JANNIS RITSOS-E P I T A F I


JANNIS RITSOS
“”””””””””””””””””””””””””

E P I T A F I
“””””””””””””””””””””””
VIΙ

Ishe ëmblosh, ishe mirosh
me t’ gjitha mirësitë
vjolcat e kopshtit ishe krejt,
të flladit përkëdhelitë.
Ti këmbën kishe pupëlehtë
si të një dreri njomcak,
ndriste si ndrit floriri
sa shkelte ajo në prag.
Si të kthehem n’ atë kolibe
brenda shkretisë , në terr,
nata plandosi mbi agim
rrugicën po ma fsheh.
Oh, kurrë s’ është dëgjuar
dhe s’ mund të ndodhë kurrë
të kem burimin pranë
e të digjem keq për ujë .
Të jesh aq afër, o djali im,
dhe të thërras: medet,
për nënëzën , të varfërën,
mëndjen aspak s’ e vret.
Po, ky është biri im;
mos guxojë ta prekë askush;
ju heshtni, heshtni sepse fle,
u lodh imi voglush.
Cili ma mori: ?
Vallë kush është i zoti të ma shqitë,
buzka i qënka zbardhur,
të mbyllura i mban sytë.
Krahë dhe thonj shqiponje
më jepni, ti ndjek e ti gjurmoj
dhe si bajamen zemrën
tua brej edhe coptoj.

Vlll

Më la e fluturoi,
në ç’rrugë shkoi djali?
Shterroi fare ky burim ,
pa zogth mbeti kafazi.
Të rrije shtëpibardhës,
në t’ ngrohtin tonë konak,
të jesh për mua bossi im,
të jesh si një trumcak.
Me jetën time të mëkoj,
në pëllëmbë kokërr më kokërr,
nën hijen tënde të jetoj
o pemëz e krekosur.
Asnjë vashëze thesaret
nuk ndale për t’ia vjelë,
rrugën vazhdoje i ndritur,
gjithnjë si kavaljer.
Kishe bujarinë gëzim
dhe kur të merrnin mburrje
prej toke çoje ti në këmbë
gjithë sa lëngojnë, përkulen.
Ç’ kishe nuk kishe, biri im,
gjithçka botës ia fale,
mua më le në ngricë ,
pa gjurmë zjarri fare.
Kokën ta ul,s’di ç’ të bëj,
A të bie në trishtim,
apo në këmbë të qëndroj
E të të thurr lavdi?
Një e nga një virtytet
t’ i luaj në tespije shpesh ,
herë lëngatat një nga një
i lidh, në vaj i shpreh.

Shqiperoi: Lefter Shomo K/ jr 7,8 α

About Post Author