JANNIS RITSOS-E P I T A F I


J A N N I S R I T S O S

E P I T A F I
“”””””””””””””””””
IX

Nënë , po, njësoj si unë,
o Shënmëri po të ishe
ëngjëllin për ndihmë shpejt
që larg tek biri im do nisje .
Ah, o Zoti im, po t’kishe qënë Zot
edhe fëmijë t’ na kishe,
të gjorat qënie porsi unë
të gjitha do t’ i dhimbsje.
I drejtë po të kishe qënë,
drejt do të ndaje këtë njerzim,
ku çdo fëmijë , por edhe çdo zog
do të ngopej me ushqim.
Buzët e tua t’ mençura
thoshin , o biri im i mirë
çdo herë q’ ato tregonin,
por dhe çdo rast jepnin këshillë:
” Në jetën tonë gjithnjë
në duar mëkojmë një pëllumb
asnjë thërrime përmbi to
s’na mbetet më në fund.
Ne mbajmë në duart tona
tokën e tërë së mbari,
si dordolecat Zotat rrinë
me pamjen e pronarit”.
O bir, asnjë besim , hare,
tani s’ më mbetet mua,
kandili i zbehtë, i fundit,
tanimë na u shua;
dhe unë përsipër zjarrit
duart e mia hap,
këto të ngrirat, duartkallkan
sa për t’i ngrohur pak.

X

Ti biri im, fisniku im,
gjithçka ti më tregoje,
si orë dasme vezullonte
gjithçka që ti shikoje.
Afër gjithnjë më sillje,
me shënja , me zogj, me yje,
thoshja aq lehtë e pa mundim,
sa duarve i shtije .
Një re e vogël, ja një ditë,
një ditë të pranverës,
matej në këmbët e tua
të fërkohej si shqerrë.
Dukeshe n’ këmbë , siç rrije
i tërë botës babai,
njëkohësisht pupël i lehtë,
si drita dhe si ajri .
Aty që po krekosesha,
O rrapi im, o trim,
dridhesha mos në qiell të merr
ajo e erës frymë.
Mbi strehë shtëpish, si dhe përmbi
kopshtet dhe pemëtoret,
pulse të zemrës yllësish;
të zemrës t’ parat hove.
Aty lart tek rrëgëtinin
të buzëmbrëmjes trëndafilat,
rrethi qiellor u krodh në mes
me të praruara ngjyra .
Dritëhije kjo pamja jote;
një herë shko , një eja,
më ndriste, më hijezonte,
si kish drejtimin era.

Shqipëroi Lefter ShomoK/ g.r.9, 10α

About Post Author