dielli

të agojë n’ ata sy.

Hapin tënd pret rruga jonë

atë ecje prej bandilli

dhe ullastrat t’gjysëmçelura ,

ciatjen zëbilbili.

Shokët e tu , miroshi im,

vinin tek ne çdo darkë,

prej fjalëve që flisnin,

nga ato dhe merrnin flakë.

Dhe mbartnin në shtëpinë tonë

dritën e gjithë njerëzimit,

o bir, do jenë duke të pritur

që bashkë netët t’ i gdhini.

Kokulur do të pres,

për çdo pasdite e darkë,

të vijë dhe mortja e mirë,

të dy, të jemi bashkë.

Vl

Ditmaji ti mërgove,

ditmaji dhe të humbas,

ti bir, pranverën doje fort

dhe hypje atje lart:

pangopësisht përmbi terracë ,

që andej lart sodisje

dritën e gjithësisë

me sytë e tu e milje.

Dhe më tregoje aq imtësisht

duke mbajtur gishtin shtrirë

se ç’ është e mjegullt, ngjyrëroz,

e ëmbël dhe e mirë;

dëftoje përtej detin

posi vaji të ndrisë,

por edhe malin përreth

me kalteroshin tis.

Shkurret e zogjtë, të voglat,

të varfërat milingona,

kokrrizat e diamantit,

tek djersinte afër stomna.

Ndërsa, biri im, tregoje

për yjet, pafundësitë,

në sytë e tu i shihja më qartë,

në të bojëqjelltat sytë

Me zë burrëror ti më rrëfejë,

të ëmbël dhe të nxehtë,

aq sa bregut s’ i mjafton

të mbajë gurralecë .

Më thoshje se tonat do të jenë

bukuritë, ο biri im,

u shojte, u shua bashkë

dhe i zjarrit tonë ndriçim.

Shqipëroi nga origjinali : Lefter Shomo K

 · 

detin

posi vaji të ndrisë,

por edhe malin përreth

me kalteroshin tis.

Shkurret e zogjtë, të voglat,

të varfërat milingona,

kokrrizat e diamantit,

tek djersinte afër stomna.

Ndërsa, biri im, tregoje

për yjet, pafundësitë,

në sytë e tu i shihja më qartë,

në të bojëqjelltat sytë

Me zë burrëror ti më rrëfejë,

të ëmbël dhe të nxehtë,

aq sa bregut s’ i mjafton

të mbajë gurralecë .

Më thoshje se tonat do të jenë

bukuritë, ο biri im,

u shojte, u shua bashkë

dhe i zjarrit tonë ndriçim.

Shqipëroi nga origjinali : Lefter Shomo K

About Post Author